Forumi Horizont Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Çfarë Thonë Të Tjerët Për Islamin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18580)


Postuar nga robert datë 06 Prill 2012 - 22:01:

I Ri, te pergezoj ne radhe te pare per perpjekjet e deshtuara ne lemin pa bereqet ku po bluan. Por per kete nuk je fajtor direkt. Fajtor je kur na i sjell frazat e Kuranit (pra Muhametit) te ndryshuara. Ne suretin En Naziat pika 30 nuk thuhet: "E pastaj token e beri ne forme te vezes", sic shkruan ti, por thuhet: "E pastaj token e sheshoi."
Une nuk kam pare ne asnje resht te Kuranit te kete qofte dhe nje fjali te vetme per rrumbullaksine e tokes, pasi shoqeria arabe e mesjetes nuk e dinte kete njohuri, te cilen e kish mbuluar edhe mesjeta kristiane e Europes, por jo zhdukur krejt.
Persa i perket pikes 33 ne suretin Enbija, tekstin e ke sjelle te pandryshuar, por ajo fjala e fundit, "orbite", do te isha kureshtar si eshte ne origjinalin arab, pasi ti dhe une e dime qe eshte fjale latine dhe jo arabe. Nuk duket se fjala arabe "jesbehun" ka kuptimin e rrotullimit ne te njejtin plan (linje), pas te ciles kuptojme levizjen orbitale. Pervec kesaj, do te ishte me shume interes te shihen Kurane te ndryshem te perkthyer para 100-200 vjetesh ne gjuhe te ndryshme, c'fjale ndodhet ne vend te fjales "orbite" apo "jesbehun"!?
Dhe persa i perket drites se reflektuar te diellit nga hena, kjo nuk ka qene sekret as tek greket e vjeter as tek latinet dhe as tek te tjere para tyre, te cilet 1000-2000 vjet para Muhametit parashikonin eklipset e Tokes dhe te Henes. Si mund te parashikohet eklipsi i henes pa ditur jo vetem orbiten e rrotullimit te saj, por edhe se drita vjen nga dielli!? Jo vetem babilonasit parashikonin te tilla eklipse, por edhe Talesi nga Mileti (sipas Herodotit, shiko librat e shkolles, diksionare dhe Gogle), kishte parashikuar ne kohe te tij nje eklips hene.
Pra i RI, perpiqu te na sjellesh vertet pjese nga Kurani ku flitet per zbulimet e sotme shkencore, sepse une do te jem i pari qe do ta perhap me tej ate parashikim/ zbulim te asaj kohe muhamediane.
Ne mirpritje te se vertetes, une, kerkuesi i saj.


  Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.