Forumi Horizont | Gjithsej 29 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 » Trego 29 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- rrima humoristike (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6311)
Eh atëherë! E kurë atëherë?
Kur fillon m'u ba prandverë,
Kur të dalin n'dritë lulkuqet,
E kur vallen t'fillojnë nuset.
Ah, atëherë edhe do vjetë,
Kur të shkosh në fat të vet,
Zemra mal inshallah t'bahet,
E prej qefit nuk të ndahet,
Paç fat t'mirë e t'ndihmoftë Zoti,
e me gëzime të shkoftë moti,
Por nji gja shumë po m'mundon,
po kam frikë tash na harron,
Se pastaj ke hadhe tjera,
s'di kur vjen as kur shkon vera,
s'di kur ngrysë as kur zbardhë drita,
e s'ke kohë me ndejt me çika,
as s'ke kohë për shokë e shoqe,
tash të duken t'gjitha krroqe,
Për punë Zoti t'jep këvet,
por s'ke kohë për internet,
as "skomil" as ndonjë "gungull"
se punët të mblidhen grumbull.
II
Eh atëherë! e Kurë atëherë?
Bora e bardhë kur t'vij me erë,
kur t'bjer shi e t'fryj murlani,
kur t'fillojë me t'u marrë Zani,
Me at Za kur t'nisësh me këndue,
shpendët n'mal kanë me t'nigue
E bilbilit n'i raftë n'vesh,
ka me ra prej tranit n'pshesh,
S'ka me'j ra ma n'mend me knue,
kangen tande tue ndigjue,
Aman Zot kangtare që t'kena,
s'ta kalon as Lopa Brena.
III
Ah atëherë! E kurë atëherë?
kur t'mbydhet shkolla në verë,
Kur diplomen n'shpi e Çon,
gëzohet gjithkush që dëgjon,
na gëzon edhe Bab Dolla,
vijnë pijnë kafe e KokaKola,
piqen pulat si n'hotele,
piqen qingja e piqen dele,
ban vaki ndonjë gjel detit,
s'pran muzika prej shyhretit,
GJIN'JA SHPISE ta duen hatrin,
tu luejt "shoten" dredhin shtatin.
Edhe na tjert te gzuem jena
ja thomë këngës me makarena.
Na e dijmë s'ka ma shyhret,
diplomen kur futë në xhep.
IV
Pas diplomës n'punë tash shkon,
edhe fati të ndihmon,
doktorreshë në punofsh n'zyrë,
kalon diten në pasqyrë,
avokate në të kena,
t'tan jeta do t'shkojë me rrena.
S'ka randësi çka do t'punosh,
dollar t'presin kudo t'shkosh.
Ke me i mushë xhepat me pare,
s'ke mu dukë ma katundare,
do t'blejsh vila n'breg të detit,
do t'bahejsh si bija mbretit,
do t'bahejsh me za ndër ne,
n'koken tande do t'bajn be.
Vilat tua me bazena
me garazhda e lifta mbrenda,
Çdo garazhdë nga dy makina,
shkojnë "ekspresit" si vetima,
ngjyra, ngjyra me t'marr sytë,
Aman Zot çka kena pritë.
V
Eh! atëherë! e kurë atëherë?
nga dhjet vetë presin në derë,
një nga një presin me hy,
janë m'sitat që vijnë për ty,
doren tande vijnë kërkojnë.
një palë hyjnë të tjerët shkojnë,
sheherli e katundar,
zhurmaxhi e të pafjalë,
të gjith djemt e vilajetit,
si princër e bij të mbretit,
s'ka me kjenë kollaj për ty,
me'j ra shenjit sy më sy
Zoti inshallah të ndihmon,
e gjenë fatin që t'takon.
Zoti inshallah ty përherë
ta mbushë zemrën shend e verë,
kur t'nisë fati me t'lulëzue,
e dëshira me t'u plotësue,
kur "dikush" të hyjë dhëndërr,
ka me t'u duk vehtja si ëndërr,
syve tu s'ke m'ju besue
që dëshira t'u plotsue.
Porse, ti mos e rrit mendjen,
shiko n'sy e lexo zemren,
e për fat që Zoti t'jep,
sa ma shpesh bjer "shehadet"
lutju Zotit ditë e natë,
që do t'japi këtë nafakë,
Çka shumkush kish me dishrue,
por fati u ka mungue.
VI
Edhe na! Ah edhe na...
s'do t'i lam mangut kurrgja
gëzimit tand per m'ju bashkue
n'mes t'valles kem me't rrethue,
Nji javë dit darsem do t'bajmë,
gjithë kojshin do t'i çojmë n'kam,
me muzikë kërset shyhreti,
si me kjenë kah "nënqyteti",
dy kangëtar e dy kangëtare,
do t'na bajnë me hedhë valle,
n'tarabukë e n'klarinetë,
kush nuk di, do t'këcej përpjetë,
Aman Zot, at'herë n'dyzen,
për gjylpan s'ka me metë ven
Alaudinin e gëzon nafaka,
ka me rrah për ty shuplaka,
do t'çojmë nuse si vetima
1000 vetë, 500 makina.
VII
Dhe atëherë! E kurë atëherë?
kur t'mos vije ma prandverë,
kur të plakejsh, ah kuku,
me dy shkopinj ke me shku,
s'ka me t'metë pesë pare mish,
ke m'u krrusë m'u ba dyfish,
mbulue koken si rrinë bullat,
kanë me t'mblue ftyren rrullat,
E gjithnjë si kryeneçe,
ke m'u ba plakë 100 vjeçe,
ka me t'dalë zani mentare,
ke me shitë k'shilla me pare,
kanë m'u vu njerëzit në rend,
për me ardhë e me ble mend.
Trandofilit i humbë era,
kur të mbesi veç në ferra,
kur t'i bien gjethet n'tokë,
vetëm shkopi mbet i fortë,
e pastaj shpejt vjen acari,
e merdhet e ban si zhari,
i këputë gjembat në trasenë,
e tretë, e ban të paqenë.
Kështu pra, njeriu i shkretë,
kur të plaket mbushë 100 vjetë,
ngadalë humbet, ngadalë tretet,
edhe shenjë për jetë s'i mbetet,
Deri t'thonë "pastë rahmet"
ike, shkove n'Ahiret.
PORSE TASH PER SHNET E JETE
VELLAU I YT TY TE URON
BAFSH O ZOT, MBI 100 VJETE
FATI I MIRE GJITHNJE T'PERGJON!...
Gjithsej 29 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 » Trego 29 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.