Forumi Horizont Gjithsej 36 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Qivuri i profecisë së Marksit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6783)


Postuar nga SUNBELOVED datë 20 Janar 2005 - 17:07:

Citim:
Po citoj ato që tha NYCgirl
"Klasa aktuale politike-kapitaliste" ne Shqiperi eshte e perbere nga shume anetare te nomenklatures se vjeter, ose nga njerez qe kane akumuluar kapital ne menyra ... le te themi thjesht ... te erreta. Eshte naive te presesh nga keta njerez nje evolucion koshience te nivelit te tille qe mund te krijoje kushtet e domosdoshme per zhvillimin politik dhe ekonomik te Shqiperise.



Eshte mese e vertete qe klasa aktuale politike shqiptare eshte e perbere nga shume anetare te nomeklatures se vjeter, ose njerez qe kane akumuluar kapital ne menyra te erreta. Duhet te theksoj se ky lloj me te vertete me tremb ky lloj kapitali qe ata kane. Ketu nuk po flas per kapitalin ne mure tulla shtepi, apo kapitalin ne numra llogarie bankare, apo ne forma te tjera, por per kapitalin human qe ato kane trasheguar apo akumuluar gjate 50 viteve "demokraci popullore" apo gjate 14 viteve " tranzicioni demokratik" Ky eshte lloji i kapitalit qe mua me tremb me shume, menyra e te perceptuarit, psikologjia e te drejtuarit.

Citim:
Po citoj ato që tha NYCgirl

Jam e te njejtit mendim me Fajtorin qe presioni nga BE apo forca te tjera eshte katalisti me i mire per te cuar shoqerine shqiptare perpara.



Ne rradhe te pare BE, apo ShBA nuk kane kohe qe te merren me "kastravec-uce" si puna e qeveritareve tane, aq me shume sot, aq me shume sot kur terrorizmi eshte ne plan te pare.

Presioni nga BE nuk besoj se do te ndryshonte dicka ne Shqiperi, sepse ky presion i behet politikaneve tane. Ulni korrupsionin ne administraten shteterore apo ne qeveri ne menyre qe ne tiu pranojme ne BE. C`kuptim ka kjo? Qeveritaret tane dhe familjet e tyre, kane kohe qe jane BE. Nuk kane probleme per vizat, mund te levizin dhe te zgjedhin vendin ku kane deshire te kalojne festat apo ku femijet e tyre duan te studiojne. Nuk e kuptoj pse c`perfitim kane ata qe vendi yne te hyje ne BE? Te paguajne taksa, ti merren pasurite e paligjshme qe ata kane vene, apo ti pritet vija e arit te lengshem qe hyn ne xhepat e tyre nga korrupsioni apo kontrabanta? Zgjidhja apo ndryshimi nuk mund te vije nga BE apo USA, nqs ajo nuk vjen ne, atehere te mos e presim fare ....


  Gjithsej 36 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.