Forumi Horizont | Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Meshkujt nuk ovulojne.
vetem per gypat e fallopit nuk po flasim te kjo teme
Eiaculatio precox
Ushqehemi me te kaluaren pa e kuptuar, sepse derdhjet atehere ishin te plota, te pjekura, te menduara. Ndersa sot mezi arrijme te mbledhim elementet brenda vetes per te krijuar nje gjysem historie. Jemi te gjithe ne lufte me çastin, ne kerkim te zgjatjes se momenteve, anti-çastit. Duam te behemi skulptore te kohes, te zgjasim duart ne poçen e argjiles qe rrotullohet. Te ushtrojme force kostante derisa te nxjerrim formen prej balte te rrumbullaket: perfekte. Por jetojme ne modernizem. Arrijme ta prekim vetem pak momente. Shtremberojme rrumbullakesine me çaste te pazgjatshme. Me duar me balte terhiqemi te mundur. Padurimi deformon skulpturat qe ndertojme brenda dhe jashte vetes. Dhe ne fund e kuptojme: moderniteti eshte "eiaculatio precox". Derdhje e parakohshme mendimesh, deshirash, reflektimesh. Zbrazje e dites, nates, pergjegjesise. RESET i vazhdueshem e nje kompjuteri difektoz.
E megjithate mundohemi. Rrekemi te prodhojme organizma te plota historike, ne vend te qelizave çastore. Pretendojme qe software-çastet te qendrojne ne ekuliber mbi hardware-shoqerine pa azhornuar kurre pjeset e sistemit.
Duam vetem pak perfeksion. Ju lutem pak perfeksion. Mbreteria ime per pak perfeksion.
Error 1406: Unable to write registry value to key. Installation could not be completed.
Re: Eiaculatio precox
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Herezi e plakjes
Castet e hidhura kthehen gjithmone ne alibi per te ardhmen. Lemshe ne gryke qe lene kafshata te tjera pa percjelle. Prandaj nuk duhen mbajtur nen vete, duhen hedhur gjetke, publikisht, qe alibia te mos behet kurre intime. Nejse, po mendoja qe:
Alkoli ndan copat qe na perbejne. Shkermoq grumbujt e ngjitura me mastiç brenda nesh. Rinia jeton me alkolin qe te ndaje copat brenda vetes, pjeset e ngjitura sa per te thene. Si kockat e kokes se nje femije, krejt fleksibel, per te dale nga vagina-meme disi me bute. Ja çfare ben alkoli. I jep mundesine secilit te shformohet paksa, te gjezdise brenda vetes i habitur dhe eksituar. Te ndihet i ri-pjelle sa here koka i shtrengohet mes mureve te deshires. Kjo eshte herezia e te pirit...
Por ndoshta herezi me e madhe eshte te jesh monobllok. Te jesh i paafte te shperbehesh ne copa. Te mos habitesh nga vetja, te zbulosh se mungon shummellojshmeria. Dhe kjo nuk eshte patologji e njerit apo tjetrit, por destinacioni i perbashket i plakjes. Njerezit udhetojne detyrimisht ne ngurtesim. Mastiçet dhe tutkallet e dikurshem nuk shkrihen me. Shume here kane tradhetuar ishujt e endrrave. I kane palosur, baltosur, ferkuar me mjete oportunizmi. Prandaj alkoli i dikurshem nuk ben me efekt. Nuk pijne me. Tashme kane familje, femije, burra, gra. Nepermjet tyre farketojne qenien ne monobllok. Behen monogame, monogjene, monoseks, monoshtepi, monoshoqeri, monopub, monobirre. Herezise se plakjes si shpeton dot kush. I shpetojne vetem iluzionet hekurudhore. Mendime pa timon mbi binare qe nuk bezdisen nga dilemat.
Naten e mire.
Re: Herezi e plakjes
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Por ndoshta herezi me e madhe eshte te jesh monobllok. Te jesh i paafte te shperbehesh ne copa. Te mos habitesh nga vetja, te zbulosh se mungon shummellojshmeria. Dhe kjo nuk eshte patologji e njerit apo tjetrit, por destinacioni i perbashket i plakjes. Njerezit udhetojne detyrimisht ne ngurtesim. Mastiçet dhe tutkallet e dikurshem nuk shkrihen me. Shume here kane tradhetuar ishujt e endrrave. I kane palosur, baltosur, ferkuar me mjete oportunizmi. Prandaj alkoli i dikurshem nuk ben me efekt. Nuk pijne me. Tashme kane familje, femije, burra, gra. Nepermjet tyre farketojne qenien ne monobllok. Behen monogame, monogjene, monoseks, monoshtepi, monoshoqeri, monopub, monobirre. Herezise se plakjes si shpeton dot kush. -->
Re: Herezi e plakjes
Citim:them se eshte shenje e mire per ne meshkujt kjo "plakja", kam pershtypjen se gocat e pjekura e pelqejn ket settling down tek ne meshkujt, te mos them se eshte deshira e tyre me e madhe.
