Forumi Horizont | Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 200 201 202 203 204 205 206 207 208 [209] 210 211 212 213 214 215 216 217 218 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Shkrime te ndryshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14042)
Ate dite kisha provim ne nje nga lendet me pak te “rendesishme” ne planin mesimor.
E mora ne dore ate lende gjate gjithe kohes qe kisha ne dispozicion, mblodha te gjitha leksionet, librat dhe materialet shtese qe kisha mundur te gjeja, i vura para vetes dhe i’u vura punes. Meqenese ishte nje volum i madh fillova “seleksionimin”.
Hiq nje teme dhe redukto nje tjeter.
Erdhi dita e provimit dhe une me plot siguri u drejtova per ne universitet. Mendoja se cfar kam mesuar eshte ajo qe ka me teper rendesi, ajo qe do te kerkohet ne pyetje.
Hyra ne sallen e provimit, pedagogu na njoftoi per menyren e procedimit (gjera rutine) u be sekretimi dhe ai filloi te jape pyetjet. Shkrova pyetjen e pare dhe zemra filloi te rrahe shpejt, te dyten, te treten, te katerten dhe...
Trupi mu ftoh dhe balli mu mbush me djerse, duart filluan te dridhen nga kjo gjendje e pazakonte tek une.
Ngrija koken nga letra e bardhe dhe nuk dalloja asgje vec pedagogut i cili ne ato caste me dukej xhelat. Leshova stilolapsin dhe shtanga, asgje nuk me erdhi ne mendje ate cast vec se perserita me vete: po sikur ky provim te ishte i MADHI per ty? Ky provim do te shkoje keq dhe demi i tij rregullohet me perseritje, po ai qe nuk ka “vjeshte”? Cfar bere per te?
Duke qene se isha nxenese me rezultate te mira nuk e kisha perjetuar kete. Ne provim me kishin rene te gjitha pyetjet qe une i kisha hequr edhe prej pyetjeve qe i dija kishin rene pjeset e reduktuara, Subhanallah.
U shpreha se nuk ndihesha mire dhe dola. Meritoja note ngelese, nese pedagogu nuk do te dyshonte ne papergatitjen time nuk do te hezitonte ta vendoste.
U shty ky provim per mua, por mesova se ka provime qe nuk shtyhen. Provime qe nuk ka nevoje te japesh arsye sepse zemra te arsyeton, goja te deshmon pa dashur ti. Arsyetimi, zemra, puna nuk do te munden te te justifikojne sado i mire te jesh.
Ky ishte nje perjetim i veshtire per mua dhe do t'ju keshilloja te MOS SHKONIT PA PERGATITUR NE PROVIM.
Sjara
Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 200 201 202 203 204 205 206 207 208 [209] 210 211 212 213 214 215 216 217 218 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.