Forumi Horizont Gjithsej 36 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sidomos per Fajtorin, a duhet ta priste Berisha Bruno Vespen? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17089)


Postuar nga arturm datë 30 Korrik 2011 - 15:39:

Tirana zyrtare pret politikanen që kërkoi hedhjen në det të shqiptarëve


Tirana zyrtare pret me nderime ish-kryetaren e Dhomës së Deputetëve në Itali, Irene Pivetti, politikania që dhjetë vite më parë deklaronte se shqiptarët duhet të hidheshin në det dhe jo të priteshin në vendin e saj përtej Adriatikut. Pivetti është pritur dje nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjithashtu, ajo pritet të zhvillojë dhe takime të tjera me zyrtarë të lartë.
Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se, “kryeparlamentarja priti dje zonjën Irene Pivetti, personalitet i njohur publik, ish-kryetare e Dhomës së Deputetëve në Itali në mesin e viteve ‘90, që shoqërohej nga ambasadori italian, D’Ellia”.
“Zonja Pivetti e njohu kryetaren e Kuvendit me veprimtarinë e Agjencisë së Promovimit që mbështetet në një gamë të gjerë programesh për nxitjen e zhvillimi ekonomik në zona të lëna në harresë në Itali, nëpërmjet mbështetjes së biznesit, ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla. Kjo agjenci kërkon që një program të tillë ta shtrijë edhe në Shqipëri nëpërmjet një nisme për sjelljen e investitorëve italianë dhe mbështetje biznesit të vogël vendas, veçanërisht në zonat turistike. Kjo nismë synon të promovojë lidhjet që na bashkojnë si popuj, kulturën dhe turizmin shqiptar, si dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla, nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dypalëshe”, – thuhet në njoftimin për shtyp.
Kryetarja e Kuvendit e vlerësoi një nismë me interes që vlen për t’u inkurajuar dhe siguroi Pivettin për mbështetje. “Për ne është e rëndësishme të konsolidojmë edhe më tej marrëdhëniet shumëdimensionale mes Shqipërisë dhe Italisë, mes dy popujsh e vendesh mike”, – tha Topalli. Gjithashtu, kryetarja e Kuvendit përgëzoi Pivetti për karrierën e saj politike, si e dyta politikane grua në krye të Dhomës se Deputetëve dhe i shprehu urimet më të mira për punën në projektet social-kulturore.
Por, Pivetti mbahet mend për deklaratën e bujshme të saj në 1999, kur u shpreh se shqiptarët nuk duhet të lejoheshin në Itali, por duhet të hidheshin në det. Kjo shkaktoi reagime të ashpra të politikanëve italianë, të cilët e konsideruan si deklaratë raciste të Pivett-it, e cila militonte te partia e Umberto Bosit, Lega Nord.

marre nga Shqip

P.S. Per ata qe nuk jetojne ne Itali, kjo zonje ka nja 10 vjet qe nuk eshte me ne politike dhe vlen pek me pak se hici (merr pjese ndonjehere ne ndonje spektakel trash tv)


  Gjithsej 36 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.