Forumi Horizont Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 211 212 213 214 215 216 217 218 219 [220] 221 222 223 224 225 226 227 228 229 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga Auberoni datë 02 Qershor 2005 - 18:38:

Filozofia Plloshtan, nuk eshte te perfundosh i ngurte, i humbur ne pershkrime te bukura qe asnjehere, bash asnjehere nuk kalojne pertej qellimeve te predikimeve te thyeshme fetare. Predikimeve neveritse\perseritura\pershtatura.

Shiqo natyren; natyra vret. Vret mizorisht. Pa paralajmrim. Uji i rrembyeshem mund te na kushtoje me jete; edhe pse uji mund te merr forma te bukura, te thyhet ne gure dhe te zgjon tek ne ndjenja te bukura. Pse eshte uji i rrembyeshem i bukur per ne? Sepse qendrojme ne te terur. Nje ferkim nenujor dhe Cunami merr haraqin e natyres. Me qindra mijera shpirta\trupa. Kush eshte i nenshtruar ketu, natyra apo trupat e vdekur te lundrojne ne uje? Ne mund ta shkatrojme natyren por edhe ajo mund te na shkatrroj ne. Prape nje balance. Dualizem te filozofise Kineze.

Njerezit thojne Zoti ka fuqi te merr shpirtra e askush nuk guxon ta gjykoj se perse ndodhi kjo. Pse? sepse justifikimi i tyre eshte mbase ka qene e shkruar, ka marre krijesat e veta prapa, ne gjirin e vet. Kjo arsye me duket si arme e tiranve, se keshtu duhet te ndodh dhe s'ka tjeter, dhe si besim i roberve te pashprese qe e pranojne si nevoje, si dicka qe nuk ka alternative.


E shoh e ke hapur nje teme enkas; per personin qe ndjell dyshime. Personi qe ndjell dyshime eshte ne cdo kohe dhe ne cdo vend i mireseardhur, njejte sikur qe eshte nje femer e bukur; varet na nikoqiri. Nese Nikoqiri eshte filozof, hap dyert e zemren; shpalos diturine. Nese Nikoqiri ka te gjitha pergjigjet; nuk hap porten fare. Po kush valle ka te gjitha pergjigjet? Kush eshte ai qe nuk dyshon sado tinezisht? Kur te pushosh se dyshuari; ke pushuar se menduari.

Valle, a nuk e definojne perfundimin si vend ku ke pushuar se menduari\punuari?


  Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 211 212 213 214 215 216 217 218 219 [220] 221 222 223 224 225 226 227 228 229 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.