Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 198 199 200 201 202 203 204 205 206 [207] 208 209 210 211 212 213 214 215 216 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Fajtori datë 16 Mars 2010 - 00:26:

Sublimueshem

Hedhim hapat ne lokal dhe ulemi ne nje tavoline. Porosisim nje birre dhe shtrohemi te flasim ne zhurma muzike e fjalesh. Se dime as vete pse shkojme te gjithe neper lokale, kur do mjaftonte nje tavoline 6-çe ne shtepi.

Bejme sikur se dime...

Ne fakt eksitohemi nga afersia e qenieve qe nuk njohim. Nga njerez te rastesishem qe na kalojne prane, kushedi me ç'jete, me ç'humor, a ç'perputhje do kishim. Qenie rrezatuese qe ne kohe tjeter, temperature tjeter, dite tjeter, a takim tjeter, mund te beheshin dirigjente perfekte te jetes tone. Edhe pse mbeten pergjithmone rastesi te humbura, Potenciale ndryshuese qe kalojne anash shkujdesur. Radioaktivitet eksitues.

Eshte nje spektakel i rralle, aluçinogjen natyral, pa kerpudhat e Amsterdamit, ndjesia qe te sjell kalimi i afert i Potencialeve. Sy qe drejtohen, shikime qe kryqezohen, vetulla te pastra, buze te shkujdesura, dhe ne fund... oh ne fund... rrezatime aromash qe bejne qenien prej psikopati nje Parfumer aktiv. Flegrat e hundes hapen, molekulat lajmetare futen, parashikojne akorde muzikore, parashtrojne karnalitetin, ngjeshen per here te pare misherisht pas mukozes nazale... Nese ke vlera sadopak magnetike behesh prè e forcave qe s'te perkasin. Dore mbi instrumentet e jetes. Zgjat telat, pergatit simfonine. Ashtu kalimthi, teksa nje Potencial rrezaton radioaktivitetin e vet nepermjet formes prej mishi qe i ka dhene natyra.

Ehhh, lokalet kundermojne Potenciale radioaktive. Forca krijuese apo vdekjeprurese qe do linin gjurme ne jete. Dhe se dine as vete... (gjoja). Ulur ne tavoline vazhdojme te bejme sikur jetojme ne menyre te pavetedijshme ato ndjesi. Sikur kubaturat plot me njerez jane nje rastesi. Jemi perverse deri ne palce, si derrkuce qe paralizohen nga feromonet. Deshmi per ekzistencen e Potencialeve.


________________________
P.s. Parafoles, keni ca te drejte lart. Duhen shkoqitur gjerat qe mendjet ti kuptojne qarte.


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 198 199 200 201 202 203 204 205 206 [207] 208 209 210 211 212 213 214 215 216 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.