Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2116 2117 2118 2119 2120 2121 2122 2123 2124 [2125] 2126 2127 2128 2129 2130 2131 2132 2133 2134 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Vizioner datë 23 Janar 2011 - 01:47:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Vizionero, une te kuptoj ty, ashtu sikurse edhe pastertine me te cilen shkruan, por ne demokraci nuk ecet me kete llogjike, prandaj kemi pluralizem politik. Sot ti neser une. ke pyetur ndonjehere veten perse behet lufta per pushtet, ja keshtu, ne jemi si ata gjelat e rinj dhe akoma nuk e kemi kaluar akoma kete periudhe.


aaahhhh mer Piktor, i kemi thene e sterthene te gjitha mendimet.
Kush e ka kuptu e ka kuptu, kush nuk e ka kuptu akoma KURRE sdo ta kuptoje! FATKEQSISHT

Une dua te them vetem qe, per mua dhe Botkuptimin tim, Diktaturat dhe Diktatoret duhen zhdukur dhe eleminuar me cdo kusht dhe menyre sepse, po leshuan rrenje thelle, eshte veshtire t'i shkulesh. Ashtu si Lisi qe i shperndan rrenjet neper toke dhe i fut thelle e me thelle ashtu jane dhe Diktaturat me Diktatoret, te cilet "NESER" do jete shume veshtire tja shkullesh rrenjet. Dhe kete, Europa si dhe Shqiperia e perjetuan gati 50 vjet rrjesht. E perjetuan, sepse u lane qysh ne fillim te leshonin rrenje dhe me ane te tyre te mbanin ne kembe trungun!!!


Eshte mese normale qe, ne ketu diskutojme, rrahim mendime dhe opinione, te gjitha keto jane te lira por, nje gje eshte EDHE me e shtrejte, me e lire; E drejta per te jetuar, per te jetuar si njeri dhe pa friken e te nesermes, te keshe te ushqesh femijet, te keshe te besh nje jete te qete ne ditet e fundit te jetes, te vdesesh nga zoti por ja nga vetvarja sepse nuk ke buke te hashe!

Shumica nga ne ketu, si ti, une etj. etj. kemi lluksin te flasim nga nje vend me te drejta te barabarta, me nje jete normale ku nje padrejtsi kam ku e kerkoj edhe jam i sigurte qe do fitoj, flasim nga nje veshtrim i larget-i paperjetuar TASHME nga ne Shqiperia, e paperjetuar real ne jeten e perdithshme por thjeshte si Turiste per ca dite dhe me mendjen per te ikur sa me pare sapo te cmallesh me njerzit apo dhe me guret POR, ato atje nuk kane LLUKSIN tone!!! Ky eshte thelbi. Prandaj, duhet te jemi NE, NE ketej edhe me shume nxites, me sa mundemi t'u ndihmojme qe te kuptojne se, NUK ESHTE AJO Liria e vertete, ajo Liria ku njeriu duhet ta bleje(korruptoje-paguje) por, Liri eshte ajo ku te gjithe te perfitojne nga njeri-tjetri, ku te gjithe pa dallim ti mbroje Ligji njesoj!!!

Ti i dashur Piktor, i kupton te gjitha keto, une thjeshte po parashtroj dhe po i perseris!


eeehhh, u zgjata, me fal. Mund te zgjatesha edhe me shume por ndonjehere dhe tek disa shikoj qe jane te "verber", jane egoste dhe cinike!!!

Secili ka mendimet dhe Botkuptimin e tij.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2116 2117 2118 2119 2120 2121 2122 2123 2124 [2125] 2126 2127 2128 2129 2130 2131 2132 2133 2134 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.