Forumi Horizont | Gjithsej 178 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- fatkeqia kombetare ....politikanet Shqipetare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17800)
Shkeputur nga "Shekulli"
Gjatë intervistës me kryeredaktorin e "FORBES", ky i fundit, pasi u mrekullua nga "mirakllët e sheverisë", iu lut kryeministrit Berisha që derisa të çpikej makineria që do të klononte Berishën, të bënte diçka edhe për botën.
Me zemër në dorë, ish-kardiologu Berisha iu përgjigj se në planet e tij historike siameze për Shqipërinë nuk mungonin as ato për të ndihmuar sado pak botën.
Menjëherë sapo u kthye në mëmëdhe, kryeministri Berisha mblodhi Këshillin e Ministrave.org dhe u tha të linin çdo punë dhe t'i jepnin prioritet nismës më të re, "Një Planet Blu pa Plehra".
Ministrat iu përgjigjën se nuk kishin ndonjë punë urgjente në duar pasi ata po punonin për vitin 2020, kështu që kishin plot kohë. Atëherë kryeministri Berisha hapi sirtarin ku mbante ëndrrat shekullore siameze dhe nxori një dosje.
"Sot asht ditë e shënueme për kombin tonë pasi Shqipëria si shpërblim për liberalizimin e vizave, për të mos i mbetur borxh botës, do t'ua lajmë nderin me nder" u shpreh Berisha, duke shtuar se qeveria do të lejojë importimin e plehrave nga bota në vendin tonë.
Zv.kryeministri Ilir Meta u kujtua se kjo ishte ëndërr e vjetër dhe kur i hodhi sytë nga sirtari e kuptoi se Berisha gabimisht kishte hapur një nga sirtarët e ish-kryeministrit Nano që nga 2004-ën.
Megjithëse vetë Berisha e kishte kundërshtuar dikur këtë ëndërr, Meta nuk u ndie duke menduar: "Mjaft kam hallet e mia me priftin e shtëpisë. Nuk do të merrem edhe me hoxhën e qeverisë".
Kryeministri Berisha u bëri të ditur se kishte plane gjeniale për importimin e plehrave dhe i qetësoi ministrat duke u thënë se nuk ka asnjë rrezik që Shqipëria të kthehej në një kosh gjigant plehrash. "Une ju garantoj jue, se bota asht në krizë. Edhe Amerika po vdes për bukë.
Dhe një popull që nuk bukë të hajë, nuk ka plehra për të hedhur në kosha. Prandaj nuk na gjen gjë për dy qese në vit, - deklaroi Berisha. - Pastaj nëse Shqipëria do të rrezikohet nga importi i plehrave apo mbetjet radioaktive, të mos harrojmë se është detyrë e bashkisë të pastrojë qytetin. Pra faji do të jetë i Edvin Ramës".
Kur tha këto fjalë, të gjithë ministrat u çuan në këmbë duke brohoritur "Parti-Sali, jemi gati kurdo ti". Pas gjysmë ore duartrokitjesh, ministrat bënë pak pushim që t'u çlodheshin duart dhe më pas votuan njëzëri në unanimitet të plotë vendimin e Këshillit të Ministrave.org.
Gjithsej 178 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.