Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Ignatius datë 01 Prill 2010 - 05:10:

Shoqata “Vorio Epiri” i bashkohet thirrjeve antishqiptare greke



ATHINË- Shoqata të jashtëligjshme minoritarësh mbajnë të ndezur tezën e Vorio Epirit. Neës 24 siguron foto ku përfaqësues të këtyre shoqatave “performojnë“ në rrugët e Athinës me flamuj të Vorio Epirit, madje në njërën prej tyre lexohet greqisht "Epirin e veriut , nuk e shes dhe nuk harroj”.

Teza e Vorio Epirit, një tezë antishqiptare vazhdon të mbahet e ndezur nga qarqe ekstremiste greke por që fatkeqësisht shpesh i bashkohen edhe përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri. Fotot i përkasin një parade festive në Greqi të zhvilluar në 17 shkurt. Madje edhe kjo ditë ka një simbolikë shumë negative pasi njihet në Greqi si dita e “Pavarësisë së Vorio Epirit“ .

Në fotografitë që u shfaqën fillimisht në disa media të Greqisë, dallohet qartë parakalimi i një organizate të quajtur “Rinia Vorioepirotase”, së bashku me “Lidhjen Panhelenike të Çështjes Vorioepirotase”, të cilat mbajnë flamuj të “Shtetit Autonom të Vorioepirit” të shpallur pas pushtimit grek të Shqipërisë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe që për këto organizata janë flamujt e “shtetit të vorioepirit”.
Duket se përmasat e skandalit bëhen më të rënda pasi një aktivitet i tillë në zemër të Greqisë zhvillohet me lejen e autoriteteve greke dhe konkretisht të autoriteteve policore.

Ka reaguar menjëherë përmes një deklarate, Partia për Drejtësi dhe Unitet e cila i konsideron këto akte të dënueshme që nxisin irredentizmin dhe flasin për etnitete që nuk ekzistojnë, të cilat madje i trajtojnë edhe si “shtete” nuk i shërbejnë marrëdhënieve mes dy shteteve e as mes dy kombeve.
Në deklaratë thuhet se PDU i dënon ashpër këto lloj aktesh dhe kërkon nga qeveria shqiptare një reagim të menjëhershëm kundër irredentizmit të shfaqur me lejen e autoriteteve zyrtare greke.

Mbajtja e flamujve të tillë me mbishkrime Vorio Epir apo thirrje nga organizata të sigluara me këtë term të hapur antishqiptar duket se janë në të njëjtin sinkron me ato që u dëgjuan në paradën kombëtare greke ku forca speciale në prani dhe të autoriteteve të larta greke lëshuan thirrje raciste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve.
(e.n/News24/BalkanWeb)


Postuar nga lost_soul datë 01 Prill 2010 - 07:33:

S'ka dite qe mos te shoh tek lajmet qe ndonje i huaj flet per qetesine politike qe kerkohet dhe pritet nga Shqiperia.
Shpresoj qe mesazhi i tejetperseritur t'i trokase ne tru shokeve te revolucioneve te vlerave. Perpjekjet per te realizuar kunjat dhe tekat per zgjedhjet behen ne kuvend, ne gjykata, institucione etj.


Postuar nga Fajtori datë 01 Prill 2010 - 13:16:

Shqiptari kur i intereson degjon te huajt, kur s'i intereson kujton padrejtesite qe bejne te huajt.

Dhe akoma me keq, interpreton qetesnie qe kerkojne te huajt me pushtetmbajtje, nderkohe qe qetesia prishet qekur nje kryminister alabak ofendon biznesmene, nena, e gra nga foltorja e parlamentit dhe nga studiot televizive. I njejti kryeminister qe akuzonte Fatos Nanon si mafioz dhe tani e beri shok per interesa politike. Dhe te tjeret duhet te rrine qetesi...


