Forumi Horizont | Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)
Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
kokat e ndritura vetem analizojne dhe hulumtojne, s'kane kohe te merren me injorime dhe mohime.
.
Vjen ne perfundim duke gjetur ekzistencen e Zotit... jo (...)
Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Vjen ne perfundim duke gjetur ekzistencen e Zotit... jo (...)
Jo te kunderten, por mund te gjeje ne perfundim hamendjen e vete.
Nuk ekziston e kunderta e Zotit, ekziston vetem ekzistenca e Zotit
Auberon, ke ndjenja ti? E pelqen te bukuren ? Dashuron ndonje vajze ?
Arrin ti te me bindesh se ke rene ne dashuri ? Kur ndodh kjo, eshte nje levizje e madhe ne brendesine tende dhe ti e ndjen te teren,por, si ta besoj un se?
I gjithe diskutimi eshte brenda kesaj qe thash.
Un nuk do ta besoj ate levizjen qe thashe,por,nga ana tjeter ajo leviz, tjeter gje qe un nuk e shikoj.
Me fjalen levizja nenkuptoj te vertetn ok !
Isha me dy piktore, dhe pushtuam qytetin, ne kohen e vikendit me nje nostalgji bukurie... Papritur ia mbajti shiu, me te plasurat e rrufese, e vetetimes... Nje shi qe me kujton pamjen e Evit tek libri Duke kerkuar lumturine. Ishte vertet nje pamje e mbushur me cilesi. Shiu qe binte, me lagte faqen dhe floket e mia, dhe benite peshe mbi qenien time. Piktoret shprehnin mall per nje vizatim te tille. Po ja qe koha ime nuk la shume per te bere nje gje te tille. Duke plasur me mendimet e njoma, une thash: Perse te vije shiu nga qielli e jo nga toka? Ose perse mua te me lag me shume, ndersa te tjeret me pak? Perse kokrrat e shiut jane te tejdukshme? Perse e gjithe kjo re e vogel, te mbaje nje kroi te madh?
Pra, eshte fuqia e Zotit
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
levizje e madhe ne brendesine tende dhe ti e ndjen te teren,por, si ta besoj un se?!
Devil
Djalli.
Kush dhe cka eshte djalli? Filozofikisht cka eshte djalli? Sinonim i te keqes, eufemizem i saj apo nje zgjidhje per te panjohuren?
Kur njeriu krijoj Zotin, krijoj edhe djallin. Zotin per ta ushqyer veten me shpresa dhe djallin per ta arsyetuar injorancen dhe pafuqine e tyre ndaj natyres dhe ndaj forcave me te medha se te tyre.
Pra, fetaret e zbriten edhe djallin ne toke. Krijuan nje dualizem, e mira dhe e keqja, e djathta dhe majta.
Catch you later....
Zoti e krijoi njeriun në formën më të bukur dhe më të përkryer, e bëri krijesë me logjikë. A nuk të bëjnë vallë përshtypje të gjitha këto!? Zoti na nënshtroi çdo gjë që na rrethon dhe e vuri në shërbim të qenies njerëzore. Gjithçka që na rrethon është e njeriut. Nënshtroi retë për të dhuruar shiun, nënshtroi diellin për të ngrohur Gjithësinë, solli natën që njeriu të qetësohet e të jetë i aftë për të punuar ditën e nesërme, nënshtroi hënën për të ndriçuar qiellin e natës. Të gjitha këto duhet të çojnë njeriun drejt dashurisë dhe falënderimit për Zotin.
Filozofia Plloshtan, nuk eshte te perfundosh i ngurte, i humbur ne pershkrime te bukura qe asnjehere, bash asnjehere nuk kalojne pertej qellimeve te predikimeve te thyeshme fetare. Predikimeve neveritse\perseritura\pershtatura.
Shiqo natyren; natyra vret. Vret mizorisht. Pa paralajmrim. Uji i rrembyeshem mund te na kushtoje me jete; edhe pse uji mund te merr forma te bukura, te thyhet ne gure dhe te zgjon tek ne ndjenja te bukura. Pse eshte uji i rrembyeshem i bukur per ne? Sepse qendrojme ne te terur. Nje ferkim nenujor dhe Cunami merr haraqin e natyres. Me qindra mijera shpirta\trupa. Kush eshte i nenshtruar ketu, natyra apo trupat e vdekur te lundrojne ne uje? Ne mund ta shkatrojme natyren por edhe ajo mund te na shkatrroj ne. Prape nje balance. Dualizem te filozofise Kineze.
Njerezit thojne Zoti ka fuqi te merr shpirtra e askush nuk guxon ta gjykoj se perse ndodhi kjo. Pse? sepse justifikimi i tyre eshte mbase ka qene e shkruar, ka marre krijesat e veta prapa, ne gjirin e vet. Kjo arsye me duket si arme e tiranve, se keshtu duhet te ndodh dhe s'ka tjeter, dhe si besim i roberve te pashprese qe e pranojne si nevoje, si dicka qe nuk ka alternative.
E shoh e ke hapur nje teme enkas; per personin qe ndjell dyshime. Personi qe ndjell dyshime eshte ne cdo kohe dhe ne cdo vend i mireseardhur, njejte sikur qe eshte nje femer e bukur; varet na nikoqiri. Nese Nikoqiri eshte filozof, hap dyert e zemren; shpalos diturine. Nese Nikoqiri ka te gjitha pergjigjet; nuk hap porten fare. Po kush valle ka te gjitha pergjigjet? Kush eshte ai qe nuk dyshon sado tinezisht? Kur te pushosh se dyshuari; ke pushuar se menduari.
Valle, a nuk e definojne perfundimin si vend ku ke pushuar se menduari\punuari?
Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.