Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 27 Nëntor 2005 - 06:42:


Mesnate!
Rruga me duket sikur i flet vetmise time me nje ze te zbehur dhe te larget, sikur erresira e kesaj nate vjeshte.
Degjohen vetem kujtimet ,qe mbyllur perjete ne me te bukuren pjese te zemres time, mundohen ta thyejne sadopak trishtimin.
-Ja ku jam!
I vetem!
Pergjumesh!
Duke i dhene makines si i cmendur ne rrugen e ngrire.
Ajo si duket e ndien dhimbjen qe kam ne shpirt,dhe i bindet symbyllazi cdo veprim timit.
Sapo i ngjitem qafes se Petrovacit , ndaloj makinen dhe dal perjashta ne eren e ftohte.
Eshte nate e kthjellet!
Diku shum larg dallohen dritat e qytetit(Shkodres)
Gjthcka eshte e ftohte dhe ne sintoni te plote me shpirtin tim.

Debora nen kembet e mia me duket sikur thote!
Mos ik,qendro me mua.
-I dua ndjenjat e tua qe te kane ngrire ne shpirt,e dua zemren tende te akullt,e dua lotin tend te vrare nga dashuria, shtriju ne gjirin tim te ftohte dhe shuaje mallin qe ke ne zemer.

Me shikimin e mjegullt nga lotet pa pergjigje, dhe i lodhur nga nga pagjumesia u mbeshteta ne trungun e nje peme dhe mbylla syte.
Po-Po mendoja tek po humbisja ne te ftohtit e nates,vetem debora mund ta shuaj mallin qe ma pervelon zemren.
Nje ndjesi e cuditshme po me mbeshtillte trupin dhe mendimet.
Nuk arrija te kuptoja se flija apo kisha humbur ndjenjat,hapa syte me mundim per te shikuar per te fundit here erresiren qe me mbeshtillte,por si per cudi mu duk se degjova nje ze!

Kthehu ne shtepi,
kthehuuuuuuu te lutemmmmmmmmmmm.
Kthehuuuuu
-Ishin dritat e qytetit tim qe me therrisnin
U ngrita duke mallkuar zemren time te pa fat dhe deboren qe nuk e mbajti premtimin.
Ndeza makinen dhe u nisa drejt fatit tim,
drejt qytetit tim.


pjese nga romani "Dashuri Vrasese" qe po shkruaj kohet e fundit


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.