Forumi Horizont Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga Fajtori datë 16 Korrik 2005 - 06:15:

Me duket e sakte ajo qe thote durrsaku. Askush nuk e vret veten brenda 5 minutave se i shkrepet ne koke. Qe te arrihet ne vetevrasje duhet te kaloje neper mend disa here ai akt.

Tani, ajo qe thote Jimmy eshte se media ja con neper mend njerezve ne nje fare menyre. Ketu une s'jam dakort. Media nuk krijon nje ambjent qe nuk ekziston. Ajo thjesht pasqyron ate qe ka jashte nderteses ku transmeton. Keshtu qe si te transmetohen si te mos transmetohen personi eshte njesoj ne kontakt me ambjentin negativ.

Problemi eshte ne dy pika. Se pari media ka nje rol ne shoqeri, dhe ky rol nuk eshte te transmetoje cfare tu doje qejfi pronareve, por realitetin qe i rrethon. Pikerisht kjo ben qe shoqeria te behet me kompakte dhe njerez te qyteteve te ndryshme te jene ne kontakt me njeri tjetrin. Nuk mund te shuhet roli informativ i mediave sepse do krijonte nje regres shoqeror. Ne kemi besim tek mediat se shfaqin probleme qe na rrethojne. Nese mediat censurohen ato nuk jane me te besueshme dhe si te tilla humbasin vleren e tyre themelore.
Jimmy thote se mediat ekzagjerojne. Kjo nuk eshte e vertete. Mediat nuk kane si te ekzagjerojne nje vetevrasje. Ky eshte nje fakt dhe s'ka c'te ekzagjerohet me shume se jeta qe humbi.

Se dyti rikthehemi te problemi i zakonshem. Degjojme per pushtetin, pushtetaret, pushtetberesit, pushtetmbjatesit, pushtët etj etj. Nuk e kuptoj pse cdo gje pretendohet nga shteti. Madje guxoj te them se pikerisht kjo rendesi qe i jepet pushtetit dhe politikes ka cuar shume njerez ne vetevrasje. Nuk eshte e mundur qe gjithe shoqeria te filloje dhe te mbaroje tek pushteti. Nuk eshte e mundur te pretendohet per cdo gje nderhyrja e pushtetit, duke filluar nga kapaket e pusetave dhe deri tek vetevrasjet.


Vetevrasja eshte nje problem shoqeror, jo problem politik. Shoqeria shqiptare eshte shume dis-homogjene. Levizjet demografike kane krijuar mijera familje qe ligjerisht nuk duhet te kene as shtepi, sepse jetojne mbi token e tjeter kujt. Te ardhurit nga veriu tashme kane krijuar nje bllok te madh qe kerkon pune, shtepi, jete etj ne Tirane. Keta njerez nuk kane thuajse asgje, as shtepi te ligjshme, as drita, as te drejte te ekzistojne aty ku jane. Jane si te thuash "njerez te zhveshur" (per te huazuar shprehjen e Fatos Lubonjes). Te zhveshur nga te drejtat e jetes.

Natyrisht qe kjo eshte vetem nje panorame e ngushte e shoqerise shqiptare. Vetevrasje ndodhin ne rrethe te tjera jashte Tiranes. Problemi eshte se nje shoqeri dis-homogjene si ajo shqiptare nuk mund te luftoje kollaj fenomenin e vetrevrasjes. Cfare mund ti thuash atij qe eshte i varfer dhe shikon si pasurohen njerez te paskurupujt. Nje gje e tille tek rinia heq shpresen se nje dite do jetoje ne nje bote te drejte. Kur gjerat shkojne mbrapsh ne shume drejtime atehere shpresa humbet, dhe ketu fillon krimbi i vetevrasjes. Kjo i perket rinise, por e njejta gje ndodh dhe me te rriturit. Vetevrasja e fundit qe permendi durrsaku fliste per dike qe kishte 6 muaj pa pune, ndersa historia e 100 mije lekeshit fliste per nje baba qe punonte ne ndertim dhe kishte 50+ vjec. Te dy kishin humbur shpresat se do behej me mire..

Duhet kuptuar se depresioni shqiptar nuk eshte nje fenomen periferie. Une e krahasoj me depresionin amerikan te 29-es. Prandaj duhet pranuar se problemi ekziston dhe te ngrihet ne nivelin qe i takon. Pra te sillet ne plan te pare, para politikaneve qe hakerrehen ne TV.

Mediat shqiptare bejne gabim qe nuk i japin rendesine e duhur vetevrasjeve. Ne fund te fundit jeta e njeriut eshte ne plan te pare kudo. Eshte qesharake te shikosh cfare tha sot Sala apo Tosi kur dikush nderroi jete para pak oresh. Cfare duhet te vihen ne plan te pare politikanet kur nuk bejne gje tjeter vecse ti heqin shpresat atyre qe duan te jetojne ne shtet te drejte. Megjithate kam pershtypjen se edhe po te transmetoheshin keto lajme sic duhet publiku shqiptar nuk do i ndiqte, sepse tashme shume njerez evitojne kontaktin me makabritetin, vdekjet ose vrasjet. Trauma e 1997-es ka bere shume veta te preferojne lajme te qeta dhe te evitojne impaktin me realitetin qe i rrethon. Te jete kjo nje gjetje per tu mbrojtur nga streset qe cojne ne vetevrasje?


  Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.