Forumi Horizont | Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- Simfoni Shpirtrash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14581)
Ajo ishte ngrirë plotësisht, nuk mundte të mendonte më dhe e ndjente trupin si një copë akull.
Skafi vazhdonte lëvizjen drejt ishullit, i cili e tërhiqte si një magnet gjigand.
Bëri që të lëvizte, por gjymtyret i ndjente të rënduara…koka po i varej mbi gjoks dhe zemra sa s’po i çahej brenda kraharorit. Ndjeu një lagështirë midis gjigjeve dhe pa atje një njollë te kuqe që po zmadhohej me ngadalë.
Ajri rëndonte si plumb. Nuk po shihte dot qartë nga sytë. Pas disa minutash të vështira ndjeu se po kalonte midij nje mase xhelatinoze të trashë si qelq.
Frymëmarrja e kishte lënë dhe veshet e kishin humbur dëgjimin. Asgjë nuk kishte më kuptim. Dimensionet e tjera ishin te paarritshme. Organizmi i saj nuk…
Humbi ndjenjat dhe ashtu midis një bote ireale, ndjente se ishte akoma e gjallë.
Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.