Forumi Horizont Gjithsej 213 faqe: « E parë ... « 195 196 197 198 199 200 201 202 203 [204] 205 206 207 208 209 210 211 212 213 »
Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)


Postuar nga Vizioner datë 07 Shtator 2010 - 13:21:

Kronikët, ja sëmundjet me të shpeshta që vuajnë shqiptarët

Në bazë të recetave të rimbursueshme, hipertensioni, diabeti, sëmundje të zemrës dhe astma janë më të shpeshta. Të pasiguruarit i blejnë

Sëmundje të mundimshme dhe bashkëshoqëruese deri në fund të jetës. Bëhet fjalë për sëmundjet kronike të cilat vitet e fundit po shtohen gjithnjë e me shumë në vendin tonë.

Na bazë të numrit të recetave të rimbursueshme që marrin këta pacient për trajtimin e sëmundjeve Instituti i Sigurime të Kujdesit Shëndetësor mund të bëj edhe një renditje se cilat janë sëmundjet kronike më të përhapura në vendin tonë.

Madje në bazë të kostove të trajtimit që kanë këto sëmundje mund të dalë edhe se cilat janë sëmundjet më të kushtueshme.

Kështu ata që e kanë më të vështirë për të përballur koston e këtyre sëmundjeve sipas specialistëve janë pikërisht ata persona që nuk janë të siguruar. Hipertensioni, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe aziatikët janë më të përhapurit dhe me kosto më të lartë në vendin tonë.


Sëmundjet

Sëmundje që të shoqërojnë deri në ditën e fundit të jetës dhe vrasin gjithnjë e më shumë njerëz. Madje, edhe sa i takon shpenzimeve këto sëmundje mbajnë vendin e parë në top-listën e zezë.

Shifra alarmante publikohen në lidhje me sëmundjet kronike, pasi numri i pacientëve që i shtohen listët së këtyre sëmundjeve është gjithnjë në rritje. Për këtë flasin profesorët e shëndetësisë por edhe numri i recetave të lëshuara për këto sëmundje e dëshmojnë këtë fenomen.

Hipertensioni është sëmundja që qëndron në krye të top-listës së zezë, pasi numri i pacientëve me këtë sëmundje është më i larti se i çdo sëmundjeje tjetër.

Madje profesorët e Mjekësisë Interne në QSUT e ka paraqitur këtë sëmundje si sëmundjen e Shekullit dhe se vetëm në vendin tonë e vuajnë këtë sëmundje rreth 700 mijë persona. Ndërsa në vendin e dytë me numrin më të madh të pacientëve qëndrojnë sëmundjet diabetike pasi numri i recetave, sipas specialistëve të ISKSH-së arrin deri në mbi 120 mijë receta për 6 muaj.

Fatkeqësisht, sëmundjet diabetike po bëhen gjithnjë e më shumë problematike jo vetëm për moshat e rritura, por edhe për fëmijët,- shpjegon shefi i shërbimit të Diabetologjisë, Petrit Hoxha, duke shtuar se faktorët janë të ndryshëm dhe se diagnostikimi në fazat e para është shumë i rëndësishëm.

Pas diabetit duket se shqiptarët goditen edhe sëmundjet e zemrës, pasi shifrat janë shumë pesimiste. "Nëse në fillim të viteve '90 kishim rreth 6000 vdekje në vit, nga sëmundjet kardiovaskulare, sot ky numër është mbi 8000",- pohojnë specialistët.

Sipas tyre, sëmundjet kardiovaskulare nuk janë një fatalitet, pra ato nuk ndodhin thjesht sepse është e shkruar në gjenet tona. Por mjekët shpjegojnë se ka një sërë faktorësh të lidhur me mënyrën e jetesës dhe me kontrollin e disa treguesve biologjike të organizmit. Ndërsa e katërta në top-listën e zezë të sëmundjeve është të astmës bronkiale pasi numri i pacientëve po vjen gjithnjë në rritje.

Kronike dhe të shtrenjta

Kronike dhe të përjetshme, çka do të thotë se pacienti duhet të mjekohet deri ditën e fundit. Kështu, specialistët theksojnë se sëmundjet më të përhapura janë edhe më të shtrenjta në rimbursim pasi për këto sëmundje shpenzohet shumë.

Por fatkeqësia qëndron tek ata persona të cilët nuk mund të përfitojnë rimbursim, pasi nuk janë të siguruar. Në këto raste pacientëve iu duhet të shpenzojnë nga xhepat e tyre, duke e pasur pothuajse të pamundur përballimin e këtyre shpenzimeve.

"Fatkeqësisht sëmundjet kronike zgjasin përjetësisht dhe të ndodhur në këto kushte pacientëve iu duhet të mjekohen gjithmonë, çka do të thotë se nëse nuk kanë mundësinë e rimbursimit, duhet t'i blejnë medikamentet nga xhepi i tyre,- pohojnë mjekët.


Sëmundjet kronike më të përhapura

Hipertension
Diabeti
Kardiake
Astma Bronkiale
Epilepsia
Psikoza Skizofrenike
Hipoplazia e Prostatës


Tumori Malinj i gjirit tek femrat
Insuficienca kronike e veshkave
Talasemia Major

Mjekët: Sëmundjet kronike duhet të trajtohen

Pjesa më e madhe e sëmundjeve, megjithëse nga ana mjekësore janë të mjekueshme, nuk janë akoma të shërueshme. Specialitet pohojnë se këto sëmundje përfaqësojnë për ata të cilët janë prekur prej tyre, një vuajtje të zgjatur kronike, ndonjë herë gjatë gjithë jetës, me acarime të herë pas hershme dhe ndërlikime të mundshme.

Por disa nga sëmundjet kronike, ndonëse afat të gjata në rast se merren përsipër dhe ndiqen mirë nga ana e mjekut dhe nga vetë pacienti, krijohen mundësi për ketë të fundit që të bëjë një jetë pothuajse normale. I tillë është për shembull, rasti i të sëmurëve me diabet, me astmë, atyre që vuajnë nga tensioni i lartë.

Për të tjerë, si ata që mjekohen me dializë, qe janë të kolostomizuar1, me laring të hequr (laringektomi)2, pacientët që vuajnë nga sëmundje neurologjike, si sëmundja e Parkinsonit apo epilepsia, pesha e sëmundjes mund të krijojë me kohë pasoja në jetën e tyre personale, familjare, profesionale dhe shoqërore.

Në disa raste, sëmundja prek deri autonominë. I bën të varur nga të tjerët. Shumica e të sëmurëve kronikë vuajnë nga humbja e ndjenjës së integritetit, pa llogaritur ndërlikimet e lidhura me prishjen e ekuilibrit të mekanizmave të brendshëm rregullues apo të acarimit të tyre.


  Gjithsej 213 faqe: « E parë ... « 195 196 197 198 199 200 201 202 203 [204] 205 206 207 208 209 210 211 212 213 »
Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.