Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 196 197 198 199 200 201 202 203 204 [205] 206 207 208 209 210 211 212 213 214 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga RIP Gibbs datë 22 Janar 2011 - 02:27:

Re: Video shokuese: Një protestues qëllohet nga brenda Kryeministrisë

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner


Një video e publikuar në internet tregon se si janë qëlluar protestuesit nga brenda kryeministrisë. Në sekondën e 13 të kësaj video të shkurtër, shikohet një person i cili pasi qëllohet bie përdhe.

Personi mendohet të jetë një nga tre të vrarët e demonstratës së sotme.

Ne video shihet se grupi i njerezve ndodhet para deres se Kryeministrise. Duke gjykuar nga menyra si ka rene viktima plumbi vjen nga brenda oborrit ose nga brenda nderteses se kryeministrise.

sapo u publikua te vizion plusi.....si nuk kane turp keta qe thone se ska policia arme te tilla....


Postuar nga Fajtori datë 22 Janar 2011 - 03:29:

Shume interesant do jete varrimi i 3 te vrareve neser. Po filloi ne Tirane me nje xhiro nga kryeministria mund te behet situate interesante prape.


Ndersa nga ana tjeter po fillon gara e fshehjes se te vertetes. Si fillim s'do gjehet arma qe ka qelluar. Pastaj mezi do gjehet kush qelloi dhe kush dha urdher. Sepse, me llogjike te ftohte, po te kish dhene Urdehr Sali Berisha, tani do kishte patur kurajon te thoshte dhashe urdher une. Ka vetem 1 zgjidhje per te dale e lare policia. Te publikoje brenda 24 oresh videot qe ka xhiruar qe njerezit te gjykojne vete. Deri tani ai personi i qelluar ishte JASHTE territorit te kryeministrise.

Kush ka qejf te haje dru, te dale neser para kryeministrise. Te tjeret i pret Losti ne emigracion t'u mesoje parimet e shtetit demokratik.


Postuar nga AngelDevil datë 22 Janar 2011 - 03:32:

Te presim numrin e sakte te te vrareve... nuk jane vetem 3


Postuar nga lezhjani-82 datë 22 Janar 2011 - 03:37:

Jan ba 4 te vdekur.


Postuar nga lost_soul datë 22 Janar 2011 - 03:38:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kush ka qejf te haje dru, te dale neser para kryeministrise. Te tjeret i pret Losti ne emigracion t'u mesoje parimet e shtetit demokratik.

Une as nuk jetoj ne Amerike o burr i dheut, e ti me permend pulat e Amerikes.


Postuar nga BIONDIA datë 22 Janar 2011 - 03:43:

Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar përfaqësuesit e opozitës në lidhje me ngjarjet e sotme të ndodhura gjatë demonstratës përpara Kryeministrisë.
Ai ka deklaruar se viktimat janë qëlluar me armë që nuk zotërohen nga forcat e policisë.

“Patë fytyrën e vërtetë, shëmtinë morale të Edvin Kristaq Ramës, ish ministrit të sigurimit të shtetit të diktaturës dhe autorit të kryemasakrës së Shkodrës, Gramoz Ruçit dhe ministrit të Enver Hoxhës, Skënder Gjinushit, të projektuesve të një akti kriminal për të marrë pushtetin me dhunë, duke angazhuar bashibuzukë, banditë, kriminelë, trafikantë, të paguar”, është shprehur Berisha.
“Bastardët e benalive shqiptarë, imagjinuan skenarin tunizian që e anunçuan disa ditë më parë, nën drejtimin direkt të Edvin Kristaq Ramës, i vendosur në kullat e Fidel Yllit. Ato donin që me çdo kusht të merrej Kryeministria, Parlamenti dhe ministritë”, tha Berisha.
“Në këto përleshje kanë humbur jetën tre qytetarë, janë plagosur dhjetra policë dhe demonstrues. Përgjegjësia për të gjitha këto bie mbi organizatorët e skenarit tunizian, mbi pinjollët e benalive shqiptarë... E ftoj zotin Rama të mos provokojë popullin shqiptar dhe shoqërinë shqiptare, se do të gjejë vështrësi të mëdha. Zgjedhjet ky vend do t’i ketë në vitin 2013. Pushtetin me dhunë nuk mund ta marrë askush. Do të bëjë çdo gjë në përputhje me Kushtetutën, shtetin ligjor dhe ligjet e vendit”, theksoi Berisha.
“Nga të dhënat paraprakëve të ekspertëve dhe mjekëve të renimacionit është se ata janë qëlluar me armë të lehta nga afër. Dhe kjo mund të faktohet shumë lehtë. Madje thuhet se janë me silenciatorë. Të dhënat akuzojnë skenaristët, por do të ketë një ekspertizë mjekore-ligjore që do të bëjë ekspertizën… Nuk e mohoj se ka pasur snajper. Institucionet do të mbrohen me çdo çmim, mjerë ai që gabon. Urdhëri është që intitucionet do të mbrohen”, theksoi Berisha.
“Rama do të mbajë përgjegjësi të plotë për këtë që ka ndodhur. Është një përgjegjësi shumëplanëshe. Tiranën nuk mund ta marrin kurrë banda dhe banditë. Ligji, ligji dhe vetëm ligji, kjo është motoja jonë”, përfundoi kryeministri.

faji u be nuse dhe se mori njeri ....


