Forumi Horizont Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 195 196 197 198 199 200 201 202 203 [204] 205 206 207 208 209 210 211 212 213 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga Fajtori datë 19 Korrik 2010 - 03:36:

Ehe, dhe presidenti Topi kishte shkuar sot ne spital per here te dyte. Aty kishte pergezuar mjeket per punen madhore dhe i kishte bere thirrje policise te kontrollojne me shume, me sakte, me shpejt, me bukur...

Edhe Jozefina kishte shkuar ne spital per t'iu gjendur prane hallexhinjve qe kishin marre autobusin.

Me nje fjale, ne vend te rregullojne rruget, shkojne te qajne ata qe vdesin rrugeve. Mire i bie, politikisht eshte me mire te qash te vdekurit sesa te punosh per te gjallet. Se barren e nje fushate per edukimin e popullates se merr njeri, por vizitat ne spital nuk i harrojne. Je qe je ne spital, futi ca fjale te medha, ca kontrolle, ca epitete te bukura. Tregohu qe je shpirt njeriu se shqiptaret keto shofin, kush eshte burre prej verteti (psh Pango qe ia lypi si burrat), kush eshte gay qe duhet internuar (psh Klodi), kush qan me fort (Topi apo Jozefina), kush ben batuten me "seks" te portokallia, etj. Leri rruget dhe korrupsionet se jane pune e gjate, fama fitohet ne vizita spitali, qofte kur pabukesat bien vete (ne Fushe-Arrez), qofte kur i ve ti barutin (ne Gerdec). Spitalin mos e le pa vizituar nqs je politikan i mirefillte. Madje Nano desh humbi postin kur guxoi te bridhte buzuqeve ndersa autobusi me kosovare binte ne humnere. He te keqen, mos harro: politikani ne spital eshte me i rendesishem se mjeku. Me ate rast i kujton miletit se 14 te vdekur jane humbje e madhe per Shqiperine e vogel. Pradaj le te bashkohemi te gjithe rreth partive meme, te shkojme neper spitale, te leme punet, te ulim flamuret dhe te mbushim televizionet me vizitat tona. Te konsolidojme idene se jemi popull ne zhdukje, prandaj te mbajme fort rendin qe kemi, me politikanet qe kemi, qe i paçim sa malet.

Po vras mendjen si e zgjidhin politikanet konfliktin mes keqardhjes qe duhet ti vije per te vdekurit dhe kenaqesise qe duhet ti vije nga dalja e paplanifikuar ne media.


  Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 195 196 197 198 199 200 201 202 203 [204] 205 206 207 208 209 210 211 212 213 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.