Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- nga e ka prejardhjen njeriu!!? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4935)
Postuar nga kontinenti datë 25 Janar 2005 - 21:40:
Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84
E dyta une nuk e marr vesh...ti o dele e bute e perendise a ke instikte? Nqs te bie dicka pa pritur ne fytyre ti ngre doren qe te mbrohesh apo jo? Dhe kete e ben instiktivisht nuk rri te mendohesh njehere "ta ngre apo mos ta ngre doren".
E treta, i ke pare qe edhe qente dine te shumezojne, edhe elefantet dijne te bejne ushtrime duke dalluar ngjyrat nga njera tjetra ose duke futur topa te madhesive te ndryshme ne format perkatese te secilit. Per te mos folur per kuajte apo delfinet.
Pra edhe kafshet kane nje fare truri megjithese teper teper me te pazhvilluar se ne.
Si rrjedhim? Njeriu eshte nje kafshe me fat qe u zhvillua teper shpejt.
[/B]
Jimmy, cfar jan kto fjale qe ke thone mer burre?
Askush nuk i mohoi instinktet.
Ti Jimmy ngatarron reflekset e kushtezuara me ato te pa kushtezuarat kur me flet per elefantin.
Qe te dyja keto lloj instinktesh aprovohen dhe nuk ka kundershtime.
Une vertet e ngre doren ashtu sic the ti,por,kjo eshte teper larg teorise qe ti paraqet.Edhe kur flejme,ne bejme veprime qe jane te montuara ne tru,pra nuk kane lidhje aspak me ndergjegjen tone.
Kafshet nuk kane nje fare truri sic po na thua ti,por,kane tru te plote.Kafshet kane te montuar secila specie instinktin e saj,dhe brenda ketij instinkti ato nuk gabojne kurre,por, e zbatojne me perpikmeri.
Tej ketij instinkti kafshet nuk shkojne ! ( p.s: mos ngatarro kete pune me reflekset e kushtezuara)
Truri i kafsheve nuk mund te quhet as i zhvilluar e as i pa zhvilluar. Ai eshte thjeshte tru.
Tek njeriu eshte truri dhe ne kete tru jane edhe instinktet qe jane nje dhurate si p.sh instintki i vete mbrojtjes sic e the dhe ti me ngritjen e dores.
Por tek njeriu egziston mendimi gje e cila nuk egziston tek kafshet.
Pra njeriu ka tru,por,ai ka edhe mendim.
Tek njeriu eshte edhe dicka tjeter, NDJENJA.
Ti pohove se njeriu qenka kafshe me fat qe u zhvillua shume shpejt.
Ja ka fut kot plako.
Pse ky fat paska qene per njeriun dhe jo per te gjitha kafshet e tjera?
Kur njeriu paska qene nje kafshe,mos kushedi i futi mik atij qe quhet evolucion?
Evolucioni nuk ka fillim o Jimmo,nuk ka orar,ai esht per te gjithe e jo vetem per nje specie.
Ktu na del se evolucioni e paska majt me hater vetem njeriun hahahaha.
Ti ngatarron instinktet me mendimin Jimmy sepse me the: a ke instinke.
Rrespekte
--------------------------------------
Jimmy,aty poshte te profili jot,ke nje shprehje te Remarkut.
Qe aty ti je gabim, ne qoftese pohon se njeriu qenka kafshe por me e zhvilluar se te tjerat.
Ne ate shprehje Jimmy permendet shpirti,qe eshte motorri i botes apo i njerezimit.Mos valle edhe ate e krijoi evolucioni???????
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.