Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- A jeni ateista apo besimtare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5338)
Postuar nga el-Nino datë 16 Nëntor 2007 - 20:31:
Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas
Edhe per Pinokun dime vetem ç'eshte shkruar per te ne librin e Collodi-t, dhe pastaj?
hajde tani ku dolem..ate me lart ta solla per te sqaruar per keqinterpretimin qe i bere pohimit tim..pastaj edhe ajo qe thua per punen pinokut..pra pinokut nuk mund ti mveshim cilesi nga mendja jone perpos asaj qe na pershkruhet ne librin e tij..kushdo qe i mvesh cilesi nga mendja e tij eshte gabim..sa per kuriozitet..e ke pare ne tv apo lexuar per pinokun se kisha kohe pa e degjuar
?
Citim:
serish citoj ato që tha Jarigas
Dhe ky 'Krijuesi', nga na vjen??
Krijuesi Egziston nga Vetvetiu..Eshte pa fillim dhe pa mbarim..pa me thuaj c'pergjigje na jep shkenca per fillimin e cdo gjeje? eshte e thjeshte.. Shlenca mbetet pa pergjigje..E shikon mangesine e shkences?? (me kupto, nuk e hedh poshte shkencen perkundrazi sic te thash me pare) por feja eshte ajo qe i jep pergjigje pyetjeve te tilla qe e kane munduar dhe mundojne mendjen njerezore...
Citim:
vazhdoj te citoj ato që tha Jarigas
Ne asnje menyre dhe ne asnje rast, qofte kjo edhe e urdheruar prej Muhametit vete.Kush merr jeten e nje njeriu, eshte kunder natyres, pra kunder vetes.Kurse persa i perket fjales drejtesi, mund te diskutohet gjate, sepse siç ka thene nje njeri i madh: Gjithçka eshte relative.
Jo i dashur Jarigas nuk eshte Muhamedi(a.s) qe thote ashtu..i Derguari i Allahut na njofton se sa mekat i madh eshte te vrasesh nje njeri duke e barazuar vrasjen e nje njeriu me vrasjen e mbare njerezimi..ai qe vret nje te pafajshem eshte sikur ka vrare gjithe njerezimin..kete na meson Islami dhe nuk ka rruge tjeter per interpretim..
dhe persa i perket atij njeriut..qe ne fakt me sa kam lexuar eshte nje rryme me vete e quajtur postmodernizem ku si parim kane qe cdo gje eshte relative..eshte pothuajse totalisht gabim..por sidoqofte e leme menjane kete..pa lidhje me temen
(per kulture postmodernistet thone:There is no absolute truth, except that there is no truth)
Citim:
prap po citoj
Shkenca nuk gjen asnje gabim as ne Horoskopin ditor, dhe pastaj? Kemi konceptim krejt te ndryshem persa i perket perpikmerise shkencore i dashur.'Betohem se qielli kthen....' nuk tregon asgje me perpikmeri.Cfare
kthen, meteoritet???Apo rrezet e diellit??Avujt nuk i kthen prapa troposfera , por forca e gravitetit.Etj...etj..
Kjo tregon nje karakteristike te qiellit qe vetem vone eshte zbuluar nga shkenca..dhe sa per kuriozitet apo per kulture
..forca e gravitetit ben qe pikat e ujit te bien ne toke por jo qe kthen avujt ne pika uji..avujt e ujit i kthen troposfera duke i kondensuar ne uje..dmth nqs nuk do te ishte kjo veti e troposferes graviteti nuk i kthen avujt dot..nejse edhe kete
e lejme se nuk eshte pjese e temes sone..