Postuar nga AngelDevil datë 01 Prill 2010 - 13:41:

Parizi: Shqipëria nuk ka nevojë për centrale bërthamore

“Centralet Bërthamore janë lojë politike dhe Shqipëria si dhe Europa nuk kanë nevojë për të tillë” deklaroi përfaqësuesi i rajonit të Puljas, Natale Parizi , që duket se ka befasuar pritshmërinë e opinionit shqiptar. I ndodhur në Durrës bashkë me zv.presidentin e PE Giani Pitella,

“Shqipëria nuk ka nevojë për centrale bërthamore. Berluskoni në Pulja deklaroi se centrali bërthamor nuk do të ndërtohet në Pulja por në Shqipëri. Është spekuluar politikisht për ndërtimin e centraleve , Shqipëria ka burime të tjera që mundësojnë prodhimin e energjisë së rinovueshme. Centralet bërthamore dhe ato me qymyr janë të dëmshme për njerëzit dhe ambientin” u shpreh Parizi.


http://bw.balkanweb.com/shqiperi/pa...amore-9173.html


Postuar nga Fajtori datë 01 Prill 2010 - 19:57:

Fytyrat zezake nuk i njohim sepse nuk jane drejtore

Dihet shkencerisht se njerezit njohin me kollaj fytyra nga raca e tyre sesa fytyra nga raca te tjera. Sidoqofte, nje studim i ri ka provuar se kur fytyrat e races tjeter jane ne pozicione te rendesishme sociale ky efekt humbet. Me pak fjale, syri na kap njerezit qe kane rendesi, qe shpesh jane te races tone, prandaj jemi mesuar qe raca jone te jete me e kollajte per t'u njohur.

http://www.sciencedirect.com/scienc...d958fd0b61fe5b9


Postuar nga lost_soul datë 01 Prill 2010 - 21:38:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Shqiptari kur i intereson degjon te huajt, kur s'i intereson kujton padrejtesite qe bejne te huajt.

Dhe akoma me keq, interpreton qetesnie qe kerkojne te huajt me pushtetmbajtje, nderkohe qe qetesia prishet qekur nje kryminister alabak ofendon biznesmene, nena, e gra nga foltorja e parlamentit dhe nga studiot televizive. I njejti kryeminister qe akuzonte Fatos Nanon si mafioz dhe tani e beri shok per interesa politike. Dhe te tjeret duhet te rrine qetesi...


Ka ikur koha e te qenurit fanar i vetem qe ndriconte boten.
Ka ardhur koha te degjojme ata qe kerkojme t'i hyme ne shtepi pa leje (pa viza) dhe t'ia bejme pis.

Nje alabak ka ne dore kutite e kashtes dhe alabaku tjeter ka ne dore rrumpallen e rruges.
Ndersa per ceshtjen e kutive mesazhi mjaftohet me "zgjidhni ceshtjen", per ceshtjen e rrugacerise jane te qarte "rruga i perket politikes se alabakeve".


Postuar nga Fajtori datë 01 Prill 2010 - 23:52:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Ka ikur koha e te qenurit fanar i vetem qe ndriconte boten.
Ka ardhur koha te degjojme ata qe kerkojme t'i hyme ne shtepi pa leje (pa viza) dhe t'ia bejme pis.

Nje alabak ka ne dore kutite e kashtes dhe alabaku tjeter ka ne dore rrumpallen e rruges.
Ndersa per ceshtjen e kutive mesazhi mjaftohet me "zgjidhni ceshtjen", per ceshtjen e rrugacerise jane te qarte "rruga i perket politikes se alabakeve".



Qysh kur une njoh dy çika histori, rruga i perket ndryshimeve te dhunshme, te cilat ndodhin gjithmone kur sistemi dhe institucionet nuk i pergjigjen nevojave te [nje pjese te] popullit. Njesoj si terrorizmi modern eshte zgjidhja e vetme per te luftuar superfuqite [ushtarake].

Nga rruga kane kaluar gjithe revolucionet e njohura deri me sot. Por kane kaluar dhe alabaket e mafiozet. Varet si deshiron te shikosh levizjen e njerezve ne rruge. Kete te mire ka historia, mund ta shikosh sot sipas paragjykimeve vetjake dhe ti japesh nje emer me kalimin e kohes. Mjafton te lesh menjane paragjykimet ne nje fare pike.


Postuar nga lost_soul datë 02 Prill 2010 - 00:01:

Ka revolucione ka edhe evolucione.
Revolucioni ndodh kur shteti shtyp popullin e tij. Kur shteti ndryshon dhe ai quhet demokratik atehere fillon evolucioni drejt permiresimit. S'ka pse hidhemi ne revolucion per cdo pasaktesi. Keshtu i bie qe edhe ne Itali njerezit te hidhen ne revolucion.


