Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Cilen poezi do i dedikoje te dashures/te dashurit? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3167)


Postuar nga diabolic datë 22 Janar 2004 - 18:03:

Per te ...

I putha buzet e saj me forcen e deshperimit
dhe veshtrimi im klithi kur u preh mbi syte e saj
zbulova shijen e hidhur te pendimit
e me ndjenjat e mia, u ndjeva ne faj
E bluajta shpirtin tim te trazuar
me urrejtje , zjarr e flak
nga frika e dashuris se gabuar
mohimin e vetvetes desh njoha perpak
Dashurin time e gjeta e gjeta te ngujuar
atje, ne burgjet pa dyer te harreses
ku degjohej refreni i trishtuar
-Te duash eshte njesoj si te vdesesh-
Klithi zemra ime nga malli per te
dhe dashuria per te , pafund ra mbi mua
veshtrimi im sikur te kishte ze
do ti thoshte -Falma pendimin ,te dua-
(autori DIABOLIC A'S)

Per ju nga DIABOLIC A'S


  Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.