Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 210 211 212 213 214 215 216 217 218 [219] 220 221 222 223 224 225 226 227 228 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Fajtori datë 27 Prill 2010 - 10:40:

Foto çasti

Eshte patjeter nderrim brezash. Jo ketu jashte, jo. Jo ne forum. Por brenda vetes, njerezit nderrojne brezat. Pervjedhjet dhe ndryshimet tregojne se brenda te njejtet njerezve koha perçohet. Njerezit jane po ata, por muajt dhe vitet kalojne brenda tyre. Dhe ne i shikojme jashte si simptoma largimesh, heshtjesh, mos-shkrimesh.

Pse s'i ve emrin plakje do thoni ju? Sepse ne nuk plakemi, vetem spostohemi ne kohe (ose me sakte koha spostohet brenda nesh). Te plakesh presupozon nje rini qe hyn ne loje. Por rini nuk ka, jemi vetem ne qe kenaqemi me ngjyrat e pjekura te perendimit. Skuqemi nga kohet e gjata qe njohim njeri tjetrin. Lodhemi nga dite-jeta e gjate. Prandaj kerkojme te kthehemi nga ana tjeter, si ne krevat qe nuk rrime dot tere naten nga e njejta ane. Keshtu pra, shume se kuptojne, por shija e jetes qenka shume me e bukur kur gabimet i ke mbaruar se beri, kur nuk ke me takat te hidhesh me susta shpresash. Njesoj si nje fotografi under-exposure qe nxjerr ne pah ngjyrat e bukura, duke evituar tinez over-burning rinor.

Qete, heshur, kthyer a shperfillshem, nderrimi i brezave qe i diktojme vetes permes nderrimeve te prefiksave ne moshe na ben buongustai, degouteur, somelier. Kellqet i tremben plakjes, por nuk eshte plakje. Eshte under-exposure njerezish qe regjistrohen dhe komunikojne privatisht, ashtu qete-qete, under exposure... per te shijuar me bute ngjyrat qe koha i shtyn neper goje.


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 210 211 212 213 214 215 216 217 218 [219] 220 221 222 223 224 225 226 227 228 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.