[i]Po citoj ato që tha Fajtori
Ecejake (p)artizanale
Prezantohemi si individe, rrahim gjoksin si autore te vetvetes, por ne fakt mbartim prezencen e njerezve te tjere. Ushqehemi me nektarin e njeri-tjetrit dhe iluzionohemi se jemi te pavarur... Duke e ditur shume mire qe mjalti jone eshte prodhim i luleve qe na rrethojne. Duam s'duam pamja jone prej blete punetore nuk mund t'i shpetoje fakteve. Jemi alternim i te zezes me te verdhen. Alternim i vetes me te tjeret. Ja pse jemi kafshe sociale. Per te thithur energjite e njeri-tjetrit. Per te transformuar lengjet ne mjalte. Kot bejme sikur shoqeria nuk eshte e domosdoshme per jeten. Pa shoqeri nuk rrojme dot. Neper takime baresh thithim nektar, dhe pllenojme pistilet e te tjereve me kurriz. Si bletet falim jete pa e ditur. Nisemi nga egoizmi dhe behemi rastesisht altruiste.
Nejse...
Lexoj forcen e disa njerezve ne udhetime ndjenjash. Ne ato çaste i adhuroj. Perpij pafajesine e tyre sikur te ishte e imja. Kuptoj qe pafajtesia humbet kur eksperiencat industrializohen. Kur nektaret futen ne emerues te perbashket. I gjehet formula sheqerit dhe jemi ne rregull. Por shpirtrat nuk jane uje me sheqer. Jane aromera, shije, dhe formula unike. Te gjitha i vret industria, teksa humbet uniciteti. Ne kete krim nuk jemi vetem. Nuk mund te jemi fajtore unike kur nuk jemi autore unike te vetvetes. Tentativa per te na industrializuar fillon nga predikimet e prinderve. Ato qenie monoseksore qe prej dekadash shtiren sikur bejne çdo gje per te miren tone. Aplikojne mbi ne industrine e tyre. Na mesojne formula te pergjithshme shoqerore. Vajzat duhet te mendojne keshtu, jo ashtu, te perdorin seksin me kriter, te martohen me burra te pasur, etj. Djemte duhet te jene garipa, jo qaramane, te mos sjellin ne shtepi larasken e pare, etj. Ata pretendojne te hyjne ne unicitetin tone, ne pafajesine feminore. Filtrojne zgjedhjet tona sipas industrise se tyre. Percjellin rregullat si bulkthi ne tavan qe i fliste pinokut. Ne menyre qe ne te kthehemi ne qenie prej mishi, ushtare sociale, pa gabime.
Shoqeria, prindet, gjaku qe nuk behet uje, na shtyjne detyrimisht te jemi prodhim industrial, jo vepra arti ne duart e Babakalos. Heret a vone oxhaket tane leshojne ne qiell tymnaja te vogla. Jane shenja e pare se po industrializohemi, jemi gati te bejme gabimet e prinderve. E megjithate... nuk eshte e thene te zgjedhesh vazhdimesine gjenetike, mund te zgjedhesh te behesh shkrumb. Pinok druri ne furrnalta traditash shekullore. Patjeter, mendim adoleshencial, por nuk duhet harruar qe rrenjet i kemi ne adoleshence. Atehere kur Babakalo gdhendte copat e drurit per qejf.
-----
P.s. Me fal qiell nese peshtyva mbi ty. Nese ne barkun tim gelltita ndojne pinok te pafajshem dhe e bera tym. Ishte vetem deshira per te mbajtur zjarrin gjalle me oksigjenin tend. Mund te hakmerresh. Te shkundesh breket e shejtanit ne forme shiu. Dhe pasi te pastrohemi te dy, ti nga rete, une nga bloza, te bashkojme serisht molekulat ne forma te tjera. Nuk do me vinte aspak keq.
Foto çasti
Eshte patjeter nderrim brezash. Jo ketu jashte, jo. Jo ne forum. Por brenda vetes, njerezit nderrojne brezat. Pervjedhjet dhe ndryshimet tregojne se brenda te njejtet njerezve koha perçohet. Njerezit jane po ata, por muajt dhe vitet kalojne brenda tyre. Dhe ne i shikojme jashte si simptoma largimesh, heshtjesh, mos-shkrimesh.
Pse s'i ve emrin plakje do thoni ju? Sepse ne nuk plakemi, vetem spostohemi ne kohe (ose me sakte koha spostohet brenda nesh). Te plakesh presupozon nje rini qe hyn ne loje. Por rini nuk ka, jemi vetem ne qe kenaqemi me ngjyrat e pjekura te perendimit. Skuqemi nga kohet e gjata qe njohim njeri tjetrin. Lodhemi nga dite-jeta e gjate. Prandaj kerkojme te kthehemi nga ana tjeter, si ne krevat qe nuk rrime dot tere naten nga e njejta ane. Keshtu pra, shume se kuptojne, por shija e jetes qenka shume me e bukur kur gabimet i ke mbaruar se beri, kur nuk ke me takat te hidhesh me susta shpresash. Njesoj si nje fotografi under-exposure qe nxjerr ne pah ngjyrat e bukura, duke evituar tinez over-burning rinor.
Qete, heshur, kthyer a shperfillshem, nderrimi i brezave qe i diktojme vetes permes nderrimeve te prefiksave ne moshe na ben buongustai, degouteur, somelier. Kellqet i tremben plakjes, por nuk eshte plakje. Eshte under-exposure njerezish qe regjistrohen dhe komunikojne privatisht, ashtu qete-qete, under exposure... per te shijuar me bute ngjyrat qe koha i shtyn neper goje.
Re: Foto çasti

Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.