Forumi Horizont Gjithsej 262 faqe: « E parë ... « 192 193 194 195 196 197 198 199 200 [201] 202 203 204 205 206 207 208 209 210 » ... E fundit »
Trego 262 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Adami & Eva, Molla e ndaluar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18487)


Postuar nga lorie datë 18 Janar 2012 - 04:33:

Re: Re: Re: Re: Gzuu more Al :)

Citim:
Po citoj ato që tha al74


mire lorie , kuptoj pak a shume rrugen qe duhet te ndjek nje individ ne permiresimin apo persosmerine e karakterit qe thua ti por rolin e familjes nuk ta shoh gjekundi. me siguri askush nga ne nuk ka lindur i vetedijshem apo me sakte te kete qene qe ne lindje i afte ti afrohet shoqerise apo sekteve fetare ne mnyre qe te kryeje te gjithe kete trasformim.
une si shume te tjere ketu kemi marre mesimet e para ne familje e me aq sa di une karakteret formohen qe ne moshe te njome.
gjithsesi une vazhdoj te kem bindjen qe njeriu i afrohet nje besimi vetem kur nuk justifikon arsyeshem apo nuk perball dot disa situata te renda qe jeta mund ti rendise perpara.
dicka nuk kam kuptuar une pershembull : perse kur dikush ka kryer nje dicka te ndaluar apo qe bie ndesh me etiken njerezore mjafton nje rrefim perfaqesuesve te fjales se Zotit per tu kthyer serish te paster?!




Ti AL i ben pyetjet shume te thjeshta ,dhe qe duan pergjigje shume te gjata dhe te thella. Pyetje qe mund te shkurash libra te tere, ndaj jam menduar shume se si te t'pergjigjem shkurtazi, dhe te permbledhur se keto diskutimet kerkojne impenjim ,jo se s'me pelqen , por kane shume volum, dhe jo per te thene se kushedi se sa kam lexuar une, por per te nxjerr ne pah: shiko sa i pasur eshte Zoti. Dhe gjithashtu per te vene ne dukje qe nuk do ishte mire te lihej me kaq, vetem me pergjigjet e mia per dy arsye: 1) se pushteti me vishet i teri mua, 2) se ka shume me shume arsyetime se c'do hedh ketu. Ndaj dhe e vlersoj shume Cecin se ka marre iniciativen vet te gerrmoj kesoj gjerash.

Familja? Absolutisht qe eshte e rendesishme. Historikisht ka qene dhe do jete e rendesishme. Ka nje funksion te pakrahasueshem. Te mos i futem benefiteve qe ka nje familje ne edukimin,formimin e karakterit,dashurine, permbushjen e nevojave fizike,emocionale, shpirterore etj etj.
Mosfunksionimi i shendetshem i familjes ka sjelle ( nder te tjerash) qe njerezit te kerkojne shume e me shume sherbime terapeutike.

Dua te shtoj se familja e ka zanafillen me Zotin. Ka qene ideja e tij qe ne fillim. Adami ndihej teper i vetmuar per te kaluar jeten vetem me kafshet.
Jemi qenie jashtezakonisht relacionale, e shohim vetveten shume ne syte e te tjereve, duam apo s'duam.

Karakteri qe kam permendur une lart,eshte karakter i krijuar duke patur ne qender Jezusin, jo vetveten. Jo nuk krijohet ne vogeli. Fakultetet e arsyetimit te nje femije nuk jane te zhvilluara aq shume sa te beje nje zgjedhje kaq te madhe sa te thote:Vetvetja ime ka pika te dobeta, une nuk jam Zot dhe do i le vendin Zotit te jete Zot dhe te me drejtoje se menyra e tij eshte me e mire se menyrat e mia. Por qe te arrish ne kete perfundim eshte ta kesh 'djallosur' me pare dhe femijet ne pergjithesi jane te padjallezuar.
Ti besoj ke dashur te permendesh rastet kur femijet jane rritur me nje fryme te tille te shendetshme ,djem dhe vajza te mira qe respektojne dhe pervec se ndonje genjeshtre te vogel,ndonje thashethem tek tuk, ndonje mburrje te castit ,s'kane bere ndonje gje t'keqe ne jeten e tyre dhe si rrjedhoje nuk e ndjejne te nevojshme te lene Zotin ti drejtoj jetet e tyre dhe zgjedhjet qe bejne ne jete. Pra sipas llogjikimit tone shkalla e 'djallezise' s'eshte aq e madhe sa te kesh psh- vrare dike me paramendim.
Farisenjte ( nje grup religjioz qe e mbanin veten te drejte dhe i ndiqnin gjithe ligjet hebraike, ne kohen kur jetonte Jezusi, pikasen se ai shpenzonte shume kohe me 'mekataret' dhe ' ata qe mblidhnin taksat'. Taksambledhesit benin shume dallavere ne ate kohe. Ndaj dhe e pyeten tek Mateu 9:11:''Pse Mësuesi juaj ha bukë me tagrambledhësit dhe me mëkatarët?''. Jezusi, mbasi i dëgjoi, u tha atyre: ''Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët. Tani shkoni dhe mësoni ç'do të thotë: "Unë dua mëshirë dhe jo flijime". Sepse unë nuk erdha për të thirrur në pendim të drejtët, por mëkatarët''.

Pra me nje permbledhje te shkurter: vetem nje person qe shikon realisht vetveten mund te pendohet. Nuk ka person mbi toke te mos gjeje nje rast mos kete lenduar dike tjeter apo bere dicka qe ishte komplet e padrejte sado e madhe apo e vogel akti i fundit por jo te gjithe jane te gatshem te pranojne realitetin e vetvetes se tyre. Pendimi eshte nje proces shume i rendesishem ne jeten e nje qe do te ndjeke Zotin. Ne gjuhen greke te lashte qe jane shkruar disa pjese te Bibles, per pendimin perdoret fjala :METANOIA=( Meta+noia)ndryshim i mendjes,ose i te menduarit krejt ndryshe se me pare, radical. Qe nqs deri dje x person s'i vinte fre gojes por shante y dhe z, te kete respekt edhe prej ndryshimeve ne mendime. Nuk eshte dicka e huaj, te gjithe e bejme, thjesht nuk jemi gjithmone ne dijeni qe kur e bejme (pra kur pendohemi per nje te padrejte qe kemi bere), e krahasojme veten me nje standart te percaktuar dhe dalim ne konkluzion qe jemi poshte ketij standarti.
Ketu del ideja qe Krishterimi nuk eshte thjesht nje fe, sepse ka disa fakte brenda nesh qe pohojne se kemi drejtesine perbrenda nesh, dhe qe ka lindur sepse Zoti na ka krijuar te tille. Standarti eshte i tij,drejtesia,miresia, durimi, paqja jane te elemente te tijat qe ai ka dashur ti krijoj brenda nesh.

Me kaq po e le. Ka disa pika te tjera qe do i ze ndonje here tjeter.


  Gjithsej 262 faqe: « E parë ... « 192 193 194 195 196 197 198 199 200 [201] 202 203 204 205 206 207 208 209 210 » ... E fundit »
Trego 262 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.