Forumi Horizont | Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
sekreti i lumturise qendron ne ate se si te shikosh gjithe mrekullite e botes por nderkohe mos harrosh per asnje moment ato dy pikat e ujit ne lugen e vogel.
dashuria nuk njeh kufinj fizike, dashuria eshte arsyeja pse gjithshka ne kete bote u krijua, dashuria eshte arsyeja e egzistences sone, dashuria eshte i vetmi ligj i universit. dashuria eshte e perjetshme.... mbartet ne cdo frymemarrje, ne cdo ender, ne cdo rrahje zemre.
nganjehere gjerat ndodhin qe te na ndihmojne te perjetojme fatin tone, nganjehere ndodhin qe te mesojme prej tyre, nganjehere na tregojne rrugen si te ecim drejt deshires sone me te zjarrte. dhe nese ate nuk e harrojme kurre dhe nese nuk pushojme se shpresuari e se enderruari, atehere cdo moment do na duket i shtrenjte sepse do i afrohemi dalengadale endrres sone. sepse kur dicka deshirohet me gjithe shpirt do te thote se deshira ka lindur ne shpirtin e universit dhe te gjitha forcat e tij do bashkohen qe ta bejne ate te mundur...
nese cdo veprim behet nga dashuria, per dashurine, nese dashurohet deri ne ate pike sa dhemb.... me tej nuk ka dhimbje, por ka vetem dashuri
dashuroni njerez dhe mos hiqni kurre dore nga dashuria nga shpresa, sepse mrekullite nje dite do te ndodhin........ duhet vetem durim.
te shtunen pashe filmin artificial intelligence te stiven shpilberg. kam qare shume por njekohesisht edhe u frymezova.
Davidi iu lut zanes blu pafundesisht- o zane blu o zane blu me shderro ne njeri ne bej cun normal keshtu mami do me doje ashtu sic do martinin. dhe nuk u lodh se perserituri lutjen dhe nuk i hoqi syte nga ajo per 2 mije vjet rresht....... kaq shume deshironte te beheshe cun kaq shume deshironte qe ta donin saqe deshira e tij iu realizua. dhe ai per here te pare mbylli syte, fjeti dhe zbuloi hapesirat qe vetem njerezit i njohin kur flene.... endrrat
ju keshilloj ta shihni. ndoshta jam enderrimtare e pasherueshme por cfare eshte jeta pa endrra? ne endrra takoj nenen time dhe dashurine e saj e mbart me vete cdo sekonde te jetes sime.... edhe pse ajo nuk eshte me fizikisht prane meje
Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.