Forumi Horizont Gjithsej 289 faqe: « E parë ... « 199 200 201 202 203 204 205 206 207 [208] 209 210 211 212 213 214 215 216 217 » ... E fundit »
Trego 289 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Videot/kenget me te bukura te muzikes shqiptare. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13423)


Postuar nga Fajtori datë 19 Korrik 2009 - 17:48:

Waw... Roi,

Po habitem qe paska nje video madje. Per vitin 1993 ne Shqiperi me duket shume mire, as nuk e vura re nese jane ne disko.

Me variacionet e kitares se Seikos jam rritur. I zbulova nje dite rastesisht ne Radio Tirana dhe shtanga me goje hapur. Suksesi i erdhi fale nje çmimi te rendesishem qe fituan ne Kaliforni. Po atje gjeten edhe producentin e ketij albumi, dhe e regjistruan ne studio te mirefillte. Ishte e vetmja kasete cilesore ne tregun shqiptar, me nje pasterti te jashtezakonshme nga zhurmat qe nxirrte ne pah notat e kitares. Nje kasete rrinte gjithmone ne makine, tjetra ne shtepi. Bahh... sa kujtime.

Pastaj njoha ca metalare te vertete qe me shkaterruan imazhin e tyre duke thene se muzika eshte e kopjuar (ose e ngjashme) me grupet e famshme heavy metal.

Nejse, Bledar Seiko (qepa si i therresin shoket) iku ne Itali. Atje nuk ndoqi dot karrieren muzikore dhe perfundoi... kamarier. Besoj se talenti ne muzike do pak zgjuarsi te mbijetoje dhe Qepa per faj te vet ose te njerezve qe e rrethojne nuk beri zgjedhjet e duhura. Tani ka pak vite (2-3) qe u kthye ne Shqiperi per te zene nej pune fikse tek orkestra e Topit.

Te tjeret pastaj... Kitaristi tjeter eshte Dritan Xheladini. Kishte floke te bukur vertet. Edhe ai eshte ne TR duke bere nje pune tjeter pa lidhje me muziken. Floket tashme i ka te shkurtra.

Ton Deda iku ne NYC, ku besoj eshte akoma. Dikur hynte ketu ne forum por e la pastaj. Toni kapte disa nota akute ne kenget e ThunderWay qe ishte e pamundur te imitoje.

Landi, qe i bie baterise, provoi Zvicren mesa mbaj mend. Me kujtohet qe e takova nje dite para se te nisej... Por u kthye shpejt, dhe tani eshte ne orkestren e Topit.


  Gjithsej 289 faqe: « E parë ... « 199 200 201 202 203 204 205 206 207 [208] 209 210 211 212 213 214 215 216 217 » ... E fundit »
Trego 289 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.