Postuar nga Fajtori datë 02 Prill 2010 - 00:16:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Ka revolucione ka edhe evolucione.
Revolucioni ndodh kur shteti shtyp popullin e tij. Kur shteti ndryshon dhe ai quhet demokratik atehere fillon evolucioni drejt permiresimit. S'ka pse hidhemi ne revolucion per cdo pasaktesi. Keshtu i bie qe edhe ne Itali njerezit te hidhen ne revolucion.



Ne Itali maxhoranca nuk akuzohet per manipulime elektorale. Nje popull me zgjedhje te manipuluara eshte gi_ i shtypur. Prandaj maxhoranca ka per detyre te vertetoje transparencen e zgjedhjeve.

E tha bukur Edi Rama. Nuk dua fare te behen ndryshime ne perlament. LE te rrije siç eshte. Dua nje here te vetme te behen zgjedhjet e ndershme dhe te tregohen manipulimet qe behen. Ne fakt do ishte gjeja me e bukur, shqiptaret te kerkojne ndershmerine e procesit baze te demokracise: zgjedhjeve.


Postuar nga lost_soul datë 02 Prill 2010 - 00:24:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Ne Itali maxhoranca nuk akuzohet per manipulime elektorale. Nje popull me zgjedhje te manipuluara eshte gi_ i shtypur. Prandaj maxhoranca ka per detyre te vertetoje transparencen e zgjedhjeve.

E tha bukur Edi Rama. Nuk dua fare te behen ndryshime ne perlament. LE te rrije siç eshte. Dua nje here te vetme te behen zgjedhjet e ndershme dhe te tregohen manipulimet qe behen. Ne fakt do ishte gjeja me e bukur, shqiptaret te kerkojne ndershmerine e procesit baze te demokracise: zgjedhjeve.


Nuk mund te zgjedhesh cfare te duash ti per cfare hidhen ne revolucion njerezit. Sipas kesaj llogjike; ne Shqiperi njerezit hidhen ne revolucion per zgjedhje jo perfekte, ndersa ne Itali sipas te njejtes llogjike duhet te hidhen ne revolucion per nje sistem gjygjesor te korruptuar per shembull. Kur ia hyn nje rruge nuk mund te vesh me kushte, te pakten ne arsyetim.

Ajo thenia e Edi Rames eshte si puna e dhelpres me rrushin. Ai nuk e ndryshon dot rezultatin edhe sikur te gjitha kutite te hapen. Keto zgjedhje jane pranuar qe kane qene me te mira se te gjitha te tjerat. Kjo qe behet eshte thjesht nje tymnaje.


Postuar nga Fajtori datë 02 Prill 2010 - 00:42:

Mahhhhh... Te kontrollosh regjistrat, provimet, votat eshte praktike normale. Edhe shkollat e mesme ruajne regjistrat e viteve te shkuar. Jo mos ruhen DHE KONTROLLOHEN regjistrat e votimit.

Qe rezultati mund te ndryshoje kjo s'do mend. Ndryshe nuk ishte bere puna terkuze. Ceshtja eshte qe praktika shqiptare eshte te ndajne neper tavolina ca do behet 4 vjetet e ardhshem e therresin delet te votojne. Nese kjo praktike eshte e vertete (siç thote Rama) le te kontrollohen kutite e votimit. Nuk humbasim asgje... S'e kuptoj pse kundershtojne... Deri tani ishin numeruar 100 here, opozita kish hyre ne parlament dhe liberalizimi i vizave ishte me afer.


Postuar nga Fajtori datë 02 Prill 2010 - 05:48:

Familja e djalit homoseksual debohet nga qyteti i Lezhes

LEZHE-Pas protestave të vazhdueshme dhe presionit të qytetarëve të Lezhës që prej ditës kur djali i tyre Klodi deklaroi hapur në një show televiziv prirjet e tij seksuale, familja Cela është detyruar të largohet nga qyteti. Nëna dhe motra e Klodit, mësohet se janë larguar nga ky qytet pas presioneve të shumta dhe protestave që u bënë kundër tij, pasi sic janë shprehur qëndrimi në Lezhë mes presioneve ka qenë i pamundur.


Funderrinat vazhdojne te tregojne karakterin shpellar. Kundrejt çdo llogjike humane dhe respektit ndaj te drejtave te njeriut qe ka Evropa (ku shpellaret e Lezhes duan te shkojne pa viza) sot detyruan nje familje te tere te shperngulet nga qyteti. Kjo eshte forma moderne e internimit. Shpellaret preferojne te vazhdojne sodomizimin ne fshehtesi, si ne kohe te Enverit, pa iu treguar publikut.