Sidoqofte ne qofte se fakti i mesiperm "nuk do te thote gje" atehere shikoje se si pershkruhen fazat e njepasnjeshme te krijimit te fetusit ne barkun e nenes ne Kur'an para rreth XV shekujsh...dhe me thuaj si ka mundesi kjo perpikmeri te cilen shkenca e ka zbuluar vetem ne kohet e fundit me aparatura moderne??? Ne Kur'an Zoti thote:
"...Pastaj e shnderruam piken ne "alek" (shpjegim: fjala arabe e perdorur ketu "alek" do te thote dicka e varur apo e ngjtur tek dicka tjeter), pastaj alekun e shnderruam ne cope mishi, pastaj kete cope mishi e shnderruam ne eshtra, pastaj eshtrave u veshem mishin, pastaj e beme njeriun krijese tjeter (me shpirt).I Larte eshte Zoti, Krijuesi me i mire." (El-mu'minun 12-14, Kur'an)
Jane pershkruar me perpikmeri fazat e zhvillimit te fetusit..te cilat jane pare vetem me aparaturat e diteve te sotme..
Fakt tjeter:
"Ai i krijoi te dy gjinite, mashkullin dhe femren, prej pikes se fares qe hidhet" (seratu En-Nexhm 46-47, Kur'an)
Shkenca sot ka zbuluar dhe verteton sakteseine e ketij ajeti (vargu). Sot eshte e qarte se gjinia percaktohet nga spermatozoidi (fara qe hidhet) i mashkullit ndersa femra nuk luan rol ne kete percaktim..Kush ishte ne gjendje ta percaktoje kete para XV shekujsh????
(ne deshiron fakte te tjera me bej me dije ti sjell sepse vertet ka shume)
Citim:
edhe njehere cka thote Jarigas
Me lejo te te them se nuk jane librat e shkences qe vendosin ligjet e natyres, por jane ligjet e natyres ato qe
shkruhen neper libra.Dhe ato ligje nuk jane te pandryshueshme, bile jane ne evolucion te vazhdueshem , krah perkrah me perparimin e njohurise njerezore.Nje shkencetar nuk pohon dicka se e ka lexuar ne nje liber, por
sepse e ka provuar(eksperimentuar).Qarte ndryshimi? Sa per interpretimin e librave te shenjte, ndarja ne kaq shume rryma fetare, provon te kunderten e asaj qe thua.
rrespekte G.G
Qe nuk jane librat e shkences qe vendosin ligjet e natyres, por jane ligjet e natyres ato qe shkruhen neper libra kjo eshte e qarte edhe per nje femije te fillores..une nuk po them ashtu por meqe ligjin ne e
lexojme ne liber ndaj e mora si shembull..sidoqofte..me ate doja te thoja qe Feja eshte precize..ashtu sic ekziston ligji i gravitetit qe terheq pikat e ujit poshte ashtu eshte edhe ligji i cili ndalon vrasjen..ligji i pare konsiston ne faktin qe toka terheq ujin ndaj domosdoshmerisht ai do bie ne toke..dhe askush nuk ka cfare interpretimi tjeter te jape sepse eshte shume i qarte..dhe i dyti: Zoti thote qarte fare me shkronja te qarta qe NDALOHET TE VRASESH!! vec nje i cmendur-qe nuk kupton mund ti beje nje interpretim tjeter kesaj...keshtu qe ti vejme nje pike te madhe kesaj ceshtje..ne Islam HALLALLI (ajo gje qe eshte e lejuar) eshte e qarte dhe HARAMI (ajo gje e ndaluar) eshte e qarte!!! cdo interpretim tjeter ne keto ceshtje eshte i gabuar..psh dihet qe Alkoli eshte i ndaluar sepse Zoti thote qe Mos e pini alkolin! a ka interpretim tjeter per dicka kaq te qarte?? JO nuk ka..fakti i shume rrymave eshte ceshtje tjeter por nuk eshte qellimi i temes te flasim per to..i lejme serisht menjane..
Jarigas me kupto.. nuk po flas gjera nga mendja ime por po te sjell fakte te shkruara..te thash qe kjo eshte nje e vertete e pashmangshme..nuk po e them une nga koka ime..shume te tjere pas shume meditimesh e kane pranuar..edhe une vete e kam pranuar se nuk me obligoi kush ta pranoj..
E verteta eshte e qarte pse nuk do ta pranosh??
Citim:
po citoj c'ka thote el-NINO
Rrespekte a.m 
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.