Forumi Horizont Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 395 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Momente Reflektuese - "FRYMEZIME" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12204)


Postuar nga hebeja datë 11 Gusht 2007 - 23:54:

Per te arritur dicka ne jete duhet patur nje besim te thelle ne vetvete dhe

pervec kesaj duhet te jesh i gatshem qe perhere te mbetesh ne loje.

Provojeni edhe nje here, edhe nje here prape, perseri...


Postuar nga aint datë 14 Gusht 2007 - 10:28:

Ata qe lundrojne diku lart, kerkojne vetem paqe. E c'i duhet tjeter velle?! Ne paqe duan ata te plluskojne gjithe jeten.
Ndersa ata te cfiliturit atje poshte, kerkojne drejtesi. E c'i hyn ne pune paqja?

Keto jane kuptimet sekrete te fjaleve paqe dhe drejtesi. Thelbi i tyre nuk ka te beje fare me ligjin.


Postuar nga kotka datë 14 Gusht 2007 - 18:17:

Ajo qe eshte ne doren tone dhe na ben te pjekur ne lojen e jetes, eshte sa jemi ne gjendje te kontrollojme ndjenjat e shperthyera ne momente te caktuara te jetes....urrejtja, adhurimi, dashuria, frika, xhelozia.

Kur nuk eshte ne doren tone, atehere kete loje e kemi te humbur qe ne fillim...por ja qe lojrat jane gjithmone te bukura dhe terheqese dhe na pelqen te provojme e te provojme perhere shansin tone...kenaqesine e ketyre lojrave.


Postuar nga vanesajaems datë 16 Gusht 2007 - 05:08:

dashuria  nevojit   paqe..... liria nevojit drejtesi....


Postuar nga vanesajaems datë 17 Gusht 2007 - 04:26:

kur njeriu pranon pendimin ,justifikimi nuk  eshte i nevojshem .


Postuar nga ~Enigme~ datë 21 Gusht 2007 - 01:59:

Mundesia per te lexuar fillon me krijimin celebral (cerebral cortex), por ne boten parahistorike asnje nuk e vuri kete mundesi ne perdorim. Tani ne shkencetaret, sidomos gjenetikoret, argumentojme se evolucioni eshte i rastesishem, atehere mundesia per te lexuar duhet te ishte zhdukur milion vite me pare mqs perdorimi per mbijetese ishte zero... Gjithsesi ky tipar vazhdoi te mbijetoje per NE ne momentin e duhur. Me pak fjale ate qe dua te them eshte se deri ne momentin qe potenciali eshte i gjalle, e ardhmja mund te evoluoje ne permes zgjidhjes.


Postuar nga Piktor datë 21 Gusht 2007 - 02:06:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Mundesia per te lexuar fillon me krijimin celebral (cerebral cortex), por ne boten parahistorike asnje nuk e vuri kete mundesi ne perdorim. Tani ne shkencetaret, sidomos gjenetikoret, argumentojme se evolucioni eshte i rastesishem, atehere mundesia per te lexuar duhet te ishte zhdukur milion vite me pare mqs perdorimi per mbijetese ishte zero... Gjithsesi ky tipar vazhdoi te mbijetoje per NE ne momentin e duhur. Me pak fjale ate qe dua te them eshte se deri ne momentin qe potenciali eshte i gjalle, e ardhmja mund te evoluoje ne permes zgjidhjes.
Tani ne shkencetaret


Postuar nga hebeja datë 22 Gusht 2007 - 02:39:

Njerezit e mire piqen, te ligjte prishen.


Postuar nga ~Enigme~ datë 23 Gusht 2007 - 07:02:

Reflektim...

Citim:
Po citoj ato që kam shkruajtur ne 9 Shkurt 2006
Sa cudi .... sa shume dyshoj ne prefeksionin e natyres njerzore...... edhe kjo eshte sepse une e kam pranuar potencionin e kualiteteve negative ne veten time dhe e mar me mend se gjithashtu te gjithe te tjeret I kane.

Sa shume respektoj kontrollin individual te vetes, opinionet e forta dhe cdo gje qe lidhet me fuqi dhe natyren konkurence .......keto kualitetet qe pasqyrojne ate qe shikoj ne pasqyre cdo mengjes...

Nuk e kam zbuluar akoma neqoftese e bej me dashje apo pa dashje por me duket se dua te dominoj lidhjet dhe ralle te ekspozoj ndenjat apo emocionet ne hapje absolute.
Edhe kur dukem qe jam e hapur gjithmone ja arij qellimit te mbaj dicka nga vetja ime............. Atje te fshehura lundrojne mendimet si nje varke per te eksploruar oqeanin....



Citim:
Po citoj ato që kam shkruajtur ne 8 Mars 2006 
Jetojme ne nje atmosfere kerkuse te perbashket ku cdo njeri kontribun me fuqine e tij dhe le gjurme gjate parakalimit. Dikush me i fuqishem se tjetri sepse vete jeta na jep nje drejtim ku ne e ndjekim kurse dikush tjeter zgjedh nje ruge tjeter pra 2 fuqira te ndryshme qe nuk mund te krahasohen por pikerisht keto drejtime bashkohen ne nje pike per te zgjeruar dhe avancuar rjetin shoqeror.

Cdo njeri e shikon njohurine ne prespektiva te ndryshme dikush mund te jape rendesi kapacitetit intelektual dikush teknologjise por ka dhe kendveshtrim me tipet e personalitetit.

Lexova diku nga dikush qe temperamenti i nje personi percakton kendveshtrimin e personit ....koincidence vallle !!!!
Cfare eshte njohuria ......mund te pergjigjet nga pyetja KUSH JAM UNE .....


Postuar nga hebeja datë 24 Gusht 2007 - 01:07:

Anaksagora ( shek.V-VI para eres sone; filozof i lashte grek, materialist jokonsekuent) thoshte se debora eshte e zeze. Kishte te drejte sepse te ftohtet eshte i zi, akulli eshte nata.


  Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 395 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.