Forumi Horizont | Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 » Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia Demokratike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=213)
-- Teodor Keko (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10611)
Te futesh ne kete teme dhe te lexosh se perzjehet politika me artin...
Apo te shikosh se vihet ne peshore kontributi i Kekos ne politike me kontributin e tij ne kulture...
Ehh, eshte si te hysh ne thertore derrash...
Kjo eshte poezia e fundit e Teodor Kekos, shkruar ne spital, para se te linte kasapet te hyjne te dyqani i qelqurinave.
Kur e di se do të vdesësh
Pemët kanë më shumë lule dhe më
Shumë yje qielli ka
Më të mirë dhe më të çuditshëm
Janë njerëzit
Që nuk e kuptojnë se hija e trupit të
Tyre është vetë vdekja.
Kur e di se do të vdesësh
Toka është pjellore, si grua,
Dhe qielli ta shuan përjetësisht
Etjen me shirat e tij
Dhe avionët nuk fluturojnë për t'u
Rrëzuar,
Dhe njerëzit nuk lindin për t'u
Bërë nesër të liq.
Më mirë ta dish se do të vdesësh!
Lulet lule do të jenë dhe nuk do të
Kundërmojnë me trishtim
Dhe njerëzit do të kthehen më shpesh te
Distributori i harruar
Të furnizohen falas me besim….
Selanik, 26.5.2002
Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 » Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.