Forumi Horizont Gjithsej 977 faqe: « E parë ... « 198 199 200 201 202 203 204 205 206 [207] 208 209 210 211 212 213 214 215 216 » ... E fundit »
Trego 977 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Per cfare gatimi Shqiptar ju ka mar malli me shume ??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8743)


Postuar nga °°°°° datë 10 Gusht 2005 - 21:51:

qofte

Për 4 vetë

Duhen:

- Mish 500 gr viçi ose te perzier me mish derri
- qepë 2 kokrra
- bukë 75 g (2 feta)
- vezë 2 kokra
- miell 2 lugë gjelle
- vaj 4-5 lugë
- perime sipas dëshirës
- kripë, piper, majdanoz

Gatimi:

Qoftet përgatiten zakonisht me mish viçi por nese vendosni gjysmen mish derri jep arome akoma me te mire. Pritet mishi në copa të vogla dhe grihet në makinë së bashku me qepën dhe hudhrat. Në masën e mishit hidhet vezë, kripë, piper i zi, majdanoz dhe bukë bajate e zbutur me qumësht ose ujë (bukë perben rreth 25% te mishit). Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte; çdo qofteje i jepet forma e rrumbullakët ose ovale, pastaj kalohen në miell dhe skuqen në tigan me vaj nga të dyja anët. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatë fërgimit nuk u duhet hedhur shumë vaj. Shoqërohen me patate të skuqura, pure patate, perime të tjera të ziera ose të skuqura, pilaf, makarona etj


  Gjithsej 977 faqe: « E parë ... « 198 199 200 201 202 203 204 205 206 [207] 208 209 210 211 212 213 214 215 216 » ... E fundit »
Trego 977 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.