Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga BIONDIA datë 26 Maj 2010 - 01:27:

KUKËS- Policia e Kukësit ka ofruar sot shpërblim për ata që do të japin informacion rreth vogëlushes së zhdukur. Prej 4 ditësh nuk ka asnjë informacion për 6-vjecaren Bleona Mata nga fshati Zapod i Kukësit.
Në një deklaratë, policia ka njoftuar sot se "Për cdo person që mund të japë informacion ka shpërblim një shumë prej 500 mijë lekësh".
Vajza e vogël ka qenë duke kullotur bagëtinë në një lëndinë rreth 500 metra larg shtëpisë, por nuk ëshë parë më që nga ai moment. Familja ka dhënë alarmin, e bashkë me banorët e zonës kanë nisur kërkimet, por nuk kanë rënë në gjurmë të saj. Asnjë e dhënë edhe pas ndërhyrjes së policisë, e cila sqaron se është në hetim të ngjarjes.


kthim sa me pare ne shtepi shendoshe e mire ...


Postuar nga BIONDIA datë 18 Korrik 2010 - 02:17:

Një aksident I rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë. Një autobus i linjës Tiranë-Fushë Arrëz dyshohet të ketë rënë në greminë në një lartësi mbi 400 metra.
Mësohet se vendi ku ka ndodhur ngjarja është fshati Dom i komunës Gjegjan
Ka arritur ne 14 numri i te vdekurve nga aksidenti ne Puke, nderkohe qe ka nje numer te madh te plagosurish rende, Qeveria e ka shpallur ditë Zie kombëtare ditën e dielë dhe ka njoftuar se do paguaje funeralet e viktimave.
Kreu i qeverise dhe lideri i opozites Edi Rama kane shkuar ne spitalin ushtarak, ku ka aktualisht disa te plagosur rende, mes te cileve edhe femije. Presidenti Topi gjithashtu ka vijuar me ngushellimet e rastit. Autobusi ishte nisur nga Durresi drejt Fushe Arrezit. Sipas deshmive te para, shkak aksidenti nuk ka qene moti i keq.


ngushellime familjareve


Postuar nga AngelDevil datë 19 Korrik 2010 - 01:23:

Vertet tragjike


Lartesia ishte 30-40 metra Bionde


Postuar nga Fajtori datë 19 Korrik 2010 - 03:36:

Ehe, dhe presidenti Topi kishte shkuar sot ne spital per here te dyte. Aty kishte pergezuar mjeket per punen madhore dhe i kishte bere thirrje policise te kontrollojne me shume, me sakte, me shpejt, me bukur...

Edhe Jozefina kishte shkuar ne spital per t'iu gjendur prane hallexhinjve qe kishin marre autobusin.

Me nje fjale, ne vend te rregullojne rruget, shkojne te qajne ata qe vdesin rrugeve. Mire i bie, politikisht eshte me mire te qash te vdekurit sesa te punosh per te gjallet. Se barren e nje fushate per edukimin e popullates se merr njeri, por vizitat ne spital nuk i harrojne. Je qe je ne spital, futi ca fjale te medha, ca kontrolle, ca epitete te bukura. Tregohu qe je shpirt njeriu se shqiptaret keto shofin, kush eshte burre prej verteti (psh Pango qe ia lypi si burrat), kush eshte gay qe duhet internuar (psh Klodi), kush qan me fort (Topi apo Jozefina), kush ben batuten me "seks" te portokallia, etj. Leri rruget dhe korrupsionet se jane pune e gjate, fama fitohet ne vizita spitali, qofte kur pabukesat bien vete (ne Fushe-Arrez), qofte kur i ve ti barutin (ne Gerdec). Spitalin mos e le pa vizituar nqs je politikan i mirefillte. Madje Nano desh humbi postin kur guxoi te bridhte buzuqeve ndersa autobusi me kosovare binte ne humnere. He te keqen, mos harro: politikani ne spital eshte me i rendesishem se mjeku. Me ate rast i kujton miletit se 14 te vdekur jane humbje e madhe per Shqiperine e vogel. Pradaj le te bashkohemi te gjithe rreth partive meme, te shkojme neper spitale, te leme punet, te ulim flamuret dhe te mbushim televizionet me vizitat tona. Te konsolidojme idene se jemi popull ne zhdukje, prandaj te mbajme fort rendin qe kemi, me politikanet qe kemi, qe i paçim sa malet.

