Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 [2018] 2019 2020 2021 2022 2023 2024 2025 2026 2027 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Shefi i Urgjencës së Spitalit Ushtarak, njoftoi se fillimisht kanë mbërritur në spital dy persona pa jetë, të identifikuar si Viver Veizi, 43 vjeç nga Gjirokastra dhe viktima e dytë, Hekuran Deda nga Dibra.
Personi i tretë që humbi jetën në spital është ende i paidentifikuar. Sipas burimeve spitalore, ai është qëlluar me snajper.
Ndërkohë që numri i të plagosurëve është disa dhjetra persona.
Në gjendje më të rëndë ndodhen 22 persona me trauma të ndryshme në trup.
Ndërkohë që burimet zyrtare të Ministrisë së Brendshme konfirmuan se, nga përdorimi i gurëve dhe sendeve të forta, janë plagosur 10 efektiva të policisë, ndërsa më shumë se 100 të tjerë janë të plagosur.
Pesë prokurorë të Tiranës, kanë nisur hetimet e tyre dhe fillimisht kanë marrë në pyetje të gjithë të shoqëruarit në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Prokurorët nuk kanë bërë të ditur ende asgjë zyrtarisht, ndërkohë që ekzaminimi i parë mjekësor, ka bërë të ditur se dy prej të vdekurve janë qëlluar me armë të kalibrit të vogël, pistoletë, ndërsa një prej tyre ka marrë plagë me armë zjarri në kokë.
Gjithçka do të zbardhet pasi të kryehet edhe autopsia e viktimave.
Presidenti, thuhet në këtë deklaratë, po ndjek me shqetësim të jashtëzakonshëm situatën e krijuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Presidenti i Republikës bën thirrje për qetësi dhe maturi! U bën thirrje të gjithë faktorëve politikë që të qetësojnë demonstruesit dhe të garantojnë sa më shpejt të jetë e mundur rikthimin e rendit publik dhe mbështetjen e forcave të policisë, që të garantojnë ruajtjen e rendit, të institucioneve shtetërore dhe në mënyrë të veçantë, qetësinë dhe sigurinë e jetës së qytetarëve”.
Presidenti Topi u bën thirrje faktorëve politikë t’i rikthehen urgjentisht dialogut dhe të marrin përgjegjësitë politike për ruajtjen e stabilitetit të vendit.
“Shqipëria ka nevojë të shërojë plagët, jo të hapë plagë të reja, përfund deklaratën e tij Presidenti i Republikës”.
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 [2018] 2019 2020 2021 2022 2023 2024 2025 2026 2027 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.