Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- A jeni ateista apo besimtare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5338)
Postuar nga el-Nino datë 20 Nëntor 2007 - 20:36:
Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas
Ashtu si edhe Pinoku, figura e Zotit eshte e krijuar.Ketu jam njemendje me ty......
???njemendje me mua??? te lutem leri keqinterpretimet..nqs je njemendje me mua dmth e pranon Zotin me Cilesite qe Ai na i pershkruan dhe nuk pohon qe "eshte nje figure e krijuar"..sidoqofte..
Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas
E sikur shkenca te thote se Bing-Bang vjen nga Vetvetiu, kuptohet qe eshte nje gomarllek i madh, apo jo???
Po! eshte e gabuar! pasi Bing-Bang nuk ekzistoi nga vetvetiu-nuk ndodhi nga vetvetiu por dikush e shkaktoi ate te ndodhte,pra dikush tjeter ishte i domosdoshem qe ky shperthim te ndodhte..dmth edhe nuk eshte i pafillim..dmth dihet qe e ka nje fillim por meqe thua..nga thote shkenca se erdhi Bing-Bangu dhe cka ishte para ketij Bing Beng-ut??
Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas
Dhe 'Vetvetiu' pastaj, eshte nje krijese e Allahut apo cfare???Se une te them te drejten , s'e kam pare ndonjehere.
E sipas kesaj logjike eshte Vetvetiu krijuesi i gjithckaje apo jo???Eh, qarte fare......
(Meqe thua nuk e ke pare te bej nje pyetje..Po mendjen-arsyen tende e ke pare ndonjehere???)
Jo. Une nuk po pohoj qe 'vetvetiu' eshte shkak per ekzistencen e Krijuesit apo te dickaje tjeter..por me kete ideja eshte se Krijuesi nuk ka nje fillim..qe dmth nuk eshte i Krijuar..pra nuk ekziston si shkak i ndonje gjeje, apo Ekzistenca e Krijuesit nuk ka nevoje per ndonje gje apo per dikend..pra qe Krijuesi Ka Ekzistuar pa nje fillim dhe ekziston pa nje
mbarim. Por, problemi ketu qendron se kur flitet per Krijuesin nga njerez me ide materialiste-pra qe materia eshte baza e gjithckaje-(fakt per kete te sjell ate qe thua me lart "se kam pare ndonjehere..")i mveshin Atij cilesi te krijesave qe ata i kane pare..por dije qe Zoti eshte gjithmone ndryshe nga cka njeriu e mendon Ate..sepse njeriu kur mendon per dicka ai do te niset gjthmone nga cka ka pare..duke menduar me karakteristikat e atyre por asnje nga krijesat nuk i ngjan Krijuesit sadopak dhe nuk ka ndonje gje te perbashket me Ate..keshtu si mund te flasim per kete ceshtje?
pra se u zgjata..ti kur flet per Zotin i mvesh Atij cilesine e fillimit qe eshte cilesi e krijesave..por ketu gabon dhe nuk mund te vazhdohet me tej me hipoteza..
Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas
Une nuk jam nje njohes i madh i kultures arabo-musulmane, por te keshilloj ti hedhesh nje sy librit 52 te Sahih Bukhari -t, Sunan Abu-Dawud Libri 38, Kur'an 58:22 9:29, 9:113, e pastaj ec e me fol per bemat e Muhamedit....
Ja ku solla dy te parat nga Kur'ani..per librat e tjere nuk i kam ketu..do mundohem ti gjej dhe t'i shoh..ku qendron problemi ketu???a ka ndonje gje qe nuk shkon???
[Kur'an 58:22] Ti (o Muhamed) nuk do te gjesh popull i cili beson ne Allahun dhe ne Diten e Fundit, te beje miqesi me ata qe i kundervihen Allahut dhe te Derguarit te Tij(a.s) edhe sikur ata te ishin baballaret e tyre apo bijte e tyre apo vellezerit e tyre. Per te tillet Ai ka shkruar besim ne zemrat e tyre dhe i ka forcuar ne 'RUH' (udhezim te vertete, drite)nga Vete Ai..dhe Ai do t'i shtie ata nder Kopshte te Begate nen te cilet rrjedhin lumej per te banuar aty pergjithmone. Allahu eshte i kenaqur me ta dhe ata jane te kenaqur me Te. Vertete! Eshte pala e Allahut qe do te jene ndadhenjyesit!