Postuar nga Fajtori datë 02 Prill 2010 - 05:53:

Sheshi Skënderbej, Berisha:Jo vetëm për këmbësorë, por treg

Berisha sot tha se kishte ftuar Edi Ramen per te bashkepunuar per rregullimin e sheshit Skenderbej. Por nga Rama ka ardhur nje reagim brutal, tha Berisha.

Me pas tha se, nese sheshi behet vetem per kembesore, aty duhet te behet dhe nje treg.



Postuar nga Roi datë 02 Prill 2010 - 17:56:

Familja vertet gjynah se Klodi e ka ne rregull per vete...


Postuar nga Fajtori datë 02 Prill 2010 - 20:50:

Shqiperi- Itali, kapen 1155 kg droge brenda 24 oresh.

Një koordinim i mirëorganizuar nga policia shqiptare dhe Guardia di Financa ka bërë që sasia prej 1155 kg kanabis të mos përfundonte në tregun e shitjes përtej Adriatikut.

Operacioni i rëndësishëm është zhvilluar mbrëmë, pas konstatimit të mjeteve të shpejta lundruese të cilët po lëviznin në ujërat detare. Duke dhënë koordinatat e sakta të lëvizjes së mjeteve lundruese policia e shtetit ka kërkuar ndihmën e Guardia Di Finanzia dhe Interforza për ndalimin e mjeteve lundruese të cilat transportonin lëndën narkotike. Për të njëjtin qëllim, policia ka informuar dhe autoritete policore greke.

“Në sajë të këtij bashkëpunimi të suksesshëm u bë i mundur bllokimi në zonën e Leçes në Itali i një sasie prej rreth 900 kg lëndë narkotike cannabis sattiva, si dhe kapja e 3 shtetasve shqiptarë,”- thuhet në njoftimin për shtyp. Operacioni i antidrogës ka vazhduar më pas në tokën shqiptare. Policia informon se sasia prej 215.5 kg lëndë narkotike e cila ishte sekuestruar mbrëmë në Memaliaj, ishte pjesë e këtij operacioni.

Operacioni i antidrogës ka vazhduar më pas në tokën shqiptare. Policia informon se sasia prej 215.5 kg lëndë narkotike e cila ishte sekuestruar mbrëmë në Memaliaj, ishte pjesë e këtij operacioni.

Lënda narkotike u kap në flagrancë mbrëmë rreth orës 23.00’ në Memaliaj, në urën e Lumit Vjosë. Në pranga të policisë përfunduan Eduart Kujtim Lushkaj, 20 vjec, Eglivan Novruz Atija, 28 vjec, Selami Hamet Lushkaj, 37 vjec, të tre nga rrethi i Fierit, si dhe Andi Hysni Kurti, 41 vjec banues në Tiranë. Sipas policisë të katër të arrestuarit ishin me precedentë penalë. Të arrestuarit po transportonin lëndën narkotike prej 215, 5 kg nga Tepelena në drejtim të Fierit e më pas në Vlorë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se lënda do të trafikohej jashtë vendit në drejtim të Italisë.

Policia thotë më tej se objektiv i saj është sekuestrimi i të gjithë sasisë së lëndës narkotike të prodhuar në Lazarat apo gjetkë.

--------------------------------------------

Ketu mbaron lajmi i marre nga Balkanweb. Dhe ketu fillon prova se shqiptaret okazionalisht bejne tifozllek per drogen e Lazaratit. Ky eshte komenti i pare qe lexohet poshte lajmit:
Dërguar nga luli, hamburg gjermani më 02-04-2010 në 17:19

gjynah per investitoret,shum lek humbjedhe sakrific

---------------------------------------------

Edhe njehere nacionalizmi dhe kriminaliteti bashkohen. Ketij personi i dhimbset humbja ekonomike e ndertuar nga krimi. Ky do me gjithe shpirt vendin e vet... do preferonte qe droga shqiptare te mos kapej. Me ato leke te ndertohen pallate dhe dyqane. Pra ka shqiptare qe jane kriminele ne thelb, pikerisht sepse duan Shqiperine. Ja nacionalistet...