Po vras mendjen si e zgjidhin politikanet konfliktin mes keqardhjes qe duhet ti vije per te vdekurit dhe kenaqesise qe duhet ti vije nga dalja e paplanifikuar ne media.


Postuar nga Fajtori datë 25 Korrik 2010 - 04:11:

Sot ne mengjes: Burri vret gruan dhe vajzën 17 vjece

------------------
Lajmet shqiptare jane katastrofe çdo dite xhanem. Per shembull, kete jave ra nje autobus, nje 25 vjeçar u vra ne lezhe, nje 16 vjeçar u vra ne konflikt me policine, ndersa nje burre sapo u gjet i vrare ne Shkoder.
Megjithate krimet ne familje fitojne gjithmone rekordin. Kjo me poshte ka ndodhur sot ne mengjes gjithashtu ne Shkoder.
------------------


SHKODER-Një krim i dyfishtë brenda familjes ka ndodhur sot në një fshat të Shkodrës.

Ngjarja e rende u shënua rreth orës 05:30 minuta të mëngjesit të sotëm në fshatin Samrish të Komunës Dajc në familjen Rrjolli. Mësohet se kryefamiljari Pjetër Rrjolli qëlloi me armë zjarri për vdekje vajzën e tij 17 vjece Kristina Rrjolli dhe bashkëshorten Mina Rrjolli, 40 vjec.


Krimi për motive të dobëta
Ka qënë një sherr mes gruas dhe burrit heret ne mengjes ku vajza më e madhe e shtëpisë, Kristina është mundur ta zbusë. Gjithcka ndodhi në dhomën e gjumit të ciftit. Dyshohet se Pjetër Rrjolli ka qëlluar gruan e tij, Minën dhe e ka kërcënuar atë me armë. Në moment ka ndërhyrë vajza që është munduar ti marrë babait armën nga duart. Por, tepër vonë, arma shkrehet dhe mbetet e vdekur Mina dhe plagoset rëndë dhe gjen vdekjen pas disa minutave, vajza Kristina. Ngjarja e rëndë ndodhi para syve të dy fëmijëve të tjerë të familjes Rrjolli, më të vegjël në moshë se Kristina.
Ka qënë vetë Pjetri që telefonoi policinë për cfare ndodhi në banesën e tij.

Nga informacionet që ka marrë policia, u mësua se cifti grindej vazhdimisht për motive xhelozie dhe për gjendjen e rëndë ekonomike ku ndodhej familja.
Policia e konsideroi vrasjen e ndodhur për motive të dobëta, ndërsa babai dhe njëkohësisht bashkëshorti vrasës ndodhet në arrest në gjendje të rëndë psikologjike. Ndërkohë dy fëmijët e vegjël të familjes janë marrë nga të afërmit qe po perpiqen ti qetësojne pas tragjedisë së ndodhur në banesën e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

--------------------------

Ky eshte i disati lajm me te njejten skeme. Babai rref gruan, vajza nderhyn ti qetesoje, burri i vret te dyja. Ndonjehere vajza arrin te vrase babain (para disa muajsh), por ky eshte lajm i rralle. Nderkaq djemte i vrasin baballaret per konflikt direkt, jo per shkak te nenes, gje qe tregon per unitetin e çelikte femeror ne sofrat shqiptare.


Postuar nga Fajtori datë 26 Korrik 2010 - 21:45:

Shkodër, rrëfehet vrasësi (i lajmit lart)



Postuar nga AngelDevil datë 26 Korrik 2010 - 23:07:

Ja pse duhet denimi me vdekje ketu ne Shqiperi!


