Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Videot/kenget me te bukura te muzikes shqiptare. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13423)
Postuar nga Roi datë 20 Korrik 2009 - 00:33:
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Waw... Roi,
Me variacionet e kitares se Seikos jam rritur. I zbulova nje dite rastesisht ne Radio Tirana dhe shtanga me goje hapur. Suksesi i erdhi fale nje çmimi te rendesishem qe fituan ne Kaliforni.
Ton Deda iku ne NYC, ku besoj eshte akoma. Dikur hynte ketu ne forum por e la pastaj.
Fajtor s'te dija k aq Roketar apo Metalar 
Faktikisht ka shume persona qe ne fillim te viteve 90 dgjonin muzike te tille edhe per faktin pasi mbaj mend kur sapo TVSH-ja filloi te jepte muzike te huaj diku aty reth fund-vitit 91 e me pas,kenget qe trasmentonte me shume ishin Nothing else matter e Metallica-ve, The final count-down e Europe-ve,Don't cry e Guns-ave etj etj,pra me pak fjale te rinjte po rriteshin me muzike rock,te forte e te bute ! Normalisht njekohesisht ishin dhe grupe qe benin rryme tjeter,rap apo techno, grupe si Snap,Corona,La Bouche e kshu me radhe por sdq ishin me shume muzike diskoje,e lezetshme po jo kushedi se c'fare,faktikisht kenget e Guns-ave apo Metallica-ve i mbajne mend te gjithe,ndersa te ketyre te fundit jo dhe aq,shume pak !
Nga mezi dhe fundi i viteve 90 mori nje rruge te keqe muzika ne Shqiperi! pasi u shkrine pothuajse tere fillestaret e muzikes se vertet,asaj rock,tere grupet e medhenj qe lartpermenda,s'doli askush tu zinte vendin,perkundrazi,muzika me e modes filloi te ishte turbo-folku e tere ato ekperimente qe bashkonin kengen popullore me rryma te tipit dance apo reggeton ! Vertet per te ardh keq ! Sot cik me ndryshe eshte situata,po sdq cunat tane duhet ti japin cik forca
, boll me keta pseudo artiste si GBani,Bleona Qerreti apo Zajmina, Ciljeta e Ingrid Gjoni e ku di une !
Me keto te fundit nuk e kuptoj c'pune kane me muziken ! per te bere leke mjaftonte te benin nga nje kalendar per vit me gjokset jashte, e ja i zgjidhen problemet !
Shume interesante historite e pjestareve te grupit pas ndarjes,edhe se paksa per te ardh keq!Biles per Eltonin kam lexuar se ne Amerike i binte pianos neper piano bare,thjsesht si pune dmth 
Historine e incizimit ne Kaliforni te albumit vertet nuk e dija ! Ama duhet thene qe cfare kane bere e kane per puro pasion !Perfitimet kane qene vertet minimale, e normale qe kur arrin nje fare moshe duhet menduar edhe per te ardhmen,per nje familje si edhe dhe per anen ekonomike ! Ne Shqiperi,ne ate periudhe ka qene e pamundur te beje leke me muziken !
Sdq nuk besoj se kane kopjuar ndonje grup ! Thesht jane frymezuar,kete po,ashtu sic edhe shume grupe te tjera,por une s'di te kene kopjuar ndonje kenge qe te dallohet ta kene marr nga dikush tjeter !
Dmth Eltoni futej ketu me para ??? Wow,sa inat qe s'futet me....do ishte bukur sikur te ishte e te kishim hapur nje teme mbi muziken te tipit...Ne pyesim,Eltoni pergjigjet
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.