Forumi Horizont Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Demokracine ne Shqiperi nuk e solli Berisha. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3699)


Postuar nga Fajtori datë 25 Janar 2004 - 20:15:

Ami, une jam prej tyre qe duan te kthehet prona. Madje si fis kemi hequr te zinjte e ullirit per te marre pak prona qe jane kthyer. Kemi akoma te tjera per te marre, por nuk i dihet kur.
Mendoj se prona eshte e duhet te mbetet e shenjte. Pikerisht per kete nuk duhet te imitojme komunistet te cilet quajten te padrejta fitimet e tregtareve qe ti permende me lart duke ja konfiskuar. Mbase ti nuk ke sugjeruar konfiskimin por kjo del si zgjidhje e atyre trashegimtareve komuniste.

Ajo qe spjegova me lart eshte nje aresye e mundshme e moskthimit te pronave, dhe me duket shume e vlefshme sikur te v ija veten ne pozitat e nje qeverie.

Kuptohet qe Toptansit, Vrionasit etj duhet te marrin pronat e vjetra qe kane patur por le te behemi pak me realiste dhe te njerezishem. Kthimi i pronave nuk varet vetem nga deshira per ti kthyer. Tashme kane kaluar 60 vjet nga sekuestrimi i tyre dhe duam apo nuk duam jeta shqiptare eshte ndertuar edhe mbi pronat e vjetra. Eshte shume veshtire te caktosh kujt do ja marresh pronen qe t'ja kthesh te zotit qe e ka patur. Tashme mbi ato toka ka fabrika, ndertime pa leje, dyqane, kioska etj. Ja po heqim ndertimet pa leje, po te tjerat?
Une mendoj, nga pikepamja ime ignorante, se eshte shume veshtire te caktohet sot me neser si duhet te kthehen pronat, megjithate mendoj se qeverite post '90 nuk po bejne aq sa duhet qe te respektojne pronaret. Pronat duhet te kthehen e pronaret te ndihmohen nga shteti, por ky eshte nje proces qe mund te eci me shpejt sec po ecen, por, duke qene delikat, te respektoje dhe ata qe kane te vetmin burim jetese ne ato prona te dikujt tjeter.

Ajo qe me habit eshte pyetja jote pse nuk jane te pasur familjet e vjetra. Kjo eshte natyrale sepse mund edhe mos te varej fare nga komunizmi. Kane kaluar 6 dekata dhe nuk mund te barazohen pasurite e dikurshme me pasurite e sotshme, pavaresisht ishte apo nuk ishte komunizmi ne mes. Dmth edhe ne Itali apo gjetke nuk gjen te pasur te njejtat familje qe ishin te pasura para 60 vjetesh. Mendoj se kjo eshte natyrale sepse bota ka ecur dhe do ecte brnda ketyre viteve. Nuk kthen dot ekonomine ne konfigurimin e vitit 45, kur filluan konfiskimet.

E di qe ti nuk je dhe ske qene ndonjehere komunist. As une s'besoj te keme qene ndonjehere i tille. Sidoqofte te kesh qene bllokmen dhe te kesh qene komunist jane gjera te ndryshme. Edhe ti e di mire qe ka patur komuniste qe byroja i futi ne burg dhe ata mbeten komuniste. Prandaj sipas meje duhet te reabilitojme terminologjine. Jo te gjithe komunistet ishin te keqinj. Ajo per te cilen po flasim eshte kasta drejtuese e sistemit komunist, e cila sic thashe ne mesazh tjeter, nuk eshte se zbatoi dhe aq parimet e komunizmit.

Mua s'me pelqen vizioni i botes ku jetojme si nje skenar i pergatitur nga nomeklatura e vjeter. Koicidencat mund te jene te shumta por derisa te kem shprese ne rregullimin e gjerave ne Shqiperi nuk do besoj kurre se jam nje buratin ne duart e kupoles se mafias komuniste. Prandaj do mundohem te besoj ne ekzistencen e demokracise dhe do ndjek rruge demokratike ne zhvillimin istitucional. Nuk kam ndermend te hedh asnje qeveri dhe asnje sistem politik ne forme revolucionare.
Besoj se ajo qe tha Ana eshte shume e vertete. Saliu dhe Fatosi nuk kane qene te tille, ata kishin nje ideal, ashtu si te gjithe neve ne fillim. Ata u trasformuan sepse duhet te mbijetonin ne ambjente ostile (si i thone shqip), ambjente te cilat ne ndihmuan te ngrihen me injorancen dhe naivitetin tone politik. Ajo qe mund te bejme tani eshte te mesojme nga gabimete te zhvillojme me te istitucionet dhe ligjin. Eshte e vetmja rruge qe mund te ndiqet, dhe e kane ndjekur gjithe shtetet e botes.

Vizioni yne si buratine te nje plani tip Matrix nuk mund te qendroje nga vete fakti si ti pranon se politika e sotshme eshte vendim i popullit. Atehere si mund te pranoje popullit te behet buratin me vetedije. Pa llogaritur se ti the ne mesazh tjeter se populli s'ka faj.
Ajo qe duhet pranuar eshte se ne te mire ose te keq ne i kemi zgjedhur dhe mbeshtetur politikanet e sotshem. Sfidoj secilin te thote nese ka qene me Saliun apo Fatosin ne vitet 91-92. Te gjithe ishin o me njerin o me tjetrin. Jam dakort se duhet te spostohen nga skena avash avash politikanet e vjeter, por kjo duhet te behet natyrshem me kujdes, sepse veprimet e pamatura sjellin anarshi si ato te dikurshmet, kur bashke me kazermat digjeshin dhe librarite. Nuk eshte per tu habitur qe disa politikane e quanin ardhje te demokracise kete, sepse ideja e tyre eshte te fillojme nga zero. Ajo qe nuk do doja perseri eshte te fillojme serisht nga zero, duke konfiskuar pronat e femijeve komuniste, duke futur ne burg ish komunistet etj. Eshte nje revolucion qe besoj na kthen shume vite prapa, na ben te sillemi ashtu sic u sollen ata qe pronat ja konfiskuan Toptanesve e Vrionasve.

E di c'do te thuash kur permend rrjeten ekonomike qe nje shtrese e caktuar ka krijuar ne Shqiperi. Ke te drejte deridiku, por ky stil nuk besoj se ka lidhje me komunistet. Jane thjesht rrjeta klanore qe jane krijuar ne Shqiperi ku bejne pjese komuniste e demokrate. Jane klane qe rendojne ne ekonomine e Shqiperise dhe do jete shume e veshtire te shkaterrohen. Por s'ka pse te jene klane komunistesh, jane thjesht fije lidhjesh mes shume te pasurish, te cilet mbrojne njeri tjetrin e se bashku mbrojne klanin qe i mban ne pushtet. Kjo eshte aresyeja qe them se Partia Socialiste (si koncept e majte) po ndjek nje politike te djathte duke favorizuar vetem biznesmenet e medhenj. Po kjo eshte aresyeja qe tek organizata Mjaft shikoj "opoziten" e majte qe mbron shtresat me te uleta te popullsise. Opozite vetem ne sensin e oponimit por jo te alternatives shteterore. Jane sisteme natyra qe lindin kur istitucionet qe mbrojne popullin e thjeshte (sindikata, shoqate konsumatoresh etj) nuk kane asnje rol aktiv ne konfiguracionin istitucional.


  Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.