Postuar nga Fajtori datë 02 Prill 2010 - 21:23:

Racizmi grek, lajmi mberrin ne Fushe Arrez

Megjithese ushataraket u pushuan nga puna dhe qeverite u sqaruan, "banoret" e Fushe Arrezit u kujtuan tani te ngrihen ne proteste. Beh... shikoni me poshte kush jane banoret.




Sa mund te jete mosha mesatare???



Me 1 akullore i ka ngrejt noi biznesmen keta. Do kantidoje per deputet se shpejti...


Postuar nga AngelDevil datë 02 Prill 2010 - 21:28:

Re: Shqiperi- Itali, kapen 1155 kg droge brenda 24 oresh.

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Një koordinim i mirëorganizuar nga policia shqiptare dhe Guardia di Financa ka bërë që sasia prej 1155 kg kanabis të mos përfundonte në tregun e shitjes përtej Adriatikut.



Kisha 1 pyetje inocente une perdite degjojme qe u kapen kaq e aq kg kanabis heroine apo kokaine ..... po ku shkon gjithe kjo sasi qe kapet .... di gje ndonjoni


Postuar nga Fajtori datë 02 Prill 2010 - 21:30:

Me ha mendja e djegin. Je qe je bjeri tel policise. Kisha 1 pytje thuj, ato 1 ton qe u kapen ca do i beni...


Postuar nga doctor46 datë 02 Prill 2010 - 21:31:

Re: Re: Shqiperi- Itali, kapen 1155 kg droge brenda 24 oresh.

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Kisha 1 pyetje inocente une perdite degjojme qe u kapen kaq e aq kg kanabis heroine apo kokaine ..... po ku shkon gjithe kjo sasi qe kapet .... di gje ndonjoni

I vene flaken, tym e bejne.


Postuar nga AngelDevil datë 02 Prill 2010 - 21:34:

jeni te sigurt

kanabisin e mund ta djegin ... po koken dhe heroinen mos e fusin prap ne treg


Postuar nga lezhjani-82 datë 02 Prill 2010 - 21:35:

Sic thame me para (Fajtor) cdo shtet ben gjithcka...te njejte
pra...ta dini qe drogat dhe armet e kapura nuk prishen te gjitha.

Shiten ne menyre "Ilegale", por ne dijeni te shtetit. ose disa personave.

Sigurisht disa droga digjen e disa armeve u gjindet vendi...por ne te vertete shumica e tyre shitet perseri, e sipas mendimit tim, pse jo???


Postuar nga AngelDevil datë 02 Prill 2010 - 21:36:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Sic thame me para (Fajtor) cdo shtet ben gjithcka...te njejte
pra...ta dini qe drogat dhe armet e kapura nuk prishen te gjitha.

Shiten ne menyre "Ilegale", por ne dijeni te shtetit. ose disa personave.

Sigurisht disa droga digjen e disa armeve u gjindet vendi...por ne te vertete shumica e tyre shitet perseri, e sipas mendimit tim, pse jo???



ja robi i kapshem i dha drejtim "inocences" sime

teper i sakte


Postuar nga Deb* datë 02 Prill 2010 - 21:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Roi
Familja vertet gjynah se Klodi e ka ne rregull per vete...

Une them qe familjes se Klodit ti japin Azil politik ne Itali.
Vertet me dhimbset familja e tij. Pak e ka pike ne zemer nene e shkrete qe cuni i saj eshte gay, po do duroje dhe percmimin e bashkeqytetareve te saj me mentalitet te mykur e kanunor qe po kerkojne me force te hyjne ne BE.
Te mendosh qe protestuesit jane te rinj qe kane lind e rrit ne demokraci. C'mund te mendosh per brezat e vjeter?!


Postuar nga Fajtori datë 02 Prill 2010 - 21:42:

Nese shteti na rrokanis koken me ligje qe te mbaje nen kontroll biznesin e droges nepermjet kanaleve te veta, atehere me mire te mos ekzistoje. Kaq abuzim mjafton qe ti vesh bombat kryeministrise, sepse une (kryeminister) nuk kam kurajo te burgos e rrenoj familje qe pastaj te bej te njejten gje vete. Ti ke Lezhian?

Nuk luhet me fatet e njerezve deri ne ate pike. Nuk ka justifikim kombetar/nacionalist te me binde.


