Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 193 194 195 196 197 198 199 200 201 [202] 203 204 205 206 207 208 209 210 211 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Degjova se ka plane per sonte naten prandaj po pyes. Jemi larg Bjonde dhe nuk marrim vesh gje. Po bej nje tel tani te nje shok atje
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Edhe ti paske qene nji koqe kanari qe s'e paske shokun.
Kategoria e vizios edhe ti.. baah.... cfare zhgenjimi.
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Tirana sot, ne date 21.01.2011(((
Gjate Demostrates PAQSORE te popullit por, u acaru me nderhyrjen e forcave policore!!!
Ku ishte Rama?
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Ku ishte Rama?
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
hm....!!!
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Na fal vizio qe te ofendova, se te futa ne nje kategori me fajtorin.
Shefi i Urgjencës së Spitalit Ushtarak, njoftoi se fillimisht kanë mbërritur në spital dy persona pa jetë, të identifikuar si Viver Veizi, 43 vjeç nga Gjirokastra dhe viktima e dytë, Hekuran Deda nga Dibra.
Personi i tretë që humbi jetën në spital është ende i paidentifikuar. Sipas burimeve spitalore, ai është qëlluar me snajper.
Ndërkohë që numri i të plagosurëve është disa dhjetra persona.
Në gjendje më të rëndë ndodhen 22 persona me trauma të ndryshme në trup.
Ndërkohë që burimet zyrtare të Ministrisë së Brendshme konfirmuan se, nga përdorimi i gurëve dhe sendeve të forta, janë plagosur 10 efektiva të policisë, ndërsa më shumë se 100 të tjerë janë të plagosur.
Pesë prokurorë të Tiranës, kanë nisur hetimet e tyre dhe fillimisht kanë marrë në pyetje të gjithë të shoqëruarit në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Prokurorët nuk kanë bërë të ditur ende asgjë zyrtarisht, ndërkohë që ekzaminimi i parë mjekësor, ka bërë të ditur se dy prej të vdekurve janë qëlluar me armë të kalibrit të vogël, pistoletë, ndërsa një prej tyre ka marrë plagë me armë zjarri në kokë.
Gjithçka do të zbardhet pasi të kryehet edhe autopsia e viktimave.
Presidenti, thuhet në këtë deklaratë, po ndjek me shqetësim të jashtëzakonshëm situatën e krijuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Presidenti i Republikës bën thirrje për qetësi dhe maturi! U bën thirrje të gjithë faktorëve politikë që të qetësojnë demonstruesit dhe të garantojnë sa më shpejt të jetë e mundur rikthimin e rendit publik dhe mbështetjen e forcave të policisë, që të garantojnë ruajtjen e rendit, të institucioneve shtetërore dhe në mënyrë të veçantë, qetësinë dhe sigurinë e jetës së qytetarëve”.
Presidenti Topi u bën thirrje faktorëve politikë t’i rikthehen urgjentisht dialogut dhe të marrin përgjegjësitë politike për ruajtjen e stabilitetit të vendit.
“Shqipëria ka nevojë të shërojë plagët, jo të hapë plagë të reja, përfund deklaratën e tij Presidenti i Republikës”.
Rrofsh Bjonde. dmth filloi po ulet zjarri
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Amon o Vizo se vetem paqesore nuk quhet kjo mund te kete cdo emer por jo paqesore nga ana e demostruesve sepse paqesori nuk thyn xhamat e prones private e bankave paqesorja , kerkon te drejtat e tij jo me cadra e me gure e duke djegur makina ...pse car duhet te bente policia te rrinte me duar lidh kur i qellojne me gure kokes apo policet jane armiq?
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 193 194 195 196 197 198 199 200 201 [202] 203 204 205 206 207 208 209 210 211 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.