Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:54:

Ja dhe dy shkrime mbi librin e fundit, te shkruajtura pas nje e-maili te nje gazete per me shume material mbi kete liber.

Në vrojtimin e studimin e pandarë natyrës, njeriu ka revizionuar herë pas here dijet, teoritë dhe (hipo)tezat e tij. Këtë kërkon të bëjë edhe një libër i ri, me gjuhë mjaft të thjeshtë „Kuptimi metafizik dhe dialektik i natyrës“ i autorit Robert Thomanikaj, e pikërisht në bazë të atyre vrojtimeve empirike të vetë autorit gjatë jetës së tij, një pjesë të të cilave i kemi në librat e përparmë të tij, një pjesë të hedhura në youtube në dhjetor 2013, nëpërmjet një filmimi në gjermanisht dhe shqip, si dhe në këtë libër.
Duke i parë të gjitha fenomenet në Univers nën këndvështrimin dialektik, pra të lidhura mes tyre përmes kategorisë filozofike: shkak-pasojë, autori shton diçka të re në teoritë e formimit të kores së tokës, pra të gjithë relievit të saj, duke përfshirë brigjet, kodrat dhe malet. Si fillim ai përjashton (hipo)tezën e pasjes së një trupi të ngurtë në qëndër të Tokës, duke e zëvëndësuar këtë me (hipo)tezën e pasjes së një magme-gazi me rrotullim mjaft të shpejtë dhe temperaturë të lartë. Me largimin nga qendra e tokës, kjo magmë sa vjen e forcohet, -gjë kjo jo e re në dijet shkencore. Vetëm se, në këtë ftohje të magmës për të na dhënë koren e tokës, kemi në librin e autorit një këndvështrim të tillë dialektik, i cili nuk i pranon teoritë e sotme të lëvizjeve „kaotike“ të pllakave tektonike, por na jep të kuptojmë atë orientim aq të rregullt të atomeve, elementëve dhe trupave më të mëdhenj në Natyrë. Kështu kuptojmë se ngritja e sipërfaqes së tokës, për të na dhënë gjithë këto kodra e male, ka një rregullsi të hershme të varur nga dy-polariteti fillestar në Hapsirë, përtej të të cilit ne akoma nuk mund të depërtojmë me dijet e sotme, -sipas autorit.
Mes dy pjesëve të tij, në libër gjindet kapitulli: fizika metafizike, ku autori merret shkurt edhe me singularitetin, big-bangun, Havkingun, pak më gjërë me entropinë dhe mekanikën kuantike, si dhe me dy teoritë ajnshtajniane të relativitetit, atë speciale dhe të përgjithshme, -të gjitha këto të revizionuara dhe të hedhura poshtë pjesërisht me argumenta. Libri shoqërohet edhe me figura.


  Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.