Postuar nga AngelDevil datë 02 Prill 2010 - 21:43:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*

Une them qe familjes se Klodit ti japin Azil politik ne Itali.
Vertet me dhimbset familja e tij. Pak e ka pike ne zemer nene e shkrete qe cuni i saj eshte gay, po do duroje dhe percmimin e bashkeqytetareve te saj me mentalitet te mykur e kanunor qe po kerkojne me force te hyjne ne BE.
Te mendosh qe protestuesit jane te rinj qe kane lind e rrit ne demokraci. C'mund te mendosh per brezat e vjeter?!



Aman o Deb nuk e dinte nena e vet se ca ishte djali .... ku ka nene ne bote qe mos njofe femijen e vet.... ah po ke te drejte qe ka njerez te pa emancipuar per mos perdor ndonje fjale ofenduese qe nuk shofin punet e tyre por merren me te tjeret ....

Ka te beje edukimi i familjes me orientimet seksuale? na ftilloni pak po patet mundesi


Postuar nga AngelDevil datë 02 Prill 2010 - 21:46:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nese shteti na rrokanis koken me ligje qe te mbaje nen kontroll biznesin e droges nepermjet kanaleve te veta, atehere me mire te mos ekzistoje. Kaq abuzim mjafton qe ti vesh bombat kryeministrise, sepse une (kryeminister) nuk kam kurajo te burgos e rrenoj familje qe pastaj te bej te njejten gje vete. Ti ke Lezhian?

Nuk luhet me fatet e njerezve deri ne ate pike. Nuk ka justifikim kombetar/nacionalist te me binde.



Kjo qe thua ti Faje eshte utopi ... te jesh i sigurt qe klanet mafioze te tregtise se armeve apo drogave kalojne nepermjet shtetit .... do fakte ?? GERDECI meqe jemi ne Shqiperi


Postuar nga Deb* datë 02 Prill 2010 - 21:48:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Aman o Deb nuk e dinte nena e vet se ca ishte djali .... ku ka nene ne bote qe mos njofe femijen e vet.... ah po ke te drejte qe ka njerez te pa emancipuar per mos perdor ndonje fjale ofenduese qe nuk shofin punet e tyre por merren me te tjeret ....

Ka te beje edukimi i familjes me orientimet seksuale? na ftilloni pak po patet mundesi


Jo nuk ka te bej Angel. Ata lindin te tille.
Ne nje dokumentar kam pare qe shume prej tyre vinin nga familje te mira. Njeri nga ata thoshte qe babai i tij ka qene perfaqesues kishe gjithe jeten. Eshte rrit me frymen e fese, besimit, por prape kjo nuk e pengoi, apo me mire ndihmoi te kishte preferenca seksuale si te tjeret.


Postuar nga lezhjani-82 datë 02 Prill 2010 - 21:50:

Faja e di po sdo ta pranoje...edhe nese jeton ne nje shtet ku ka lindur mafja dhe tregetia ilegale e armeve dhe drogave ka egzistuar gjithmone.

Kuptohet qe shteti ka qene i perfshire gjithmone dhe luhej aq shume si me para si me jete qe nuk kishte e ndoshta nuk ka zgjidhje tjeter.

Mora vetem nje shembull meqe me pare u tha qe gjithcka ndodh gjithkund


Postuar nga AngelDevil datë 02 Prill 2010 - 21:56:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*

Jo nuk ka te bej Angel. Ata lindin te tille.
Ne nje dokumentar kam pare qe shume prej tyre vinin nga familje te mira. Njeri nga ata thoshte qe babai i tij ka qene perfaqesues kishe gjithe jeten. Eshte rrit me frymen e fese, besimit, por prape kjo nuk e pengoi, apo me mire ndihmoi te kishte preferenca seksuale si te tjeret.



thnx Deb .... ne fakt homoseksualiteti eshte e vetmja teme qe sme intereson sbehem kurioze fare te lexoj rreth kesaj ceshtje .....

mgjate mendoj qe femijeria eshte ajo qe percakton karakterin dhe personalitetin te njeriu ne te ardhmen e tij ... ndoshta 1 femijeri e keqe ne familje jane e keto pasojat e klodit apo dikujt tjeter ... kete doja te thoja.


Postuar nga lezhjani-82 datë 02 Prill 2010 - 22:00:

Nese familja dhe edukimi prinderor i femijes ne moshe te vogel nuk luan rrol atehere kush ndikon ???!!!


