Forumi Horizont Gjithsej 36 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Qivuri i profecisë së Marksit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6783)


Postuar nga NYCgirl datë 21 Janar 2005 - 02:30:

Lol

Sunbeloved

Une nuk thashe se do vije BE, apo US te kapi politikanet tane nga veshi.....
Fjala "katalist" ne kete rast do te thote qe shkakton ndryshime.

Nqs qellimi eshte qe Shqiperia te behet anetare e BE, (qellim ky i mbeshtetur nga shumica e popullesise, dhe e politikaneve) atehere duhet te plotesojme kushte specifike te caktuara nga BE. Ky proces vetvetisht do zgjidh shume probleme ekonomike, politike dhe shoqerore (kuptohet, jo te gjitha.)

A ka per zhdukur korrupsionin? Natyrisht qe jo, sepse shume vende anetare te BE kane politikane te korruptuar.
Shume kushte te vena nga BE jane ulja e kriminalitetit, zhvillimi i nje sistemi taksash (cdo vend "normal" ka nje te tille) ligje me specifike per prona etj etj etj. Si rrjedhoje, do behen me shume investime, buxheti i qeverise rritet, ulet inflacioni, etj. Kuptohet, keto gjera nuk behen brenda nates.

Megjithate, ne fund te fundit, ashtu sic thate dhe jui, ndryshimet duhet te vijne nga ne ....... Ndoshta jemi te lodhur nga korrupsioni, dhe eshte e veshtire te perballosh ashtu sic thate ju, kapitalin "njerezor" qe kane akumuluar politikanet tane te korruptuar. Por duhet te insistojme ne rrugen drejt BE, qe per mendimin tim do sjelli zgjidhjen e shume problemeve.


  Gjithsej 36 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.