Forumi Horizont Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 206 207 208 209 210 211 212 213 214 [215] 216 217 218 219 220 221 222 223 224 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Fajtori datë 06 Shkurt 2008 - 19:09:

Brutti, sporchi e cattivi (Ugly, dirty and bad)

Fragment:


Zakonisht shikoj me shume filma te vjeter, por te rinjte duhet te jene vertet terheqes (fotografia, montazhi dhe akterimi) per ti pare tamam.

Nga filmat e vjeter italiane shume jane aktuale akoma per Shqiperine. Para dy ditesh pashe "Brutti, sporchi e cattivi" (1976). Realizimi ishte fenomenal dhe historia fantastike. Ndryshe nga filmat e tjere te atyre viteve ku ngjyrat ulin nivelin e pelqimit, ne kete film ngjyrat ishin pjese e filmit dhe ishin perdorur per te terhequr vemendjen drejt historise se treguar.
Filmi flet per nje familje te varfer qe jeton ne zonat informale te Romes, brenda nje barake ne varferi te plote. Grimi dhe loja e Nino Manfredit te fusin ne nje bote krejt tjeter. Te gjitha skenat jane xhiruar vertet ne nje baraccopoli te atyre viteve, ku jetonin punetore te uzinave perreth. Duke pare filmin mendja te shkon kollaj tek zonat informale te Tiranes, me femije te pafajshem qe behen pre e kushteve te prapambetura te jeteses dhe e nje kulture qe detyrimisht bie ne nivelet e urise. Kush mendon se do gjeje dicka retorike te behet gati per tu zhgenjyer. Stili ngjan me filmat Emir Kusturices, me ndryshimin qe mjeshtri Ettore Scola e ka krijuar 30 vjet para. Jo me kot regjizori fiton dhe cmimin e pare ne festivalin e Canne-s ne 1976.


  Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 206 207 208 209 210 211 212 213 214 [215] 216 217 218 219 220 221 222 223 224 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.