Forumi Horizont | Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit » Trego 67 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjergj Kastriot Skenderbeu (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=386)
-- Cila eshte origjina e vertete e Skenderbeut (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=407)
Kastriotët e kanë origjinën nga Hasi i Kuksit. Gjyshi i Skënderbeut, Pal Kastrioti, mund të jetë larguar nga Hasi dhe të jetë vendosur si pronar i dy fshatrave në luginën e Drinit të Zi (Sinjës dhe Gardhit të poshtëm).
Zotërimet e Kastriotëve filluan të zgjeroheshin që në fund të shek. XIV nga biri i Palit, Gjon Kastrioti. Në dy dhjetëvjeçarët e parë të shek. XV, Principata e Kastriotëve arriti fuqizimin e saj më të madh. Ajo siguroi daljen në detin Adriatik, ku kishte skelën dhe qendrën doganore të Shufadasë në grykëderdhjen e lumit Mat dhe, pranë saj, kriporet e Shënkollit.
Në lindje principata shtrihej të paktën deri në rrethinat e Gostivarit dhe kufizohej me zotërimet e vjehrrit të Gjonit që banonte në krahinën e Pollogut. Gjon Kastrioti ishte i lidhur më bregdetin e Egjeut ku ndodhej manastiri i Hilandarit, të cilit ai i dhuroi dy fshatra në rrethinat e Gostivarit dhe i bleu një kullë. Në këtë manastir jetoi si murg një djalë i tij ku dhe u varros.
Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit » Trego 67 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.