Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Ku qendrojne shkaqet e nje opozite destruktive ne Shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4944)


Postuar nga Fajtori datë 09 Korrik 2004 - 22:07:

Black, me fal qe po ta them, dhe merre shoqerisht, por eshte utopi te mendosh se me pune arrihet cdo gje. Ky eshte koncepti ne perendim, ku puna ekziston dhe rrogat jane te mjaftueshme. Duhet te jetosh nje muaj ne Shqiperi qe te kuptosh se puna dhe pergatitja profesionale nuk mjaftojne qe te hash buke. Marr nje shembull: Arsimtaret e kane rrogen tek 200 mije lekeshi. Mendon se mjaftojne per te jetuar?

Policet e kane po aq thuajse (dhe nuk kane bere asnje shkolle). Edhe per keta mjaftojne? Une te ftoj te jetosh dy jave ne shqiperi duke paguar vetem gjerat esenciale, drita dhe ngrohje, qe te shikosh sa eshte kosto e jeteses ne krahasim me rrogat.

Black ne Amerike po punove ndoshta nje dite arrin te kesh avion personal, por ne Shqiperi jo. Rrogat normale nuk lejojne te krijohen kushte normale jetese apo familje. Domosdo qe pasa pak fillon ndiqet moda e shumices per te mbijetuar.

Persa i perket "telefonit me kamer" ke te drejte. Ka shume persona qe duan thele mbi bisht. Nuk e di sa influencon ky mentalitet ne rritjen e korrupsionit por mbetet fakti qe korrupsioni eshte me shume se nje fenomen kalimtar, eshte pjese e jetes shqiptare, prandaj nuk mund te shkaterrohet kollaj me deshiren e pak vetave.

Nejse, devijuam fare nga tema. Na sorrni.


  Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.