Forumi Horizont Gjithsej 194 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 194 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Te rejat me te fundit , mbi informatiken. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16512)


Postuar nga Fajtori datë 05 Mars 2011 - 06:48:

Qe keto IPad e Iphone/Blackberry s'duhen per asgje e kuptova kur kisha Iphone vete. Te parin fare. Keto jane lodra qe i ngjajne kompjuterit, por duhen aq sa duhet nje kompjuter pa tastjere dhe pa mouse...

Kujt i hyn ne xhep te kontrolloje emailet ore e minut pervec ndonje biznesmeni qe bazon punen ne to. Apo eshte ndonje mrekulli e madhe te kesh video ne telefon, kur duhen 3 diploma dhe nje PC qe te ngarkosh videon ne telefon, pasi e ke konvertuar me mundim ne formatin qe do telefoni/Ipadi.

Keto lodra vetem sa po ngushtojne hapesirat ku njeriu mund te jetoje pa teknologji. Tani cdo pordhe qe behet shkruhet me vrap ne blackberry messenger, per te kuptuar pas nje viti qe jeta jote eshte prape bosh, megjithese derdh cdo moment tendin ne publik. Ne asnje drejtim IPadi nuk mund te afrohet me nje kompjuter te mirefillte. Madje ajo qe thote shefi i Samsungut, qe perdoruesit s'pyesin per shptejtesi, tregon se keto jane objekte loder, jo objekte qe duhen per pune. Pardje hoqa te zinjte e ullirit te coj nje file nga kompjuteri ne Blackberry. Me gjithe menute e kmplikuara nuk kishte asnje opsion per te lexuar file ne local network. Mu desh te instaloj Blutooth ne kompjuter qe Blackberry te lidhej me kompjuterin per te marre nje file. Keto jane lodra qe s'kane autonomi nga PC. Ne fund zgjidhja gjehet po tek tastjera dhe mouse. Per te mos thene qe Apple e ka PC te domosdoshme qe ti punojne lodrat.


  Gjithsej 194 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 194 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.