Forumi Horizont Gjithsej 32 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Burracaku Berisha (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13256)


Postuar nga arturm datë 03 Mars 2007 - 18:40:

Lexoje edhe kete o Varka dhe mbase na jep ndonje pergjigje (ta kam bere edhe me blu qe ta lexosh me me kenaqesi):

 

 
Negociata xhambazësh dhe qeveria "Berisha 2"

Mustafa Nano
Ka disa gjëra që nuk shkojnë në reagimin e mazhorancës parlamentare ndaj rezultatit të zgjedhjeve të 18 shkurtit. Ndonëse numri një i kësaj mazhorance shpalli me të madhe fitoren e vet plebishitare, duke lënë syshqyer të gjithë shqiptarët, është ai i pari që po sillet si një humbës e që po kërkon të ndëshkojë fajtorët. Kjo duket te fakti që Kryeministri ka filluar një tour bisedimesh me aleatët, pas të cilave pritet të dalë qeveria "Berisha 2". Me sa duket, qeveria "Berisha 1" konsiderohet edhe nga brenda mazhorancës si një qeveri e dështuar. Dhe askush nuk ka pse të çuditet në këtë pikë. Çudia ka lidhje me diçka tjetër: konsiderohet e dështuar qeveria e nuk konsiderohet i dështuar Kryeministri, i cili i ka vënë vulën e vet të gjithë aksionit qeverisës. Në harkun e 500 ditëve të shkuara, qeveria ka pasur vetëm një protagonist, dhe ky protagonist e ka emrin Sali Berisha. Ka qenë ky i fundit që ka iniciuar kinse reforma, që ka shpallur nisma qeveritare e nisma ligjvënëse, që ka përfaqësuar çdo hallkë e strukturë të ekzekutivit, që ka përuruar vepra publike të nisura e të panisura, që ka mbajtur fjalime pa fund e që ka lënë në hije apo ka shtypur çdo personalitet të mazhorancës e të pushtetit. Madje, është po ky që s‘ka lënë rast (sidomos gjatë fushatës elektorale) pa na bërë me dije mbi sukseset e qeverisë së drejtuar prej tij.

Pyetja e parë është: Pse u dashka të ndërrohet një qeveri pas zgjedhjesh administrative, në të cilat "është konfirmuar mbështetja plebishitare ndaj po kësaj qeverie"? Në tentativën për t‘iu përgjigjur kësaj pyetjeje, mund të na thonë se "fitorja plebishitare" ka qenë një rrenë e thjeshtë propagandistike, që s‘ka pasur të bëjë fare me të vërtetën. Dhe e vërteta është që mazhoranca ka humbur. Por këtu lind pyetja e dytë: Ç‘janë këta ministra, të cilët Kryeministri i emëron dhe i shkarkon pa një, pa dy, duke i bërë kurban në funksion të mbijetesës së vet? Si është e mundur, që këta njerëz e presin me gëzim si emërimin, edhe shkarkimin nga posti i ministrit (Jemin Gjana u dëgjua të thotë pak a shumë këto ditë, se është e drejta e Kryeministrit të bëjë ç‘të dojë me ne)? Si është e mundur që një kryeministër mund t‘i turpërojë deri në këtë farë feje këta njerëz? Si është e mundur që nuk ngrihet asnjë zë brenda mazhorancës, i cili të marrë kurajën për të theksuar, se dështimi i deritanishëm ngrihet mbi faktin, që ne kemi pasur kryeministër, alias padron, e nuk kemi pasur asnjëherë një qeveri? Si nuk ngrihet asnjë zë kundërshtues, teksa shohin se i gjithë aksioni i rikompozimit të kabinetit nuk synon ta zhbëjë këtë situatë, në të cilën ministrat do të vijojnë të jenë thjeshtra e gogla pa vlerë?


  Gjithsej 32 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.