Forumi Horizont Gjithsej 79 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- A po ndodh me te vertete perplasja e qyteterimeve? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10834)


Postuar nga Sui Juris datë 08 Shkurt 2006 - 18:45:

Re: A po ndodh me te vertete perplasja e qyteterimeve?

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
Samuel Hungtington ka parashikuar qe me mbarimin e luftes se ftohte dhe heqjen e komunizmit si rrezikun kryesor do filloje perplasja e qyteterimeve apo kulturave Perendim Lindje. Si e shihni kete problematike ne valen e protestave te fundit te dhunshme kunder karrikaturave te profetit Muhamet te publikuara nga nje gazete daneze.

Cili eshte kufiri mes lirise se shtypit dhe etikes profesionale?
cili eshte kufiri mes vlerave te perendimit dhe lindjes?



Huntingon eshte vjetruar tashme, sepse edhe para se te shkruante ai kane ndodhur 'perplasje' te tilla 'qyteterimesh'...parashikimi i tij qe pas luftes e ftohte rregulli i ri boteror do te bazohej ne blloqe te ndara mbi vija kulturore dhe se demokracia, lirite dhe te drejtat e njeriut jane zbulime tipike perendimore dhe do te mbesin te kufizuara ne kulturen perendimore dhe ne bllokun perendimor lene shume hapesire per kritike. Sepse ne te verte nuk ka nje bllok kaq monolitik sikurse 'qyteterimi perendimor', na qenka i njejte qyteterimi amerikano verior me shtetet e eruopes? Kane shume gjera te perbashketa, por smund te futen ne nje thes. E njejta gje ndodh dhe me qyteterimet e 'tjera'. Per te qene me te saket mund te thuhet se ka nje perpljase te disa grupeve esktremiste dhe te shumices muslimane ne rralle te pare, dhe kjo pasqyrohet edhe ne arenen nderkombetare. Dhe eshte e verte se vlerat liberale jane nje produkt i nje procesi te veçante, dhe se nuk mund te kene vlefshmeri universale, ne kushte dhe tradita krejt te ndryshme. Gjtihashtu, per definition, nuk eshte menyra e vetme per te gjetur konceptin e se mires, sepse gjithçka eshte relative.

Sa i perket kufizimit te lirise se shprehjes me duket contradicio in terminis. Liria e shprehjes mund te ekzistoje vetem nese eshte e plote dhe nese nuk kufizohet nga asnje tabu apo dogme, çfardo qofshin keto fetare, historike, apo shkencore. Une jam i mendimit se karikatura duhet te lejohen dhe se me menyre legjitime ato qe ndihen te ofenduar kane te drejten te zemerohen dhe ta shprehin ate ne publik. Por gjithçka percaktohet nga proporcionaliteti i reagimit, dhe kjo ben ndyshimin midis protestes qytetare dhe asaj dhe dhunshme dhe te papranueshme.


  Gjithsej 79 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.