Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 206 207 208 209 210 211 212 213 214 [215] 216 217 218 219 220 221 222 223 224 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Herezi e plakjes
Castet e hidhura kthehen gjithmone ne alibi per te ardhmen. Lemshe ne gryke qe lene kafshata te tjera pa percjelle. Prandaj nuk duhen mbajtur nen vete, duhen hedhur gjetke, publikisht, qe alibia te mos behet kurre intime. Nejse, po mendoja qe:
Alkoli ndan copat qe na perbejne. Shkermoq grumbujt e ngjitura me mastiç brenda nesh. Rinia jeton me alkolin qe te ndaje copat brenda vetes, pjeset e ngjitura sa per te thene. Si kockat e kokes se nje femije, krejt fleksibel, per te dale nga vagina-meme disi me bute. Ja çfare ben alkoli. I jep mundesine secilit te shformohet paksa, te gjezdise brenda vetes i habitur dhe eksituar. Te ndihet i ri-pjelle sa here koka i shtrengohet mes mureve te deshires. Kjo eshte herezia e te pirit...
Por ndoshta herezi me e madhe eshte te jesh monobllok. Te jesh i paafte te shperbehesh ne copa. Te mos habitesh nga vetja, te zbulosh se mungon shummellojshmeria. Dhe kjo nuk eshte patologji e njerit apo tjetrit, por destinacioni i perbashket i plakjes. Njerezit udhetojne detyrimisht ne ngurtesim. Mastiçet dhe tutkallet e dikurshem nuk shkrihen me. Shume here kane tradhetuar ishujt e endrrave. I kane palosur, baltosur, ferkuar me mjete oportunizmi. Prandaj alkoli i dikurshem nuk ben me efekt. Nuk pijne me. Tashme kane familje, femije, burra, gra. Nepermjet tyre farketojne qenien ne monobllok. Behen monogame, monogjene, monoseks, monoshtepi, monoshoqeri, monopub, monobirre. Herezise se plakjes si shpeton dot kush. I shpetojne vetem iluzionet hekurudhore. Mendime pa timon mbi binare qe nuk bezdisen nga dilemat.
Naten e mire.
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 206 207 208 209 210 211 212 213 214 [215] 216 217 218 219 220 221 222 223 224 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.