Forumi Horizont Gjithsej 315 faqe: « E parë ... « 200 201 202 203 204 205 206 207 208 [209] 210 211 212 213 214 215 216 217 218 » ... E fundit »
Trego 315 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- A jeni ateista apo besimtare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5338)


Postuar nga Jarigas datë 21 Nëntor 2007 - 02:54:

Citim:
Po citoj ato që tha el-Nino

???njemendje me mua??? te lutem leri keqinterpretimet..nqs je njemendje me mua dmth e pranon Zotin me Cilesite qe Ai na i pershkruan dhe nuk pohon qe "eshte nje figure e krijuar"..sidoqofte..

Paralelizmi eshte tamam.Ne dime per Pinokun vetem cka eshte shkruar ne liber per te.Per Allah-un gjithashtu.Ku eshte ndryshimi???

Po! eshte e gabuar! pasi Bing-Bang nuk ekzistoi nga vetvetiu-nuk ndodhi nga vetvetiu por dikush e shkaktoi ate te ndodhte,pra dikush tjeter ishte i domosdoshem qe ky shperthim te ndodhte..dmth edhe nuk eshte i pafillim..dmth dihet qe e ka nje fillim por meqe thua..nga thote shkenca se erdhi Bing-Bangu dhe cka ishte para ketij Bing Beng-ut??

Tani a me shpiegon pak se per cfare logjike te 'lartesuar' , Bing-Bang ka nevoje per nje nderhyrje te jashtme per tu shkaktuar kurse egzistenza e Allah-ut jo??? 

(Meqe thua nuk e ke pare te bej nje pyetje..Po mendjen-arsyen tende e ke pare ndonjehere???)

Mendjen dhe arsyen time i ve ne pune cdo dite dhe sidoqofte shikoj pasojat e kesaj pune(te mira apo jo qofshin)........Pasojat e Vetvetiut a mi tregon pak?

 


Jo. Une nuk po pohoj qe 'vetvetiu' eshte shkak per ekzistencen e Krijuesit apo te dickaje tjeter..por me kete ideja eshte se Krijuesi nuk ka nje fillim..qe dmth nuk eshte i Krijuar..pra nuk ekziston si shkak i ndonje gjeje, apo Ekzistenca e Krijuesit nuk ka nevoje per ndonje gje apo per dikend..pra qe Krijuesi Ka Ekzistuar pa nje fillim dhe ekziston pa nje
mbarim.

Te njejten gje mund te pohojme per universin apo gjithesine  ashtu sic e njohim ne.Apo jo?

Por, problemi ketu qendron se kur flitet per Krijuesin nga njerez me ide materialiste-pra qe materia eshte baza e gjithckaje-(fakt per kete te sjell ate qe thua me lart "se kam pare ndonjehere..")i mveshin Atij cilesi te krijesave qe ata i kane pare..

A me thua pak ndonje cilesi te Zotit qe njerizit nuk mund ta kene?

Ja ku solla dy te parat nga Kur'ani..per librat e tjere nuk i kam ketu..do mundohem ti gjej dhe t'i shoh..ku qendron problemi ketu???a ka ndonje gje qe nuk shkon???

[Kur'an 58:22] Ti (o Muhamed) nuk do te gjesh popull i cili beson ne Allahun dhe ne Diten e Fundit, te beje miqesi me ata qe i kundervihen Allahut dhe te Derguarit te Tij(a.s) edhe sikur ata te ishin baballaret e tyre apo bijte e tyre apo vellezerit e tyre. Per te tillet Ai ka shkruar besim ne zemrat e tyre dhe i ka forcuar ne 'RUH' (udhezim te vertete, drite)nga Vete Ai..dhe Ai do t'i shtie ata nder Kopshte te Begate nen te cilet rrjedhin lumej per te banuar aty pergjithmone. Allahu eshte i kenaqur me ta dhe ata jane te kenaqur me Te. Vertete! Eshte pala e Allahut qe do te jene ndadhenjyesit!

[Kur'an 9:29] Luftoni kunder atyre te cilet nuk e besojne Allahun dhe Diten e fundit, qe nuk heqin dore nga ajo qe i ka ndaluar i Derguari i Tij, kunder atyre nga popujt e librave te pare, qe nuk pranojne fene e se vertetes
(Islamin) deri sa ata te paguajne Xhizjen (taksa e jomuslimaneve ne nje shtet musliman) me vullnet dhe me perulje dhe ta ndjejne veten te nenshtruar..

 

Ti mendon se ka ndonje gje qe nuk shkon ketu!!!!!Sic thua vete Kur'an-i nuk mund te interpretohet sic do njeri apo tjetri.Me qarte se keshtu........



mbase u shpreha gabim..nuk duhet te thoja totalisht gabim..por pjeserisht gabim apo jo??pasi shkenca eshte relative dhe ndryshon duke hedhur poshte teori ekzistuese dhe duke ngritur te reja..mbase edhe totalisht te ndryshme.. ..dhe lum ata qe shpenzuan jeten duke i besuar verberisht asaj..nuk them qe nuk i besoj shkences..perkundrazi sic e kam permendur shpesh..por qe eshte relative eshte e vertete.. Ketu qe po i beson-mbeshtetet kryekeput shkences jeni ju ne mos gabohem...si mundeni qe ti besoni dickaje qe edhe vete e pohoni se eshte relative, pra qe ndryshon?

Ketu , ndoshta po ngaterrojme pak kuptimin e relativitetit.Ne shkence nuk besohet.Ne shkence studiohet dhe provohet.Besohet ne nje teori derisa nuk provohet qe eshte e vertete.Pastaj ajo shnderrohet ne nje fakt.Darikur nje teori tjeter te mos e shnderroje ne nje pjese te dickaje me te madhe dhe te plote.Kurse relativiteti eshte paksa me i thelle per nje besimtar te thjeshte.Pardon......



po ke mundesi na sill nje fakt qe faza e krijimit te kafsheve njihej para vitit 600 e.s, ose ndonje reference.. pastaj edhe ne qofte ashtu..
...ku e dinte Muhamedi (a.s) qe fetusi tek njeriu eshte ashtu si dhe fetusi te kafsha???me thuaj pak te lutem.. nuk shkon apo jo..sepse Kur'ani nuk na jep krijimin e kafshes..por ate te njeriut..Pra Jarigas une nuk jam gabim ne ate argument te sakte qe Zoti e sjell ne librin e tij per ata qe mendojne...

Po me thene te drejten neper gazetat e kohes, nuk ka kronika therrjesh ne masse te njerezve , te carjes me dysh te grave shtatzana , etj ...etj....   Keto gjera i kane zbuluar dhe vene ne jete vetem serbet......ne ditet tona... 



Kjo eshte shume e lehte .. por nuk te duan vetem duar per ta mbajtur te verteten..por te duhet edhe mendje.. Islami eshte e verteta! Kur'ani eshte e verteta! Muhamedi rob dhe i derguar i Zotit Nje (Allahut) eshte e verteta!
cfare te pengon-nuk te bind ta maresh kete te vertete???

E verteta eshte relative......


rrespekte a.m


  Gjithsej 315 faqe: « E parë ... « 200 201 202 203 204 205 206 207 208 [209] 210 211 212 213 214 215 216 217 218 » ... E fundit »
Trego 315 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.