[Kur'an 9:29] Luftoni kunder atyre te cilet nuk e besojne Allahun dhe Diten e fundit, qe nuk heqin dore nga ajo qe i ka ndaluar i Derguari i Tij, kunder atyre nga popujt e librave te pare, qe nuk pranojne fene e se vertetes
(Islamin) deri sa ata te paguajne Xhizjen (taksa e jomuslimaneve ne nje shtet musliman) me vullnet dhe me perulje dhe ta ndjejne veten te nenshtruar..
Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas
Ai njeriu quhej Albert Einstein, e mendoj se nuk ishte totalisht gabim....Ti si thua?
mbase u shpreha gabim..nuk duhet te thoja totalisht gabim..por pjeserisht gabim apo jo??pasi shkenca eshte relative dhe ndryshon duke hedhur poshte teori ekzistuese dhe duke ngritur te reja..mbase edhe totalisht te ndryshme.. ..dhe lum ata qe shpenzuan jeten duke i besuar verberisht asaj..nuk them qe nuk i besoj shkences..perkundrazi sic e kam permendur shpesh..por qe eshte relative eshte e vertete.. Ketu qe po i beson-mbeshtetet kryekeput shkences jeni ju ne mos gabohem...si mundeni qe ti besoni dickaje qe edhe vete e pohoni se eshte relative, pra qe ndryshon?
Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas
Gabim i dashur.Krijimi i fetus-it tek njeriu eshte njesoj si tek kafshet, dhe kafshet njiheshin qe perpara Muhametit.
po ke mundesi na sill nje fakt qe faza e krijimit te kafsheve njihej para vitit 600 e.s, ose ndonje reference.. pastaj edhe ne qofte ashtu..
...ku e dinte Muhamedi (a.s) qe fetusi tek njeriu eshte ashtu si dhe fetusi te kafsha???me thuaj pak te lutem.. nuk shkon apo jo..sepse Kur'ani nuk na jep krijimin e kafshes..por ate te njeriut..Pra Jarigas une nuk jam gabim ne ate argument te sakte qe Zoti e sjell ne librin e tij per ata qe mendojne...
Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas
Pse mund te kishte edhe hipoteza te tjera mbi rolin paresor te fares(spermes) ne krijimin e mashkullit apo femres??A
flitet ne Kur'an per vezoret femerore??
nuk ka mundet te kishte keshtu apo mundet te kishte ashtu...e zeza mbi te bardhe lexohet qarte!!ne Kur'an thuhet keshtu.. gje te cilen shkenca e ka zbuluar shume vone..nuk ka mundesi qe nje gje e tille te dihej nga njerezit ne ate kohe..madje edhe sot kjo eshte vertetuar me aparatura-mikroskope nga me modernet..Kjo tregon paster vertetesine e Fjales se Zotit ne Librin e Vertete.. Ne Kur'an flitet keshtu persa i perket fazes pasi veza pllenohet dhe cka ndodh:
"Lexo me emrin e Zotit tend I Cili krijoi cdo gje. Krijoi njeriun prej "alekut" (ne mitern e nenes) Lexo se Zoti yt eshte Me Bujari!!" (el-Alek 1-3) Dihet qe zigota formohet nga bashkimi i qelizes veze me spermatozoidin. Zigota fillon menjehere te riprodhohet nepermjet
ndarjes dhe me pas shnderrohet ne nje "cope mishi" te quajtur embrion. Embrioni gjate zhvillimit ngjitetne miter ashtu si rrenjet e nje bime..
i kthehemi ajetit te mesiperm..nga fjala gjuhesore el-alek do te thote: "dicka e varur apo e ngjitur tek dicka tjeter..
(e njejta jale perdoret ne jeten e perditshme per te pershkruar shushunjat qe ngjiten ne trup)..Pra perdorimi i kesaj fjale pershruan me perpikmeri situaten e fetusit ne barkun e nenes..qe rreth para XV shekujsh..
Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas
Ku eshte e verteta??Ma jep pak ta mbaj ne dore!!!!!!
Kjo eshte shume e lehte .. por nuk te duan vetem duar per ta mbajtur te verteten..por te duhet edhe mendje.. Islami eshte e verteta! Kur'ani eshte e verteta! Muhamedi rob dhe i derguar i Zotit Nje (Allahut) eshte e verteta!
cfare te pengon-nuk te bind ta maresh kete te vertete???
rrespekte a.m
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.