Forumi Horizont | Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Ai ishte veçse jeta ime e endrrave dhe i shkruaja nga nje vend ku cdo gje ishte e mundur por asgje e vertet...
Mos me kerko te shpjegoj, un di vetem qe do te doja te mbaja ne jeten time, ne krahet e mia here pas here, e nese ti e quan kete semundje, e nese ishte nje, do te kisha pasur deshire te mos sherohesha kurre...
Por, nuk me ka ngelur gje tjeter, veç te provoj "desintoxiquer" e kesaj droge kaq te embel e te mrekullueshme qe ishte, deshira, qe ti te me adhuroje.
Lamtumire.
Zemerim, inat, urie dashurie
"E perjetoj kete, si nje boshllek shume te madh nga brenda. Ky zemerim del ne pah kur nuk arrijme t'a prekim tjetrin.
Cdo gje duket sikur feminiteti juaj nuk i ben pershtypje, sikur dashuria juaj e zjarte nuk i intereson, cfare ju jeni si femer eshte e mohuar nga ai. Kjo eshte e tmershme, si nje ndienje dobesie ne barkun bosh, me urie dashurie..."
Sonte duhet te isha vetem. Jam vetem.
Por dua te komunikoj me dike. Se di kush mungon kete nate. Idiotet do kujtojne se mungojne ata. Do i duket vetja sublime para ketyre rrejshtave. Ne fakt me mungon nje incident banal per te zberthyer padashje çaste njerezish. Pikerisht per kete shpirtrat e genjyer sublime jane masturbime te çastit qe s'mund te pllenojne naten time.
Bote “Maskash" ....
Sa tunduese dhe gjithperfshirese aq edhe e neveritshme dhe e peshtirosur. Gjithcka fshihet pas nje maske , gjithcka fshihet pas nje levozhge qe mban ere. Deri kur do vazhdoje kjo ballo maskash, kjo shtirje prej profesionistesh qe te ndjell jo pak here ndjesi , mendime dhe emocione!? Deri kur do vazhdoje loja “Mos u nxehâ€!? Nuk e di perse duhet vazhdimisht te ndihem si e “hedhur†ne kete bote, si nje e huaj qe ose eshte vertete NDRYSHE nga te tjeret ( pozitivisht) ,ose nje e huaj qe mbart brenda vetes faren e nje problemi qe akoma nuk e ka nxjerre koken. Por gjithsesi as kjo nuk me diferencon nga te tjeret. Ne fund te fundit “ Nga afer askush nuk eshte normal†. te gjithe kane brenda vetes nje problem qe edhe kokeulur e realizon planin e tij…
...me sa duket mendja ime nuk ka kufij te mirefillte. Ndersa me vinte ne krah serumin doktori ishte totalisht i perqendruar ne ate qe pa tek une para se te verente analizat me parametrat e katandisura si mos me keq. dukej sikur tashme isha prone e tij dhe se mund te me mbante nen ndikimin e vet sa te donte. Filloi te fliste per tema qe nuk kishin te benin fare me semundjen apo me keshillat per te. mendova se do arrinte diku por nuk arrita ta gjeja lidhjen me gjithe perqendrimin tim. Erdhi te me maste pulsin dhe te me shikonte bebet e syrit dhe me ate perkujdesjen e shtirur e me fjalet " tesoro" e "amore" te prekte si padashur ne gjoks apo ne fundin e barkut me berryl a thua se i shkonte rastesisht dora atje. E shikoja ne sy per te pare ndonje shenje apo dicka tjeter qe te me jepte te drejte ne dyshimin tim por syte e djallezuar nuk percillnin asgje pervec nje ftohtesie akull dhe po mendoja me te keqen. Me shkoi mendja per nje anestezi ne ate serum dhe ai qe do te me hipte siper pastaj dhe do te perfitonte nga une kenaqesi. Do te quhej perdhunim apo jo ... e tunda koken si per ta larguar kete te keqe por padashur iu futa serish atij mendimi tashme me nje tjeter rruge. Duke para tavanin e duke menduar gjithe te keqen brenda meje kisha instinktin qe ti thosha vete atij peshtirosjes qe te me perdhunonte...keshtu do te cliroja gjithe inatin e permbajtur brenda vehtes dhe do te villja gjithcka qe kisha gelltitur, ai do te behej gota me uje te ngrohte pas nje dehjeje qe te provokonte vjelljen e stomakut dhe te nxirrja gjithcka nga ai e te rinisja nga e para...nga e para...
PLACEBO EFFECT
Ky forum...placebo effect
Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
Bote “Maskash" ....
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Kush po ma shaan masken. Po me masken c'paten!
Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
.....
Kush po ta shan masken aman! ( edhe e di se nuk e ke thene seriozisht)
Por gjithsesi maska eshte nje mjet te cilin ia kam aq zili njerezve te caktuar ne disa momente. Jo gjithmone eshte e vleresueshme dhe pozitive te jesh nje " liber i hapur". Paguan per kete!
Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
Por gjithsesi maska eshte nje mjet te cilin ia kam aq zili njerezve te caktuar ne disa momente. Jo gjithmone eshte e vleresueshme dhe pozitive te jesh nje " liber i hapur". Paguan per kete!
Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.