Forumi Horizont | Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
:P
...ndonjehere duhet te veshesh maske. Behet a sort of mbijetese e domosdoshme qe ta perdoresh per jeten. Te gjithe e veshim masken here pas here edhe ketu, edhe tani dhe mos e shiko si gje negative, e nuk eshte mire te paguash all the time. Try some free stuff. It's so fun. Nuk eshte edhe aq e keqe te hiqesh sikur je dikush tjeter. at the end of the process mund edhe te kesh ndryshuar pakez...
Ket e kane qujt fenomeni "teptil"
:p
Udhetoj me kepucet qe me vrasin kembet. Gishtat jane gjak por nuk ndaloj se ecuri. Kam nje pikesynim qe duhet te arrij. Pluhuri i rruges shkretetiren kujton dhe pa pritur shiun hapat zvarris te zbuloj se prej cfare lloji jam bere.
Ne tkurremi si mitra para publikut, sikur do pjellim kushedi ç'organizem intelektiv. Tkurremi dhe vezhgojme, te rrjeshtuar ne temat e maternitetit horizont. Sikur presim doktorin me ngulm, rastin tone per te pjelle, nuk ia lejojme vetes te pjellim me infermiere. Syte skuqen dhe barku fryhet nga ato qe mbajme brenda. Ndokush duket shtatanik dhe keput rreshta per inkubator. Te tjere perfundojne ne thiken e kohes, per te nxjerre sikletet me pahir.
Nuk eshte pejsazh i trishte. Nuk mund te jete i trishte nje maternitet. Eshte vetem ambjent ulerites, ku bashke me bebet e formuara dalin jashteqitje mendore te paparashikuara. Ose kelyshe te ngordhur ne bark... sepse shume kohe jane mbajtur pa komunikuar me boten. Dhe per denim kane hedhur kordonin ombelikal si lak ne qafe, per te fajesuar padronin qe merr kufomat ti ruaje ne formaline. Te gjitha keto jane pjese e privatesise se secilit. Sepse ne maternitet vihet veçse per te pjelle e uleritur, me thika apo me duar. Dhe pacientet kthehen ne folete e tyre shpejt. Ca traumatizohen, nuk guxojne te hyjne serisht. Zgjasin syte per se largu, gudulisin kutite private, stimulojne pjelljen e te tjereve. Por vete s'e duan me ate shqyerje. Efekt i rritjes apo plakjes, kete se di. Ashtu siç nuk di nese pjellja e vazhdueshme e ketyre shkrimeve eshte ndonje forme e perhersheme adoleshenciale.
http://www.youtube.com/watch?v=wXSTe9YMCKo (Tanita Tikaram -Twist in my sobriety)
(edhe pse shkruar nen efektin e Sade - Soldier of Love)
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Po citoj ato që tha AngelDevil
sa bukur flisni ju piktoret ... asigjo smorra vesh .... apo ti thua.... mos kujto se jam piktor ... jam artist
he pra perkthe se na trashe
Sublimueshem
Hedhim hapat ne lokal dhe ulemi ne nje tavoline. Porosisim nje birre dhe shtrohemi te flasim ne zhurma muzike e fjalesh. Se dime as vete pse shkojme te gjithe neper lokale, kur do mjaftonte nje tavoline 6-çe ne shtepi.
Bejme sikur se dime...
Ne fakt eksitohemi nga afersia e qenieve qe nuk njohim. Nga njerez te rastesishem qe na kalojne prane, kushedi me ç'jete, me ç'humor, a ç'perputhje do kishim. Qenie rrezatuese qe ne kohe tjeter, temperature tjeter, dite tjeter, a takim tjeter, mund te beheshin dirigjente perfekte te jetes tone. Edhe pse mbeten pergjithmone rastesi te humbura, Potenciale ndryshuese qe kalojne anash shkujdesur. Radioaktivitet eksitues.
Eshte nje spektakel i rralle, aluçinogjen natyral, pa kerpudhat e Amsterdamit, ndjesia qe te sjell kalimi i afert i Potencialeve. Sy qe drejtohen, shikime qe kryqezohen, vetulla te pastra, buze te shkujdesura, dhe ne fund... oh ne fund... rrezatime aromash qe bejne qenien prej psikopati nje Parfumer aktiv. Flegrat e hundes hapen, molekulat lajmetare futen, parashikojne akorde muzikore, parashtrojne karnalitetin, ngjeshen per here te pare misherisht pas mukozes nazale... Nese ke vlera sadopak magnetike behesh prè e forcave qe s'te perkasin. Dore mbi instrumentet e jetes. Zgjat telat, pergatit simfonine. Ashtu kalimthi, teksa nje Potencial rrezaton radioaktivitetin e vet nepermjet formes prej mishi qe i ka dhene natyra.
Ehhh, lokalet kundermojne Potenciale radioaktive. Forca krijuese apo vdekjeprurese qe do linin gjurme ne jete. Dhe se dine as vete... (gjoja). Ulur ne tavoline vazhdojme te bejme sikur jetojme ne menyre te pavetedijshme ato ndjesi. Sikur kubaturat plot me njerez jane nje rastesi. Jemi perverse deri ne palce, si derrkuce qe paralizohen nga feromonet. Deshmi per ekzistencen e Potencialeve.
________________________
P.s. Parafoles, keni ca te drejte lart. Duhen shkoqitur gjerat qe mendjet ti kuptojne qarte.
Fajtor po kthehesh ne nje Bill Maher shqiptar- kam pershtypjen se po te doje ndryshim karriere mund te filloje stand up comedine tende ose nje reality show
Per disa njerez e vetmja konstante eshte ndryshimi. Per meshkujt e vetmja konstante duket te jete ovulimi
ndersa mua me duket qe "sublimueshem" ta kem hasur dikund neper ndonje liber ...ndoshta eshte dhe "deja vù" ...
Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
....
Per meshkujt e vetmja konstante duket te jete ovulimi
Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.