Postuar nga shelgu datë 26 Korrik 2010 - 23:33:

Idiote, injorante.
Motive te dobta, thote. Pf, me ardhka keq per ate familje.

Po po te dalin armet sheshit, sigurisht qe ajo pune ate pune sjell


Postuar nga AndreaPirelli datë 27 Korrik 2010 - 00:17:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Idiote, injorante.
Motive te dobta, thote. Pf, me ardhka keq per ate familje.

Po po te dalin armet sheshit, sigurisht qe ajo pune ate pune sjell



Njerezit duhet te jene te lire ................ te mbajne edhe arme ........... S'kane detyrim ti binden ligjit ... Ajo eshte skllaveri (me rrenjet ne amerike) ......... Tjetri ka qejf te vrase ......... le te vrasi ......... ka qejf te ece pa rrip sigurimi le te eci .......... jemi njerez te lire ................ .


Postuar nga Fajtori datë 29 Korrik 2010 - 08:54:

Sonte ne Has: vret gruan para femijeve, pastaj vret veten

HAS-Një burrë vrau gruan e tij me pistoletë dhe më pas ekzekutoi veten duke shënuar kështu krimin e radhës në familje brenda pak ditësh.

Policia bëri të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi rreth ores 21:00 te natës në fshatin Brenog të Hasit në familjen Muslika. Gëzim Muslika 33 vjec ka qëlluar për vdekje me pistoletë gruan e tij Pranvera Muslika rreth 30 vjec. Krimi makabër u krye në sy të 3 fëmijëve të mitur të ciftit te moshes 7 deri 12 vjec.
Policia e sinjalizuar për ngjarjen e rëndë ka shkuar në vendgjarje për të arrestuar autorin, por hasi në vështirësi. Bashkëshorti vrasës nuk pranoi të dorëzohej dhe u ngujua në banesë së bashku me 3 fëmijët e vegjël.

Pas përpjekjeve të policisë, Muslika dorëzoi ne oren 5:00 te mengjesit fëmijët e vegjël dhe më pas i dha fund jetës me pistoletën me të cilën gjatë orëve të natës ekzekutoi gruan.

Ky eshte krimi i trete ne familje brenda 5 ditesh. Në datën 24 Korrik, kryefamiljari Pjetër Rrjolli për motive të dobëta qëlloi me armë zjarri për vdekje vajzën e tij 17 vjece Kristina Rrjolli dhe bashkëshorten Mina Rrjolli, 40 vjec. Fatmirësisht pa u lënduar shpëtuan 2 fëmijët e tjerë të familjes Rrjolli. Ndersa para dy ditesh (26 Korrik) ne Fier, pas një sherri në banesë, ish-gruaja së bashku me djalin, kanë masakruar për vdekje familjarin e tyre nga Fieri.

__________________________

Koment:
Shqiperia eshte vend i familjes, aty ku gjaku nuk behet uje, ku ndihmohet klani, ku qeverite shkojne e vijne, por familja mbete familje. Keto krime perveç aspektit negativ te njerezve qe vriten, kane edhe aspektin pozitiv te shperberjes se familjes. Tregojne se koncepti i dikurshem familjar po permbyset. Eshte aspekt shume pozitiv nga ana sociologjike. Akoma me mire qe krimet ndodhin ne zona te thella fshatrash, ku mbizoteron injoranca dhe tradita. Mesa duket kultura shqiptare po tundet ne themelet e saj historike: FAMILJEN. Keto vrasje jane tamam simptoma te ndryshimit te shoqerise. Ose agonia e kultures tradicionale. Aspekt negativ ama eshte se dhuna ushtrohet shpesh tek femrat, por s'ke ç'pret ne nje shoqeri maskiliste. Aq maskiliste sa dhe femrat jane "burrnesha". Meqe ra fjala, kush me gjen si perkthehet fjala "burrneshe"?


  Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.