Postuar nga Fajtori datë 02 Prill 2010 - 22:02:

Po keqkuptoni sensin e sekuestrimit.

Nje shtet mund te sekuestroje dhe ar. Kjo nuk domethene qe do e shkaterroje apo hedhen e det. Nese malli i sekuestruar hyn ne pune atehere i nxirret vlera (shtepiat nxirren ne shitje).

Tjeter gje eshte monopoli i nje shteti ne shitjen e produktit (arme, cigare, etj). Tjeter pune eshte tregetia e substancave qe shteti "vendos" ti ndaloje komplet ne treg. Nje shtet qe nxjerr drogen ne shitje luan me fatet e atyre qe ka burgosur. Prandaj meriton te luftohet.


Postuar nga Fajtori datë 02 Prill 2010 - 22:20:

Ka tregues te forte qe homoseksualizmi ka nje komponent te forte gjenetik:
http://en.wikipedia.org/wiki/Biolog...ual_orientation

Te pakten homoseksualiteti mashkullor mund te varet nga gjeni X (nga mamaja). Ne kete konkluzion ka arritur profesori italian Andrea Camperio:
http://www.springerlink.com/content/l6104277w82137x4/

Ky i fundit ka vene re se mamate ne fisin e homoseksualeve jane tendencialisht me "hot", me qejflie, kane me shume meshkuj ne jete dhe me shume femije. Nje sere gjenesh mund te kodifikojne deshiren per mashkull, dhe keto gjene gjehen ne kromozomen X. Por sigurisht qe faktori social ka nje efekt. Mendoj se nje shoqeri qe mohon se ka homoseksuale genjen veten. Nese njerezit lihen te lire njerezit mund te pranojne publikisht deshirat e tyre.


Postuar nga Ignatius datë 03 Prill 2010 - 01:16:

Ne cdo pese sekonda ne bote vdes nje femi nga uria ose shkaqet qe lidhen me te.

Dikush ketu ka shume respekt per prapanicen sepse flete me shume pasion ne mbrojtje te saj.


Postuar nga lezhjani-82 datë 03 Prill 2010 - 01:50:

Ne cdo 4 sekonda vdes dikush por lindin 4...ktu duhet te perqendrohesh.....si te thuash gjysma plot e gotes


Postuar nga Ignatius datë 03 Prill 2010 - 01:56:

Para disa muajsh per here te pare ndaloi rritja e popullsise ne bote...


Postuar nga Morfine datë 03 Prill 2010 - 02:02:

Citim:
Po citoj ato që tha Ignatius
Para disa muajsh per here te pare ndaloi rritja e popullsise ne bote...


Sipas disa studimeve qe e tregojne popullsine ne forme piramide Di qe ajo ka pasur renie te rritjes, pergjate luftes se pare dhe dyte boterore, apo jo?


Postuar nga Fajtori datë 03 Prill 2010 - 02:33:

Pse kam pershtypjen qe sikur ato femijet qe vdesin çdo 5 sekonda te ishin ne Greqi Ignatius nuk do i jepte as ndonje gote uji?


Postuar nga Ignatius datë 03 Prill 2010 - 06:51:

Nuk ka nevoje ti jap une,

I jep Anglia, Franca, Rusia qe te vazhdojne te deklarohen artificialisht si grek. Sic po e ben kete pune edhe branda Shqiperise me pensione...


Postuar nga AngelDevil datë 03 Prill 2010 - 16:30:

Citim:
Po citoj ato që tha Ignatius
Ne cdo pese sekonda ne bote vdes nje femi nga uria ose shkaqet qe lidhen me te.



Thenie e Ban Ki-Mun ne samitin boteror te ushqimit (FAO)

Nejse ... nese problemin e urise dhe shkaqet e tij i shikojme ne nivel global shikojme kushtet negative dhe pabarazite brenda te cilave gjendet sot politika boterore. kjo per faktin se :
E para eshte se bota 1 pjese te rendesishme te burimeve i ndan per politikat e luftes dhe armatimit. E dyta, eshte se pothuajse te gjitha vendet pak te zhvilluara jane te paafta ne zgjidhjen e problemeve gje kjo qe buron pjeserisht nga faktoret e trasheguar nga periudha e kolonizimit dhe pjeserisht koncepteve per nje qeverisje ‘demode’. Keto vende ose nuk mund ti zhvillojne kapacitetet prodhuese te ushqimit ose te te ardhurave ose nuk mund ti perdorin ne menyre efikase burimet qe zoterojne. E treta, eshte se ndjenja etike dhe e ndergjegjes se shoqerise globale nuk eshte krijuar mjaftueshem ose nuk funksionon fare. Dhe e katerta, eshte mos funksionimi efikas i organizatave boterore te themeluara per te zgjidhur keto probleme, nje prej tyre dhe me kryesorja eshte FAO( Food Agriculture Organization) pershembull.


