Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 195 196 197 198 199 200 201 202 203 [204] 205 206 207 208 209 210 211 212 213 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Fajtori datë 14 Mars 2010 - 17:48:

Ne tkurremi si mitra para publikut, sikur do pjellim kushedi ç'organizem intelektiv. Tkurremi dhe vezhgojme, te rrjeshtuar ne temat e maternitetit horizont. Sikur presim doktorin me ngulm, rastin tone per te pjelle, nuk ia lejojme vetes te pjellim me infermiere. Syte skuqen dhe barku fryhet nga ato qe mbajme brenda. Ndokush duket shtatanik dhe keput rreshta per inkubator. Te tjere perfundojne ne thiken e kohes, per te nxjerre sikletet me pahir.

Nuk eshte pejsazh i trishte. Nuk mund te jete i trishte nje maternitet. Eshte vetem ambjent ulerites, ku bashke me bebet e formuara dalin jashteqitje mendore te paparashikuara. Ose kelyshe te ngordhur ne bark... sepse shume kohe jane mbajtur pa komunikuar me boten. Dhe per denim kane hedhur kordonin ombelikal si lak ne qafe, per te fajesuar padronin qe merr kufomat ti ruaje ne formaline. Te gjitha keto jane pjese e privatesise se secilit. Sepse ne maternitet vihet veçse per te pjelle e uleritur, me thika apo me duar. Dhe pacientet kthehen ne folete e tyre shpejt. Ca traumatizohen, nuk guxojne te hyjne serisht. Zgjasin syte per se largu, gudulisin kutite private, stimulojne pjelljen e te tjereve. Por vete s'e duan me ate shqyerje. Efekt i rritjes apo plakjes, kete se di. Ashtu siç nuk di nese pjellja e vazhdueshme e ketyre shkrimeve eshte ndonje forme e perhersheme adoleshenciale.


http://www.youtube.com/watch?v=wXSTe9YMCKo (Tanita Tikaram -Twist in my sobriety)
(edhe pse shkruar nen efektin e Sade - Soldier of Love)


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 195 196 197 198 199 200 201 202 203 [204] 205 206 207 208 209 210 211 212 213 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.