Postuar nga Fajtori datë 22 Janar 2011 - 03:43:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Une as nuk jetoj ne Amerike o burr i dheut, e ti me permend pulat e Amerikes.



Gabime te qellimshme gjeografike jane


Postuar nga kurt datë 22 Janar 2011 - 16:32:

(qe ta tresim per nje minutte mendjen nga rrealiteti ne shqioeri)

ky eshte ricky gervais, humorsiti anglez qe krojoi komedine e madhe gjeniale "the office" ku i sodhi edhe nje fame te madhe ne hollywood.
te djelen qe kaloi hosted per te dyten here the golden globes, qe shikohet nga 300million njerz, live.

ricky si host ka bere history ky vit duke ofenduar te gjithe kreret e hollywoodid me rradhe
shume njerz e kane kritikuar dhe ka kap headlines kudo


Postuar nga Eria datë 22 Janar 2011 - 16:43:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Jan ba 4 te vdekur.



Kete ma thane edhe mua,po pse se kane nxjerre ne gazeta...


Postuar nga NS-6 datë 22 Janar 2011 - 17:06:

Situata qe eshte krijuar ne Shqiperi eshte per te ardhe keq dhe kjo vjen si pasoje e faktit qe ata qe jane ne krye nuk duan tia dine per popullin. Populli eshte nje kope qe drejtohet sipas qejfit dhe per aq kohe sa nuk di per cfare po lufton eshte gati te jape jeten.

Duke mos mbajtur anen e askujt prej atyre qe kemi ne krye, gjithsesi, situates mund ti behet nje fare analize qe ndoshta ndokujt sdo ti pelqeje.

- Manifestimet nese kryhen duhet te kryen ne menyre paqesore dhe jo duke shkulur pllaka dhe duke u gjuajtur policeve e duke djegur makina. Ajo qe e dallon nje shtet nga nje grumbull personash pa pike drejtimi eshte qe gjithsesi ne keto situata nuk duhet te leshoje pe! Nuk merret drejtimi duke shkaterruar e duke u perleshur me policine. Nuk jane me kohet qe beheshin keto gjera!

- Kerkonim serish nje perseritje te 1997? Kerkonim serish nje kaos absolut qe do kishte jo pak efekte mbi politikat e jashtme, ekonomine, tregjet, cmimet, rregullin publik, bandat? Cfare mund te kerkohej duke shkaterruar Tiranen? Neser do jene po ato persona mbi te cilet do te rendojne taksat per rivendosjen e rregullit ne ate vend.

- Nga videot duken qe jane disa persona qe e drejtojne turmen dhe qe mund te quhen "aktiviste te forte"! Per ta mund te jete nje pune sepse ndoshta paguhen per kete gje por cfare faji ka pjesa tjeter e turmes qe mund te kete shkuar per te manifestuar ne menyre paqesore?

- NUK U GJUHET POLICEVE! Kur duhet ta kuptojme kete gje? Nese secili prej nesh mendon qe jemi nje copez shteti, atehere e di mire qe keto gjera nuk behen, na pelqen a nuk na pelqen neve. Mos harroni qe me mire nje lider i keq se sa pa lider fare (dhe besoj se kete gje e kemi provuar mbi lekuren tone).

- "Armiamoci e partite"..."armatosemi dhe nisuni" eshte nje thenie qe e perdorin italianet per te thene qe ata qe fillojne problemet gjithsesi jane te sigurte ne shtepite e tyre dhe nisin te tjere para duke i stimuluar per te kryer veprime te tilla. Do doja tia dija sa u rreh per ata qe dalin? Solidarizimi per viktimat eshte i kote sepse vdiqen nderkohe qe do mjaftonte te behej nje manifestim paqesor dhe mund te shmangeshin gjithe ato probleme.

- Eshte per te ardhur keq qe si shqiptare nuk jemi kurre te afte te bejme dicka sic duhet dhe perhere do vritemi njeri me tjetrin! Te gjithe e dime mire se cilet na drejtojne si nga njera ane si nga ana tjeter? Te gjithe e dime mire sa qeveri jane nderruar dhe se cilido ka ardhe ne qeveri ka bere po te njejten gje qe ka bere paraardhesi. Te mos harrojme te gjithe qe ata qe na drejtojne jane nxenes te Xhaxhit dhe i dine mire marifetet.

- Do vije dita qe do votojme por kujt do ja japim ate vote? Mendojme qe nese nderrohet kjo qeveri gjerat do shkojne njelloj? Kush prej atyre qe na drejtojne nuk ka vjedhur dhe ka pare interesin e vet? Do zgjedhim ate qe ka vjedhur me pak?
Secili prej nesh te beje bilancin e kesaj situata mbi mireqenien e cdo familje!

Vertet per te ardhur keq...


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 196 197 198 199 200 201 202 203 204 [205] 206 207 208 209 210 211 212 213 214 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.