Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:49:

Kritikë mbi librat e R.Th.

Në rastin e këtij autori kemi rastin e një krijuesi, që edhe më shumë se kushdo autor tjetër është kritik me punimet e tij. Ai dallon qysh në librin e tij të parë, atë me vargje, se me vjershat e fillimit ia ka ulur cilësinë librit, duke e dalluar edhe vetë cilësinë e dobët artistiko-letrare tek këto vjersha. Mirpo ai i ka lënë shumë prej tyre në libër, jo vetëm se ato pëlqehen nga një grumbull i vogël lexuesish, por sepse ajo ishte jeta e tij dhe ai don të tregoj tek lexuesi njeriun si një proçes dhe jo si një trup statik të formuar; kështu sheh ai shpesh edhe shoqërinë.
Tek librat me tregime ai është gjithashtu kritik, duke i konsideruar tek niveli mesatar, ndonëse tematika e tregimeve është mjaft e larmishme, si pak tjetër në ndonjë autor shqiptar.
Vetë bukuria e disa pak prej tregimeve tregojnë se ky autor mund të ndalet pak më gjatë tek tregimet e tij të ardhme.
Tek tre punimet e tij mbi evolucionin gjuhësor kemi një strukturë të pa-planifikuar mirë dhe gjatë. Vërtet shumica e shembujve të sjellë duken të vërtetë dhe i hapin horizonte lexuesit për gjurmime dhe zbulime të mëtejshme vetë, por struktura e punimeve është jo në atë të punimeve të deritanishme mbi etimollogjinë, gjuhët dhe historinë.
Tek „Komplekset shqiptare të Inferioritetit“ mund të silleshin edhe më shumë shembij të gabuar nga autorët e analizuar, po ashtu mund të silleshin edhe më shumë të kundërta nga kritika e autorit tonë.
Dy vëllimet, „Albanistani…“ dhe „Europastani…“ vërtet nuk pretendojnë shumë, po ashtu i kanë rrahur mir temat që trajtojnë në shkrimet e veçanta, por mund të bëheshin edhe analiza më të thella të problemeve të sotme gjeo-politike dhe të faktorit fetar, sidomos atij islamik, i cili është trajtuar pak, kjo nga frika që autori mos të duket si kopjues temash.
Tek analiza e Biblës dhe Kuranit kemi ca stërgjatje të mëdha, sidomos tek ajo e Biblës.
Tek relativiteti i 2007-ës , figurat me ngjyra të autorit kanë dalë bardh e zi, për shkak të botimit (të vonuar). Në libër dallon edhe vetë evolimi i mendimit të autorit, pra, nëse libri mund të përpunohej, mund të dilte më konçiz.
Libri i fundit (po ashtu me vonesa në botim!?) u shkrua shpejt, aq sa autori ka harruar shumë gjëra pa thënë, gjë që e detyron atë të shkruajë prap në lidhje me disa fenomene natyrore dhe shoqërore. Ai do bënte mirë ta ndante kapitullin „Fizika metafizike“ nga ky libër, duke e botuar veçan, ndërsa të rejat e tij shkencore në një libër tjetër pasues.
Deri tani janë bërë vetëm pak komente dhe kritika mbi disa libra të autorit, kjo nga fakti i shmangies me marifet të librave të tij nga raftet e librave, si dhe heshtjes që mbahet ndaj tij.


  Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.