Forumi Horizont | Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 201 202 203 204 205 206 207 208 209 [210] 211 212 213 214 215 216 217 218 219 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
Sonte ne Has: vret gruan para femijeve, pastaj vret veten
HAS-Një burrë vrau gruan e tij me pistoletë dhe më pas ekzekutoi veten duke shënuar kështu krimin e radhës në familje brenda pak ditësh.
Policia bëri të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi rreth ores 21:00 te natës në fshatin Brenog të Hasit në familjen Muslika. Gëzim Muslika 33 vjec ka qëlluar për vdekje me pistoletë gruan e tij Pranvera Muslika rreth 30 vjec. Krimi makabër u krye në sy të 3 fëmijëve të mitur të ciftit te moshes 7 deri 12 vjec.
Policia e sinjalizuar për ngjarjen e rëndë ka shkuar në vendgjarje për të arrestuar autorin, por hasi në vështirësi. Bashkëshorti vrasës nuk pranoi të dorëzohej dhe u ngujua në banesë së bashku me 3 fëmijët e vegjël.
Pas përpjekjeve të policisë, Muslika dorëzoi ne oren 5:00 te mengjesit fëmijët e vegjël dhe më pas i dha fund jetës me pistoletën me të cilën gjatë orëve të natës ekzekutoi gruan.
Ky eshte krimi i trete ne familje brenda 5 ditesh. Në datën 24 Korrik, kryefamiljari Pjetër Rrjolli për motive të dobëta qëlloi me armë zjarri për vdekje vajzën e tij 17 vjece Kristina Rrjolli dhe bashkëshorten Mina Rrjolli, 40 vjec. Fatmirësisht pa u lënduar shpëtuan 2 fëmijët e tjerë të familjes Rrjolli. Ndersa para dy ditesh (26 Korrik) ne Fier, pas një sherri në banesë, ish-gruaja së bashku me djalin, kanë masakruar për vdekje familjarin e tyre nga Fieri.
__________________________
Koment:
Shqiperia eshte vend i familjes, aty ku gjaku nuk behet uje, ku ndihmohet klani, ku qeverite shkojne e vijne, por familja mbete familje. Keto krime perveç aspektit negativ te njerezve qe vriten, kane edhe aspektin pozitiv te shperberjes se familjes. Tregojne se koncepti i dikurshem familjar po permbyset. Eshte aspekt shume pozitiv nga ana sociologjike. Akoma me mire qe krimet ndodhin ne zona te thella fshatrash, ku mbizoteron injoranca dhe tradita. Mesa duket kultura shqiptare po tundet ne themelet e saj historike: FAMILJEN. Keto vrasje jane tamam simptoma te ndryshimit te shoqerise. Ose agonia e kultures tradicionale. Aspekt negativ ama eshte se dhuna ushtrohet shpesh tek femrat, por s'ke ç'pret ne nje shoqeri maskiliste. Aq maskiliste sa dhe femrat jane "burrnesha". Meqe ra fjala, kush me gjen si perkthehet fjala "burrneshe"?
Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 201 202 203 204 205 206 207 208 209 [210] 211 212 213 214 215 216 217 218 219 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.