Postuar nga Ignatius datë 03 Prill 2010 - 19:46:

Gjithe bota (trupi diplomatik) ne mebshtetje te nje vrime?!!!

Mos do te thote qe bota nuk eshte gje tjeter por vec se nje vrime?

Hahaha....

Rrofte vrima qe i jep kuptimin jetes!


Postuar nga sarandaebukur datë 03 Prill 2010 - 20:29:

Këngëtarja e njohur Liljana Kondakçi është arrestuar në qytetin e Selanikut,për llogari të drejtësisë italiane.

Sipas policise se kryeqendrës greke të veriut,Kondakçi ishte shpallur në kërkim prej disa vitesh dhe ështe një ndër anëtaret e një bande të trafikut të lendeve narkotike ne Itali. Ajo është dënuar në mungese prej drejtësise italiane me burg,ndërsa emri i saj ka dalë sërish në listën e personave të shumë kërkuar prej drejtësise,për një tjetër trafik lëndësh narkotike.

Ajo jetonte e fshehur në qytetin e Selanikut,në një banese të marrë me qira prej të afërmve të saj në këtë qytet. Arrestimi i 58- vjecares u bë i mundur prej agjentëve të anti-droges greke,mbas evidentimit të banesës së saj prej policisë italiane.

58-vjecarja do t'i dergohet gjykatës së Selanikut,e cila do të vendose për ekstradimin e saj drejt Italisë.

Top-channel


Postuar nga Fajtori datë 03 Prill 2010 - 20:38:

Citim:
Po citoj ato që tha Ignatius
Gjithe bota (trupi diplomatik) ne mebshtetje te nje vrime?!!!

Mos do te thote qe bota nuk eshte gje tjeter por vec se nje vrime?

Hahaha....

Rrofte vrima qe i jep kuptimin jetes!



Pro grek apo antigrek, pro shqiptar, apo antishqiptar, kush ka mentalitet ballkanik dallohet nje ore larg. Qendresa nacionaliste i duhet vetem per te justifikuar prapambetjen e njerit popull me prapambetjen e popullit fqinje.


Postuar nga Ignatius datë 03 Prill 2010 - 21:29:

Popull? Fqinj? Kush eshte?


Postuar nga Fajtori datë 03 Prill 2010 - 22:57:

Sic ka neuron fqinj, ka dhe popull fqinj.

Veç po qe me 1 neuron pastaj...


Postuar nga Ignatius datë 04 Prill 2010 - 01:55:

Kush eshte populli fqinj?


Postuar nga Fajtori datë 04 Prill 2010 - 02:40:

Citim:
Po citoj ato që tha Ignatius
Kush eshte populli fqinj?


Ai per te cilen ulerat grupi i Petrit Koles me urrejtje te madhe.


Postuar nga lezhjani-82 datë 04 Prill 2010 - 08:54:

Kush eshte ky petrit Kola se kisha qejf ta njoh.


Postuar nga Eria datë 04 Prill 2010 - 13:50:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Kush eshte ky petrit Kola se kisha qejf ta njoh.



Po ti je dhe i vjeter ne forum,duhet ta kesh ke lista baneve,ne fillim politika pastaj feja dhe si perfundim gjithe forumi
Karriere e shkelqyer

Ps.Gezuar Pashket


Postuar nga Fajtori datë 04 Prill 2010 - 17:23:

E forta eshte qe s'ka ban se e kontrollova




Varja, do i kete lene hapesire vetes.


Postuar nga Eria datë 04 Prill 2010 - 17:26:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
E forta eshte qe s'ka ban se e kontrollova




Varja, do i kete lene hapesire vetes.




Verte .....Do jete lodhur se shkruajturi ...Ndoshta ka pas ban disa javorsh ose mujorsh ..dhe do ia kesh hequr ti,kur ke qene ne qejf per debat ..po ai sta ka var ..

Ps.I feston Pashket Faje? Gezuar


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.