Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- A jeni ateista apo besimtare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5338)
Postuar nga el-Nino datë 14 Nëntor 2007 - 23:40:
Citim:
Po citoj ato që tha Elbasanas
....Une Besoj vetem tek nje; Zoti, sepse eshte qenie e padukshme, e pa prekshme!!!Sepse, ate nuk mund ta gjykoj...!
Gjerat e dukshme, te prekshme, analizohen dhe gjykohen...!
Dua te them;
Roli i Fese, hecurine, "kontributin" e saje ne zhvillimin e shoqerine qe jetojme, eshte i prekshem dhe mund te analizohet!!!
ANALIZA DO TE JETE SHUME E HIDHUR PER TE GJITHE ATA,qe, mendojne se Besojne...!!!
Shkenca sjell Progres...
Me metodat fetare te zhvillimit, shoqeria jone, Bota, do te ishte dhe 1000 vjet mbrapa!
Ishte Feja-besimtaret e saje, qe digjnin ne trumat e drureve Shkencetare duke i vene epitetin "Magjistare" etj. etj.
Feja e zbuloi Internetin ku NE shkruajme tani.....hmm...po po !!!
Ne te ASHTUQUAJTUREN, ne emer te Fese, vriten
qindra njerez...nga "Besimtare" me Bomba ne trup ?! NDYRESI...POSHTERSI...
Vatikani; Shteti me i PASUR ne Bote,-nga ana Financiare, e kam fjalen.
Si mund te jete me i pasuri, vendi me i Shenjte, ku predikohet Paqia, Mireqenia dhe ne Bote vdesin ne dite MIJERA Femije nga uria !!!???
........... ............ .............
Hasta la vista, viva unita!
Tschüß
p.r.sh elbasanas! shpresoj te gjesh pak kohe per te lexuar...
Te Besosh ne Zotin Nje do te thote qe te besosh ne Krijimin tend dhe te gjithe njerezve nga Zoti.
Do te thote te besosh ne te padukshmen..do te thote te besosh edhe ne Boten Tjeter...dhe ne
Ringjallen pasi te vije Dita e Fundit [keshtu flitet jo vetem ne Fene e Vertete por edhe ne te
gjitha fete(religjionet) e tjera qe predikojne besimin ne Zotin Nje]...pra nqs dikush pretendon se
Beson ne Zotin Nje duhet qe te besoje keto qe permenda por edhe disa pika te tjera..por nuk dua
te ndalem ketu..
Eshte e vertete qe ne nuk mund te flasim per Qenien e Zotit pervec cka Ai na ben me dije ne Librat
e shenjte(qe edhe keto duhen besuar), pasi mendja jone eshte e kufizuar me aq sa Zoti na ka caktuar..
por ajo qe ne mund te flasim eshte per krijesat..gjerat e dukshme por edhe ne disa raste te padukshme
duke u nisur nga rezultati qe ata na japin (kujto valet e radios qe ne nuk i shohim por shohim veprimin
e tyre)..
Me vjen mire per qe ti permend se roli i fese, ecuria apo kontributi i fese ne jeten e perditshme
mund te analizohen..Sepse keshtu njeriu, duke analizuar fene arrin te shohe te verteten-rolin e tij ne
kete bote dhe qellimin e ekzistences se tijetj.. dhe analizimi i fese NUK ESHTE ASPAK E HIDHUR PER
ATA QE BESOJNE--PERKUNDRAZI eshte detyre qe njeriu te mos besoje verberisht por i duhet te LEXO-je
dhe te marre dituri!! eshte e vertete qe shkenca sjell progres (megjithese jo gjithmone) por te
flitet per shkencen ne pergjithesi eshte fushe e gjere..shkenca verteton fene e vertete sepse
zbulimet e shkences perputhen me ate qe eshte shpallur nga feja e vertete-pra qe Zoti i ka shpallur!
Ajo qe ti permend se: "Me metodat fetare te zhvillimit, shoqeria jone, Bota, do te ishte dhe
1000 vjet mbrapa!" nuk qendron sepse: se pari te kemi parasysh se c'quajme FE?
Feja eshte rruga te cilen Zoti e ka urdheruar njeriun qe te ndjeke per te pasur sukses ne kete bote
dhe ne Boten Tjeter. Pra, si ka mundesi qe Zoti qe e krijoi njeriun ta udhezoje ate ne prapambetje???
kjo gje eshte e pamundur dhe e palogjikshme! A e di se cili eshte urdheri i pare qe Zoti shpalli ne
Librin e Fundit (Kur'an)??
Zoti thote ne te: LEXO! me Emrin e Zotit tend i Cili Krijoi.. (ajeti 1: suratu el-Alak Kur'an)
(ka edhe shume urdheresa te tjera per diturine dhe nderimin e dijetareve,,nqs deshiron te dish me thuaj..)
Por serish me duhet te pranoj ate cka ndodhte ne evropen mesjetare ku dijetaret-shkencetaret u dogjen
per shkak te ideve te tyre, por fajtor per kete nuk mund te behet feja kurresesi por ata te cilet e
perfaqesojne ate dhe ne rastin tone ishin prifterinjte te cilet vepruan ne kete menyre duke ndryshuar
urdheresat e Zotit dhe duke vepruar sipas egos se tyre per te ruajtur autoritetin..por serisht ti duhet
te pranosh qe jo te gjitha religjionet mund te quhen FE sepse Feja e vertete eshte vetem nje! Ajo kurresesi
nuk bie ndesh me shkencen por as me logjiken njerezore..
Ajo qe ti thua se:"Feja e zbuloi Internetin ku NE shkruajme tani.....hmm...po po!!!" nuk mund te them se feja e zbuloi
por njeriu me diturine e dhuruar nga Zoti..sepse feja vete nuk i zbulon por eshte njeriu i cili zbulon ligjet
e caktuar nga Zoti-njeriu nuk shpik ligje te reja por i zbulon dhe shfrytezon!
Dhe te lutem ty dhe shume te tjereve qe ngaterrohen shume ne ceshtjen e "Bombave ne trup" se qenkan ne emer te
fese.NUK ESHTE ASPAK E VERTETE!!! ata qe pretendojne se keto akte kane te bejne me fene dije se jane injorant-
nuk kane dituri nga ana fetare..pasi Zoti e ka ndaluar rreptesisht vrasjen e te pafajshemve dhe aq me teper
vetvrasjen!(ai qe kryen vetevrasje-qe ne cdo rast eshte e pajustifikueshme-eshte nga te humburit ne Boten Tjeter).
--Zoti e ka ngritur njeriun mbi te gjitha krijesat dhe i ka dhuruar atij mendjen me te cilen ai qe mediton me
sinqeritet, deshire per te njohur te verteten dhe pa mendjemadhesi sigurisht qe do te arrije te njohe te
Verteten--dhe do te arrije sukses ne kete bote dhe ne boten tjeter..
"Deshmoj se nuk ka Zot tjeter, te adhuruar me te drejte, pervec Allahut dhe Muhamedi(a.s) eshte rob dhe i
Derguar i Zotit"
p.s: sorry se jam zgjatur pak..sidoqofte shpresoj ky shkrim te kete qene i dobishem sadopak 
rrespekte a.m
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.